Mos e ftohni jetën tuaj seksuale
Faqja 1 e 1
Mos e ftohni jetën tuaj seksuale
[You must be registered and logged in to see this image.]Kur njerëzit jetojnë gjatë me njëri-tjetrin, atyre u duket vetia si shoku ose shoqja. Akoma, më keq, shoku ose shoqja, u duket si vetia.
Isha në bisedë me një grup studentësh. Kur u thashë se dy njerëz që rriten bashkë, rriten duke i ngjarë njeri-tjetrit, njëri syresh, me të qeshur më tha:
–“Kjo do të thotë se duke u moshuar sëbashku, ne do të fillojnë t’u ngjajmë mobilieve të kuzhinës.!”
Kjo mund të tingëllojë si humor, por studimet shkencore kanë treguar se çiftet kanë tendencën, që me kohë, të duken të ngjashëm me njeri tjetrin. Kjo nuk ndodh, nga që ata e kalojnë kohën bashkë, por, nga që ata që në fillim kishin karakteristika të ngjashme, ndaj, dhe u bënë një çift.
Edhe pse kjo është një e vërtetë, askush, nuk duhet të mendojë, se sa më shumë t’i ngjajmë njëri-tjetrit dhe sa më shumë seks të bëjmë sëbashku, aq më shumë do të na duket se bëjmë seks me veten tonë.
A nuk keni dëgjuar disa të rritur, burra e gra, që pas shumë vite martese thonë: “kur e prek më duket sikur prek veten? “ “Ne tani jemi bërë si motër e vëlla”
Është e vërtetë se shumë çifte që janë prej vitesh në marrëdhënie seksuale, familjarizohen dhe bëhen pjesë e njeri-tjetrit, sa nuk e vënë re fare shokun që e kanë pranë.
Kjo ngjan me trurin e mullisit, që nuk e zgjon zhurma e mullirit. Ai është mësuar me atë zhurmë.
Kur jeta seksuale e një çifti bëhet rutinë, në të nuk ka më drithërima. Por, po qe se doni ta mbani të freskët romancën edhe pas shumë vite marrëdhëniesh, ju duhet të kujdeseni për partneren ose partnerin. Mos e shikoni partnerin çdo ditë në rrënim, bëni përpjekje pozitive, që të ndërgjegjshëm ta shihni atë të freskët.
Bëni çfarë i pëlqen asaj
Në një pritje shoqesh, biseda shkoi, ashtu siç ndodh gjithmonë në këto raste, tek seksi.
Pyetja që kërkonte përgjigje ishte: Për çfarë arsyesh gratë ftohen nga burrat?
Përgjigja përfundimtare ishte: Gratë, më shpesh, ftohen prej burrave që nuk janë të pastërt. Këtu përmblidheshin shumë gjëra: Veshja, higjiena personale dhe kujdesi i përgjithshëm për shtëpinë.
Ju të gjithë keni venë re se shumë djem sikur kanë një magnetismë të fortë për vajzat. Kjo do të thotë se ata janë të preferuar për marrëdhënie. Por, shumë djem e burra të tjerë, pyesin të shqetësuar:
Pse nuk kam unë sukses me vajzat?
Përgjigjen u kam dhënë në blogun [Only mods are allowed to see this link] por do ta përsëris edhe njëherë tjetër këtu: Vajzat pëlqejnë djemtë që i dëgjojnë ato me vëmendje, që janë të përqendruar e jo të shpërndarë, dhe që prekjet në shtrat i kanë xhentile. Por, vetëm këto, nuk mjaftojnë. Vajzat duan që djemtë të kenë edhe karakter të spikatur e me sa më shumë humor dhe pa dyshim, të kenë forcën dhe bukurinë e trupit.
Çfarë i eksiton gratë?
Para se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, le të shikojmë se çfarë i kyç, seksualisht, gratë. Ka shumë gjëra që i ftohin gratë, unë do t’u them për disa gjëra të vogla, që burrat i bëjnë çdo ditë dhe që i konsiderojnë pa rëndësi.
1-Në qoftë se ti mendon se është mirë të rruhesh çdo tre ditë dhe t’i ndërrosh teshat çdo javë, ti bën mirë ta kalosh shumicën e kohës vetëm.
Higjiena, është e para. Unë nuk mund t’u them se sa herë ju duhet të ruheni, të laheni ose të ndërroheni. Por, një gjë e di me siguri: Gratë kanë bindjen se një burrë i pastërt është një burrë erotik. Kur është kështu, atëherë, bëni dush, lani dhembet dhe rruajuni sa më shpesh.
2- Ti e mbaron letrën e tualetit në banjë dhe nuk e zëvendëson atë.
3- Ti lë mbeturina të pastës së dhëmbëve në lavaman, pasi i ke larë dhëmbët.
4- Ti vjen rrotull nëpër shtëpi me një kanatjere dhjetëvjeçare, që mban erë djathë zviceran.
Ka plot të tjera si këto, që çdo burrë mund ta zgjasë listën e tij.
A doni ta eksitoni vërtet një grua ?
1-Bëni gjëra që ju e dini se asaj i pëlqejnë. Kjo, më vonë, do t’u shpërblehet. E para gjë që do këshilloja është: Hiqni dorë nga mënyrat, gjasme, fine të të jetuarit, që ju mendoni se u bëjnë më të civilizuar. Mos kaloni shumë netë duke fjetur vetëm. Kur jeni bashkë dhe vishni të dy të brendshme seksi, kjo është gjë e bukur. Dhe…e “bukur” do të thotë seksi. Pa mendoni njëherë! Ju visheni që të bëni përshtypje tek ata që janë komplet të huaj. Pse të mos e bëni këtë për të dashurin tuaj?
2-Bisedoni të dy.
Kam shumë vjet, që i dëgjoj gratë dhe burrat të flasin për eksitimin seksual të grave.. Gratë thonë se kryesorja që i eksiton ato, është burri që e dëgjon gruan dhe është i lidhur me të. Është marrëdhënia. Gruaja kërkon të ndjejë se është, akoma, nën kujdesin e tij. Ajo dëshiron të ndjejë se ekziston, akoma, për burrin e saj. Ajo dëshiron të bindet se nuk është vetëm trupi i saj që i intereson burrit. Gratë duan që burra t’i dëgjojnë dhe t’i ndajnë gjërat sëbashku.
Kaloni mjaft kohë të dy të shtrirë në shtrat dhe bisedoni përpara se të filloni të bëni diçka fizike. Përkëdheljet dhe shkëmbimi i historive do t’u shtojnë ngrohtësinë në çdo kontakt dhe do t’u ngrohin për më vonë.
3-Prekeni atë.
Gratë, më shumë se burrat, duan që të preken. Jo, kjo nuk do të thotë që të preken aty poshtë. Të preket i gjithë trupi. Puthe nga të gjitha anët, para se të arrish aty. Bë dashuri fizike fillestare, ngadalë, përpara se të jesh gati për dashuri specifike gjenitale
Si të bëhesh një dashnor i paharruar?
Ka burra që kërkojnë të dinë si mund të bëhen dashnorë, që ajo të mos i harrojë kurrë. Ata dëshirojnë që ajo të flasë për ta, t’u tregojë shoqeve të saj për ta, madje, ta gërvishtë emrin e tyre në muret e banjës?
Në rregull. Në qofte se dëshironi të jeni dashnorë të tillë lexo më poshtë përgjigjen time për këta burra. Këtë listë gjërash e kam mbledhur nga ekspertët më të mirë të seksit.
Kur ajo përpiqet të flasë me ti, qesh me ato që ajo thotë. Injoroje. Akoma më mirë, ndërroje bisedën për diçka që të pëlqen ty.
Lere atë të bëjë të gjitha punët e shtëpisë dhe ti sill në shtëpi një kile mish, kur të kthehesh.
Kurrë mos i kërko asaj falje, kurrë mos i bë komplimente, kurrë mos i thuaj se ti e do atë.
Preke atë vetëm atëherë kur t’i dëshiron të bësh seks.
Kur ti ndjehesh në qejf, kape atë për sisësh, ose hidhi duart atje poshtë dhe thuaj: “hajde ta bëjmë, tani”
Në qoftë se ajo të thotë se nuk dëshiron, egërsohu dhe mërzite atë, deri sa ajo të dorëzohet.
Kur ajo dorëzohet, futu brenda saj sa më shpejt të jetë e mundur dhe largohu me njëherë, sapo ti të kesh arritur orgasmën.
Pyete atë në se edhe ajo arriti. Po qe se të tha se ajo nuk e arriti, vepro ashpër. Thuaj asaj se gratë e tjera me të cilat ti ke shkuar, të kanë thënë se ti je më i miri burrë që kanë provuar.
Kthehu nga ana tjetër dhe fli.
Provojini këto rregulla të thjeshta, dhe unë u garantoj se ju do të jeni i vetmi burrë që ajo nuk do t’u harrojë kurrë, madje, nuk do të dojë t’u shikojë më.
Ju bëni mirë t’i harroni këto të gjitha dhe të veproni si më poshtë.
Bëni atë që ajo dëshiron. Natyrisht, mënyra më e mirë për të gjetur se çfarë e eksiton partneren tuaj është ta pyesësh atë dhe pastaj të bësh atë që asaj i pëlqen. Një nga ankesat më kryesore që gratë më kanë thënë është, “Ai më pyet mua dhe unë i them atij, por ai kurrë nuk e bën atë. Kështu pse ta shqetësoj?” Ose, ” Ai e bën atë për dy sekonda, pastaj bën diçka tjetër.’”
Bëni diçka speciale. Jo vetëm të fikësh dritën, të shtrihesh në shtrat, të mbulohesh dhe t’i a hipësh partneres. Gratë vlerësojnë burrat që shpenzojnë pak kohë, për ta prurë në formë. Vlerësojnë atë që bën diçka për t’u dhënë atyre një ndjenjë romantike. Kjo mund të arrihet me “flakën e qirinjve, me lulet, me parfumin, me kolonjën së burrave, ose diçka tjetër të bërë speciale në këtë moment.
Mbështillni diçka. Kur fjala është për dhuratat, edhe diçka fare e vogël, mund të duket një gjë e madhe. Lulet janë të mrekullueshme. Merr diçka fare të vogël dhe mbështille bukur. Ajo do të bëhet shumë speciale. Ti mund t’i japësh asaj një karficë shumë të bukur e të shtrenjtë dhe t’ia lësh atë në dorë. Kjo nuk do të ketë të njëjtin efekt, me atë sendin e vogël të mbështjellë. Ka diçka speciale në dhuratat. Thojini asaj : “Ja, e kam bërë këtë të bukur, për ty”Të jeni pak aventurierë. Sot, nuk ka seks-terapist që nuk do t’u rekomandonte çifteve, që për të ruajtur jetën seksuale të freskët, të dalin nga shtrati dhe ta bëjnë atë …..
a-në tavolinën e kuzhinës
b-në dush.
c-në makinë të parkuar diku.
d-në një motel në anë të rrugës.
e-në të gjitha të mësipërmet bashkë.
Çështja këtu nuk është të ndërroni vend, se sa të përdorni imagjinatën dhe të gëzoheni. Në qoftë se ju të dy dini të fantazoni mirë dhe dini, gjithashtu, të bisedoni rreth fantazive tuaja, ju mund të qëndroni në shtratin e dhomës së gjumit dhe të pretendoni se jeni në hotelin më luksoz.
Takohuni si herën e parë. Imagjinata jonë kërkon ndihmë. Ju vërtet jeni një çift, por mund të pretendoni se sapo u takuat. Hyni veç e veç në një bar ose hotel dhe filloni një bisedë. Një lloj bisede që e bëjnë vetëm dy njerëz që sapo janë takuar. Flirtoni, ndillni njeri-tjetrin. Çoje atë në një dhomë hoteli dhe “përdhunoje”. Tregoj se ajo që ti takove tani, është edhe më e mirë nga ajo qe e kishe takuar më parë. Laureshat kanë një rregull kur bëjnë sek: Harmonizohen me partnerin. Është mirë të veproni si laureshat.
Edhe diçka të fundit: Fantazitë nuk kanë sukses për këdo. Për disa njerëz loja mund të jetë e mërzitshme. Ata do të ndjehen qesharakë, budallenj, alarmantë dhe gjithçka tjetër, por jo erotikë
Dr. Adem Harxhi

Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» Dyzetvjeçarët të pakënaqur me jetën seksuale
» Humbja e peshës përmirëson jetën seksuale
» 5 frutat qe rritin deshiren tuaj seksuale
» Kriza ekonomike po frenon edhe jetën seksuale në çifte.
» Vajzat shqiptare e nisin jetën seksuale në moshën 13-vjeçare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi