Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qe te keni jete me te mire seksuale, duhet te peshoni pak People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qe te keni jete me te mire seksuale, duhet te peshoni pak People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qe te keni jete me te mire seksuale, duhet te peshoni pak

Shko poshtë

Qe te keni jete me te mire seksuale, duhet te peshoni pak Empty Qe te keni jete me te mire seksuale, duhet te peshoni pak

Mesazh nga Durrsaku Thu 15 Dec 2011 - 22:19

[You must be registered and logged in to see this image.]Nga nje studim i koheve te fundit mesojme: Njerezit e dhjamosur bejne me pak seks. Ata bejne me pak seks edhe kur nuk e duan kete.

Anketimet kane treguar se grate, me shume se burrat, jane te interesuara per t’u dobesuar. Sipas ketyre anketimeve mbi 50% e grave do te hiqnin dore nga seksi per nje vit, po qe se kjo do t’i ndihmonte te beheshin me te holla nga c’jane.

Kjo eshte sakrifice jo e vogel! Edhe ne anketimet e disa viteve me pare 50% e grave amerikane dhe 25% e burrave, pranonin me kenaqesi te kalonin nje vere pa seks dhe te mos fitonin 5 kg peshe.

Kuptohet, ka shume njerez, gra dhe burra, qe jane gati te bejne shume sakrifica per te rene ne peshe. Dhe keto sakrifica do te shperblehen. Cdo renie ne peshe do te thote me shume seks.

Cfare thone kerkimet ?

Jane bere shume studime ne kete fushe. Ato te gjitha kane provuar se renia ne peshe i ka ndihmuar njerezit te ndjehen me terheqes, me seksi dhe te ndjehen me te nxehte ne marredhenie seksuale. Jane bere disa studime tek burrat obeze qe i’u nenshtruan operacioneve per t’u dobesuar, sic eshte operacioni i bypassit gastrik. Pas ketij operacioni kur ata filluan te bien ne peshe, ne gjakun e tyre u rrit niveli i testosteronit dhe u rrit ndjeshem deshira per seks. Kjo thuhet ne nje studim per kete qellim ne Universitetin e Utahut. Shkencetaret qe kryen kete studim thane, se ata e dinin me siguri qe renia ne peshe, pavaresisht si arrihet ajo, permiresonte shendetin e pergjithshem te personit. Por tani, thone ata, “ne provuam lidhjen direkte qe ekziston midis renies ne peshe, nivelit te testosteronit ne gjak dhe performances seksuale”.

Ndryshon puna tek grate. Grate e dhjamosura nuk provojne te njejten lidhje midis peshes dhe deshires per seks. Studimet me vertetesi tregojne, se grate mbi peshe ose ne peshe, deshira e tyre per seks dhe eksitimi i tyre seksual nuk prishen. Mbi pesha e grave ndikon keq ne marredhenien seksuale, vetem ne kuptimin qe krijohen veshtiresi ne kryerjen e marredhenieve seksuale, sepse rritet distanca midis organeve gjenitale te partnereve.

‘Burrat jane vizuale”. Kjo do te thote se ata eksitohen seksualisht, kryesisht, nga pamja dhe mbipesha e gruas, natyrisht, con ne renien e deshires per seks. Ketu fillon nje zinxhir fenomenesh negative per marredhenien seksuale te ciftit. Kur burrit i ulet deshira per seks, tek gruaja, me se paku, fillojne shqetesimet emocionale. Per tu qetesuar, ajo i kthehet ushqimit pa kufizim dhe shton akoma me shume ne peshe.

Nuk jane vetem burrat e dhjamosur qe largohen seksualisht nga grate e dhjamosura, por edhe grate nuk i pelqejne burrat e dhjamosur. Nje burre i dhjamosur nuk eshte nje partner seksual i lakmuar. Shume cifte ne keto kushte priren te largohen nga seksi, deri sa partneri te kthehet perseri ne forme.

Ne studimet me te fundit eshte vertetuar se personat e dhjamosur, pavaresisht jane burra ose gra, kane jete seksuale me te keqe, nga ata qe kane peshe normale. Duke u moshuar, njerezit shtojne ne peshe. Moshimi dhe mbipesha jane dy faktore qe e prishin ndjeshem jeten seksuale te cifteve. Ne keto kushte, natyrshem, lind pyetja: A kane te gjitha ciftet te njejtin fat, te jetojne gjate por te vecuar seksualisht?

Shifrat

38% e burrave kishin hequr dore nga seksi, nga qe grate e tyre kishin shtuar shume ne peshe sipas nje studimi tjeter mbi burrat dhe grate qe perjetonin “martesa pa seks”.

2 cm me i gjate behjet penisi i burrave qe bien ne peshe per cdo 5 kg peshe te humbur. Kjo vjen sepse del ne drite pjesa e tij e varrosur ne dhjame.

Pas marteses njerzit shtojne ne peshe

Ka nje thenie te vjeter: “Njerezit pas marteses e leshojne veten”. Me sa duket, kjo adage vazhdon te jete e vertete edhe sot. Studiuesit ne Greqi kane vertetuar se ciftet e martuara jane dy here me te dhjamosur, nga shoket e tyre beqare. Pse? Sepse te martuarit bejne me pak ushtrime fizike, kalojne me shume kohe perpara televizorit dhe porositin me shpesh ushqime te gatshme.

Per ta evituar kete, ciftet e martuara duhet te bejne me shume ushtrime fizike dhe te ushqehen me shendetshem. Kjo tingellon shume e thjeshte! Por eshte shume e lehte ta thuash kete dhe eshte shume e veshtire ta besh. Ciftet fitojne zakone te perbashketa, te rehatshme, qe eshte e veshtire t’i prishin. Pervec kesaj, ndonjehere, keto zakone te reja, jane shume te pelqyeshme. Ata duan te rine sa me shume bashke pas nje dite pune te lodhshme dhe u duket e veshtire te dalin e te bejne nje shetitje.

Po qe se jeni mbi peshe dhe u shqeteson jeta juaj e vaget seksuale, beni mire t’i beni vetes keto pyetje:

• A deshironi me shume seks?

• A ndjeni se marredhenia juaj nuk eshte ajo qe do te deshironit te ishte?

Po qe se ketyre pyetjeve u pergjigjeni me nje “PO”, atehere, ju dhe partneri juaj do te ndjeheni me mire po qe se bashke do te shkoni rregullisht ne palester..

Po qe se ndjeheni te lumtur keshtu sic jeni dhe partneri juaj, gjithashtu, eshte i kenaqur me jeten seksuale qe beni, atehere, mos e vrisni mendjen per cfare thote studimi i komshinjve tane greke.

Por mos harroni! Mbipesha eshte shkaku i shume semundjeve te tjera te rrezikshme. Po qe se shtoni disa ushtrime gjimnastikore ne programin tuaj ditor, kjo do te thote jo vetem me shume seks per ju te dy, por edhe me shume vite jete, qe do t’i gezoni edhe me me shume seks
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi