Prindër, bëhuni shokë me fëmijët tuaj në rrjetet sociale
2 posters
Faqja 1 e 1
Prindër, bëhuni shokë me fëmijët tuaj në rrjetet sociale
Familjet duhet të bëhen shokë me fëmijët e tyre edhe në botën virtuale e t’i mbikëqyrin vazhdimisht ato. Fëmijët mund të krijojnë miqësi të papërshtatshme në internet dhe të transmetojnë gjithashtu informacione të papërshtatshme por kjo ndikon negativisht në zhvillimin e tyre. Për të eliminuar apo parandaluar rrezikun e ndikimit negativ, prindërit duhet të zënë miqësi me fëmijët e tyre në botën virtuale dhe t’i kontrollojnë vazhdimisht.
Një nga kërkesat themelore dhe më të rëndësishme të shoqërisë së sotme është “përdorimi i drejtë dhe produktiv i informacionit”.
Zhvillimet në rrjetet sociale sjellin me vete dhe shqetësimin e sigurisë dhe të fshehtësisë. Tek përdoruesit e mediave sociale ekziston gjithnjë rreziku i hapjes së një faqeje në emrin tënd, i përdorimit të informacionit për qëllime fitimprurëse dhe krijimit të shoqërive të papërshtatshme të fëmijëve. Këta shqetësime sa vijnë e shtohen me kalimin e kohës.
Prindër, bëhuni shokë me fëmijët tuaj në botën virtuale
Sot një fëmijë i çdo moshe mund të hyjë në rrjetet sociale dhe të regjistrohet si anëtar. Këto fëmijë të regjistruar në rrjetet sociale kalojnë një pjesë të madhe të kohës para internetit. Fëmijët mund ta përdorin internetin për shkëmbimin e detyrave, ndarjen e një informacioni me shokët, shoqet por harxhimi i kohës para tij duke krijuar shoqëri negative dhe duke ndarë informacione të papërshtatshme për moshën ndikon negativisht në zhvillimin e tyre. Për të kontrolluar këtë situate nënat dhe baballarët duhet të përpiqen të përdorin rrjetet sociale dhe të bëjnë shoqëri me fëmijët e tyre. Nëse nuk e njihni kompjuterin atëherë bëni mire të shkoni në një kurs. Nëse nuk mund ta bëni dhe këtë atëherë kërkoni nga të afërmit tuaj të zënë shoqëri me fëmijët tuaj në botën virtuale.
Përdoruesit e internetit duhet të përdorin kode të sigurta të krijuara nga shkronja, numra apo shenja të veçanta dhe jo nga shkronja, shifra apo shenja të dobëta.
“Ndryshoni fjalëkalimin here pas here”
Fjalëkalimet duhet të ndryshohen në mënyrë periodike. Ndryshojeni menjëherë në rast se e ndjeni se dikush e ka deshifruar. Kontrolloni opsionet e sigurisë çdo 15-20 ditë. Mos zini shoqëri me persona që nuk ju pëlqejnë në botën e vërtetë.
Të mos harrojmë se vlerësimi i medias sociale si një liri e pakufizuar dhe ndarje e çdo gjëje që ju vjen në mendje është shumë i gabuar. Ç’është e vërteta krahas lirisë së medias sociale personi regjistrohet dhe kontrollohet. Një mesazh, video apo fotografi e publikuar vite më pare do të përbëjë një pengesë për ju në së do të bëheni një njeri i rëndësishëm dhe i njohur në të ardhmen. Mos ndani në median sociale një informacion që nuk dëshironi ta ndani me të gjithë, edhe nëse ju do ta ndani këtë informacion me shokët tuaj kjo nuk ju jep garancinë që shokët tuaj të mos e ndajnë me të tjerët. Mendoni disa here para se të ndani një informacion privat. Në median sociale nuk ka vend për fshehtësi por për transparence.
Mendim juaj...?!
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Prindër, bëhuni shokë me fëmijët tuaj në rrjetet sociale
E prinderit e sotem,duan qe te bejme ashtu sic duan ata,dhe nuk e kuptojne se dhe ne kemi te drejta..........
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Rrjetet sociale, si na ndihmojne te permiresohemi
» A po na shkatërrojnë marrëdhëniet në botën e reale rrjetet sociale?
» Ushtria amerikane lejon qasjen në rrjetet sociale
» Rona hap debate në rrjetet sociale, Britania kritika të mëdha
» Greqi, prindër të dëshpëruar dërgojnë fëmijët në jetimore
» A po na shkatërrojnë marrëdhëniet në botën e reale rrjetet sociale?
» Ushtria amerikane lejon qasjen në rrjetet sociale
» Rona hap debate në rrjetet sociale, Britania kritika të mëdha
» Greqi, prindër të dëshpëruar dërgojnë fëmijët në jetimore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi