Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Orena Bici: “I kemi parë me sytë tanë perversitetet e saj me djemtë” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Orena Bici: “I kemi parë me sytë tanë perversitetet e saj me djemtë” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Orena Bici: “I kemi parë me sytë tanë perversitetet e saj me djemtë”

Shko poshtë

Orena Bici: “I kemi parë me sytë tanë perversitetet e saj me djemtë” Empty Orena Bici: “I kemi parë me sytë tanë perversitetet e saj me djemtë”

Mesazh nga Durrsaku Fri 14 Oct 2011 - 23:12

Panorama Plus e Shtunë, Tetor 8th, 2011

Orena Bici: “I kemi parë me sytë tanë perversitetet e saj me djemtë” Leo21-300x225Rrëfimi intim i njërës prej nxënëseve të Leonard Bombajt, mikesha e ngushtë e 15-vjeçares, e cila e ka akuzuar për përdhunim

Të flasë për dikë tjetër e ka më të vështirë se të flasë për veten, sidomos kur ajo për të cilën duhet të rrëfejë, ka qenë mikesha e saj më e ngushtë. Nuk di të vendosë dot kufirin se çfarë të zbulojë dhe çfarë jo, nga sekretet që ajo i ka rrëfyer në 8 vite miqësi. Orena Bici, 19-vjeçarja që e ka zbuluar talentin e saj veçanërisht për aktrim, në shkollën “Sirea film”, është më e rritura e “Kripmjaltëzave”, dhe ka kaluar në këtë shkollë arti tri stadet; fëmijërinë, adoleshencën dhe maturinë. E pavarësisht historisë që bëri bujë në media, në ambientet e shkollës së tyre ku vendosëm të bëjmë intervistën, në një cep të Orena Bici: “I kemi parë me sytë tanë perversitetet e saj me djemtë” Leo1-292x300sallës së provave, të kap syri një foto të vajzës së përfolur, e cila aktron me fytyrë engjëllore, ndërsa duket se sheh një engjëll. Por shoqja e saj e ngushtë prej tetë vitesh, me një nënqeshje të lehtë tregon se në fakt nuk ishte ajo që dukej. Orena Bici, 19-vjeçarja simpatike tregon për të gjitha vitet e njohjes me 15- vjeçaren, që fshihet pas personazhit të Amblës në romanin e parë të Leonard Bombaj, me titull “Në emër të atit, të Bijës dhe Shpirtit të zbathur…” Ndërsa e ka gjetur veten në faqet e këtij libri si vajza me emrin Ola, Orena tregon për sekretet që shoqja e saj i ka rrëfyer rreth marrëdhënies së afërt me Nardin, Stresin dhe jetën ndryshe të një adoleshenteje, jo si gjithë të tjerat.
Si u ndjeve kur gjete veten të mishëruar në një personazh artistik në librin e Bombaj?
Në fakt, e kam lexuar përpara se të botohej. Unë jam aty personazhi me emrin Ola, që është dhe shoqja e ngushtë e personazhit kryesor, Amblës.
Sa të ngjashme janë Ambla dhe personazhi real?
Ka shumë ngjashmëri, edhe pse presori (në këtë rast autori Leonard Bombaj) është munduar ta mbulojë disi vajzën dhe djemtë, që të mos dalin të gjitha historitë, sepse ka dhe shumë prova të tjera që në faqet e këtij libri nuk ekzistojnë. Nardi është munduar t’i mbrojë paksa personazhet e të mos i nxjerrë ashtu siç janë në të vërtetë. Ngjashmëri gjej në tipin e saj, historitë e familjes apo shthurjen që filloi të pësonte ajo dy- tri vitet e fundit.
Sa shoqe ishit në të vërtetë?
E kam pasur shoqe, pasi me të jam rritur. Kemi kaluar tetë vitet e kursit bashkë. Kemi qenë bashkë kudo, në çdo shfaqje, në çdo eveniment që është organizuar nga “Sirea film”. Më saktë, e konsideroja motër të vogël dhe i tregonim sekretet njëra-tjetrës, qëkur ishim fëmijë.
Cilat ishin sekretet që shkëmbenit, ndërkohë që ajo ishte një fëmijë vetëm 9 vjeç dhe ti 11 vjeçe?
Atëherë ishim fëmijë. Më vonë filluan sekretet e mëdha, për shembull flisnim për ndonjë djalë që na pëlqente. Por dua të them se kam pasur shumë shoqëri me të. Më saktë kujtoja se e kisha shoqe, sepse më vonë mësova se unë e kisha, por ajo jo.
Kur u prish miqësia juaj dhe cila ishte arsyeja?
Miqësia u prish pasi konflikti bëri bum në media. Pasi mora vesh se çfarë kishte ndodhur në shtëpinë e presor Nardit, nuk mund të heshtja më, duke ditur disa gjëra për të dhe kështu vendosa të rrëfeja ato që dija për Drejtësinë, duke mbajtur anën e të vërtetës dhe jo të presorit apo anën e saj.
Dhe çfarë ishin ato që ti dije, si shoqe shumë e ngushtë e saj?
Kohët e fundit nuk kishim më kontakte me njëra-tjetrën. Më vonë kuptova se nuk i pëlqeja unë, mora vesh nga vajza të tjera të kursit se pas krahëve më shante, ndërsa në sy më thoshte motër e zemër. Ka qenë një aktore shumë e mirë në jetë, që ndryshe shfaqej e sillej, e ndryshe mendonte.
Një nga pjesët më të diskutuara të romanit ka qenë ditari pornografik, i ndërtuar në bazë të rrëfimeve të adoleshentëve. Je ti një nga rrëfyeset?
Jam dhe unë një nga personat që kanë rrëfyer disa gjëra dhe normalisht shumë gjëra janë shkruar në bazë të imagjinatës artistike, të tjera nuk janë shkruar fare. Pra, jo se është ditar 100 për qind me ndodhi të vërteta. Dhe unë çfarë kam ditur, i kam treguar dhe pastaj është shkruar në mënyrë më të bukur e artistike. Por një gjë theksoj, që ditari nuk i ka të gjitha ndodhitë, sepse nëse do thuheshin të gjitha…
Kur keni filluar ju të flisni për herë të parë për djemtë, po ajo si reagonte?
Në turneun tonë të parë në rrethe, mbaj mend kemi qenë në Vlorë. Ka qenë show ynë i parë musikal dhe që aty ajo filloi të fliste për djemtë. Ishte vetëm 10 vjeçe, ndërsa unë 13 vjeçe dhe kjo ishte hera e parë që ajo fliste për çunat, pasi deri në atë kohë bisedat tona fëminore bëheshin vetëm për vajzat. Mbaj mend që ishim katër goca në dhomë dhe ngelëm të habitura, kur ajo e para filloi të thoshte: “O goca, çunat kështu e çunat ashtu…” Ne shtangëm atë ditë, por më vonë, dita-ditës tregonte biseda të tipit: “Më pëlqen ky, më pëlqen ai…”, derisa filluan tregimet e ndryshme më vonë.
Kur t’i ka treguar aventurat e saj të para?
Që në fillim, por jo të gjitha, se natyrisht që deri diku druhej për ruajtjen e sekretit, se në fund të fund shoqe na kishte…
Cili ka qenë rrëfimi i saj, që të ka shokuar vërtet?
Jam çuditur një herë me të. Kemi qenë në Shkodër me turne dhe ajo mori stilolapsin dhe shkroi te muri: “I love you” dhe poshtë një seri emra djemsh, ndërsa në fund shkroi “etj. etj”. Domethënë, të dashurit aktualë që kishte.
Sa ishin?
Aty shkroi 5 emra djemsh, por etj. etj. supozohej që ajo të kishte edhe më shumë.
Të kishte prezantuar ty ndonjë të dashur?
Jemi njohur dhe më ka prezantuar djem, por nuk e ka thënë fiks se “këtë djalë e kam të dashur”. Ajo thoshte “Flas, ngacmohemi kështu, por nuk di çfarë të bëj…” Ndërkohë që gjithçka kishte mbaruar, por ato “nuk di çfarë të bëj”, ishin kot. Disa gjëra kuptoheshin…
Pse je e bindur për këtë që thua?
Sepse dikush që njihja, një djalë, ma konfirmoi vetë këtë gjë…
Po me Stresin (Odisex) të kishte prezantuar, një personazh tjetër në libër?
Jo, me Stresin s’kam komunikim fare. Jemi takuar një herë pa ndodhur asgjë nga këto, shumë më përpara sesa ajo të njihej me të. S’kemi pasur miqësi, po as armiqësi. Dhe, po të shihemi në rrugë, s’kemi as dhe një shkëmbim përshëndetjeje.
Ti e di se si njiheshin ata?
Me aq sa më ka treguar, ata janë njohur në një studio muzikore të disa djemve të tjerë që ata kishin shoqëri, me të cilët bënin shumë gallatë.
Sa mik e kishte Stresin, ndërkohë që në libër flitet për më shumë se kaq?
Në fakt, ajo nuk e ka pohuar ndonjëherë që Stresin e ka të dashur, por shprehimisht më ka thënë: “Kalojmë bukur bashkë”.
Të shihte si rivale, si sillej në këtë periudhë?
Mendoj që ndiente rivalitet, pasi gjithmonë kemi pasur raste të tilla. Unë vetë nuk e kam parë vetë asnjëherë si rivale. Inat më vinte ndonjëherë që merrte më shumë role seç duhej, role që më takonin edhe mua, por s’kam thënë ndonjëherë: “Sa inat e kam…”
E pse mendon se ajo favorizohej nga profesori, pse merrte më shumë role?
Ajo ka qenë imazhi i kursit, ajo dhe djali me emrin Boni. Qëkur ka ardhur, profesori donte të bënte një imazh për kursin “Kripmjaltëzat”, dhe vendosi të bënte dy, një vajzë e një djalë. Duke spikatur tek të dy talentin e veçantë, vendosi.
A ishte me të vërtetë kaq e talentuar?
Sa ka qenë e vogël, për hir të së vërtetës talentin e ka pasur, po ashtu gatishmëri shumë të madhe, ka qenë shumë e aktivizuar, duke u dalluar nga të tjerët, ndryshe nga unë që kam qenë pak më e tërhequr. Duke qenë se u aktivizua që e vogël më shumë, u bë imazh, merrte më shumë role, filluan ta adhuronin fëmijët.
Në bisedat që bënit, fliste për profesor Nardin?
Jo aspak, madje neve na bënte përshtypje ky lloj afrimiteti familjar i krijuar me njëri-tjetrin. Por ajo vetë thoshte: “Ndoshta o goca, ai më afrohet, rri me familjen time për shkak se unë nuk jam mirë nga gjendja ekonomike në shtëpi dhe na ndihmon disi”. Këto biseda janë bërë në atë moshë, që ajo më pas tha se e kishte përdhunuar presori.
Për çfarë periudhe bëhej fjalë?
Bëhet fjalë për periudhën kur ajo u bë imazh dhe që tani ka pohuar se ai në atë periudhë e ka përdhunuar. Që në fillim të kursit, ajo thoshte për profesorin: “E kam si babain tim, më ndihmon, kemi marrëdhënie të mira, unë s ‘kam pasur para të paguaj për kursin dhe presori më ka ndihmuar”, etj. si këto.
Po më vonë si shprehej?
Ishte momenti kur profesori po e ndalonte për ca gjëra në lidhje me djemtë, me sa kishte dëgjuar për personalitetin dhe karakterin që ajo po krijonte. Profesori po nuhaste disa gjëra jo të mira dhe po mundohej ta frenonte, ta kontrollonte në thonjëza, apo ta mbante më të mbledhur, ndërsa ajo shfryu një ditë tek unë duke ulëritur: “S’e duroj dot më presorin”.
Kur ekzaktësisht u rebelua ajo në këtë mënyrë ndaj Nardit?
Vitin e fundit, para se të shpërthente ngjarja. Pasi profesori e pa që ajo po devijonte nga “rruga e Zotit”, vendosi ta kontrollonte dhe i vuri një lloj kushti, duke i thënë: “Ose do zgjedhësh rrugën e djemve, ose rrugën e artit. Ajo tha: “Do zgjedh rrugën e artit”, por shkoi nga ‘rruga e djemve’. Meqenëse mori kot dhe profesori vendosi ta pezullonte nga shkolla, ajo po më shfrynte mua nervat me fjalët: “S’e duroj dot më, më është bërë me keq se babai im, çfarë ka ai kështu?” Me sa pashë, filloi të ndiente urrejtje për profesorin kohët e fundit.
Ndërkohë, përshkruhen perversitete në ditarin e librit. Vërtet kanë ndodhur të gjithë këto, meqënëse ti je një ndër rrëfyeset?
Nuk janë publikuar shumë gjëra, për të ruajtur atë dhe shumë nga djemtë e implikuar në këtë histori.
Një nga detajet është se ajo ka arritur deri aty sa ka shkuar dhe me të dashurin e tezes (motra në libër). T’i ka pohuar ty, mendon se i ka bërë?
E kemi parë vetë.
Ti?
Jo unë. Gjithë grupi…
Gjithë grupi, ku?
Bobo! Është pak keq të flas me kaq detaje konkrete… Por shumë gjëra kanë ndodhur, vetëm se aty janë rrëfyer më bukur.
Tani që e mendon, ishte një vajzë e zgjuar?
Dukej se ishte e zgjuar, por edhe ishte shumë mendjelehtë, madje shumë, tani që e mendoj. Thoshte shumë budallallëqe, me të cilat i bënte për të qeshur të tjerët. Dhe mendonte se ishte e zgjuar e vazhdonte me budallallëqe.
Pse i ngriti këtë kurth ajo profesorit tuaj, si mendon?
Siç e thashë më sipër, profesori po i ndalonte shumë gjëra, po i ndalonte daljet në skenë, kurset, po e linte pas kuintave kur bëheshin shfaqje… Dhe kur pa se ajo nuk po ndryshonte duke pasur preferenca të tepruara për djemtë, ai vendosi t’i bënte një pezullim të përkohshëm për gjashtë muaj, derisa të reflektonte. Nuk do i bënte më videoklipin e premtuar dhe këngën për “Kënga magjike”, etj. dhe tha: “Ç’të bëj?!” Ndërkohë që shoqërinë e kishte krijuar tashmë me Stresin dhe e gjeti zgjidhjen.
Pse pranove të flasësh për këtë histori që në fund të fundit është mes profesor Nardit dhe asaj?
Sepse në këtë histori ajo ka hedhur baltë edhe mbi mua, duke më përgojuar pas krahëve. Ajo më kishte halë në sy, më shikonte si kundërshtare të vërtetë, aq sa kohët e fundit i kishte thënë profesorit se në aktrim Orin e ke më mirë sesa ç’je vetë
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi