Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrjetet sociale, si na ndihmojne te permiresohemi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrjetet sociale, si na ndihmojne te permiresohemi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrjetet sociale, si na ndihmojne te permiresohemi

2 posters

Shko poshtë

Rrjetet sociale, si na ndihmojne te permiresohemi Empty Rrjetet sociale, si na ndihmojne te permiresohemi

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 29 Feb 2012 - 4:26

Rrjetet sociale, si na ndihmojne te permiresohemi 1330359857-facebook_vs_google_plusNjë studim i Universitetit të Kembrixhit ka hedhur dritë mbi dy faqet më të klikuara të internetit, që janë “Facebook” dhe “Twitter”: “Nuk është e vërtetë që na izolojnë. Ato na nxisin të arrijmë një qëllim”

Mundet që një rrjet social të zhvillojë mënyra të shëndetshme jetese? Një studim i bërë nga Universiteti i Kembrixhit dhe i publikuar më pas në revistën “Science”, ka arritur në përfundimin se çelësi i gjithçkaje është homofobia, ose tendenca për të kërkuar online personat që ngjajnë me ne dhe kanë të njëjtat interesa. Me pak fjalë, rrjetet sociale jo vetëm që ndihmojnë duke na dhënë këshilla dhe opinione, por mund të ndikojnë edhe në ndryshimin e sjelljeve tona.

Ky përfundim është arritur në bazë të disa studimeve të mëparshme, që kanë treguar se qëndrimi në internet dhe sidomos frekuentimi i rrjeteve sociale pengojnë përhapjen e informacioneve të rëndësishme dhe ulin mundësinë që çdo njeri të adaptojë zakone të shëndetshme për jetën, për shembull si të ushqehesh mirë ose të bësh aktivitet fizik. Në fakt është krejt e kundërta, sepse interneti jo vetëm që na informon për çdo gjë që ndodh nëpër botë, por edhe na ndihmon që të zhvillohemi nga ana kulturore.

Për shembull, kush po mendon të mbajë një dietë apo të shkojë në palestër, regjistrohet në një forum ose çaton me miqtë për të marrë këshilla sa më të vlefshme. Sipas studiuesve, është pikërisht kjo lidhje që i shtyn personat të cilët frekuentojnë internetin të shohin me pozitivitet çdo gjë. Për të vërtetuar këtë teori, një studiues nga Universiteti i Kembrixhit krijoi një rrjet social ku pjesëmarrësit ishin të lidhur me miqtë e tyre.

Pastaj hodhi idenë e “ditarit të dietës”, ku një nga pjesëmarrësit i ftonte të tjerët të shkruanin mendimet e tyre në ditar. Kur një prej pjesëmarrësve regjistrohej në këtë ditar, automatikisht i shkonte ftesa edhe miqve të tij. Përfundimi? Faqja e “ditarit të dietës” ishte shumë e vizituar, si nga pjesëmarrësit në eksperiment, ashtu edhe miqtë e tyre. Po ashtu, studiuesi vuri re se frekuentuesit e zakonshëm të rrjeteve sociale, forumeve, çateve janë më të prirur se përdoruesit e tjerë që të jenë aktivë në shkëmbimet e mendimeve për shëndetin dhe mjekësinë.

“Eksperiencat e personave që përdorin shumë internetin, përveçse na japin informacione të rëndësishme, na ndihmojnë që të jemi më të ndërgjegjshëm në gjërat që bëjmë dhe duam”, - thotë një psikoterapeut. “Jetojmë dhe perceptojmë atë që do të jetë e vërtetë përmes mendimit virtual të të tjerëve. Mund të themi se të tjerët na transmetojnë një lloj ndërgjegjësimi që na kushtëzon, duke nxitur mirëqenie sociale ose pafuqi, sipas rastit”. Po ashtu, një rol të rëndësishëm luan edhe pafundësia e informacioneve që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale: pikërisht përsëritja e disa mendimeve të caktuara nxit ndryshimin e zakoneve dhe i bën përdoruesit më të ndërgjegjshëm ndaj gjërave që i rrethojnë. “Në fakt, më e rëndësishmja është që gjërat të mos përgjithësohen”, - nënvijëzon psikoterapeuti.

“Për sa i përket mjekësisë, leximi i opinioneve që gjenden nëpër forume të ndryshme apo rrjete sociale, nëse nga njëra anë na mbrojnë, nga ana tjetër mund të ndikojnë në përkeqësimin e situatës. E kam fjalën për informacionet që jo gjithmonë janë të sakta, prandaj gjithmonë duhet një ekuilibër”, - shton ai. Gjithsesi, roli i internetit nuk duhet hedhur poshtë, sepse na ndihmon duke na dhënë informacione të hollësishme në çdo lloj fushe. Për mjekësinë, rrjetet sociale dhe forumet janë të domosdoshme për promovimin e praktikave mjekësore virtuale, siç është parandalimi i disa sëmundjeve ose vaksinimi.

“Efekti viral” i rrjeteve sociale prek të gjitha moshat? “Të rinjtë, por sidomos adoleshentët janë shumë të ndjeshëm ndaj rrjeteve sociale”, - thotë psikoterapeuti. “Ja përse interneti mund të shihet si një mjet për të vepruar në sektorin e parandalimit, sidomos mes të rinjve, duke qenë se janë të parët që përdorin këtë mënyrë komunikimi. Përveç kësaj, si në botën reale ashtu edhe në atë virtuale vlejnë të njëjtat rregulla. Duhet bërë kujdes me gjithçka, edhe me personat që bëheni miq. Kjo vlen veçanërisht për të rinjtë, të cilët janë të prirur të pranojnë këdo që u bën ftesë”, - përfundon psikoterapeuti.

Edhe të moshuarit mund të përfitojnë nga frekuentimi i rrjeteve sociale. Një studim tjetër ka treguar se të vizitosh çdo ditë “Facebook”-un për një orë ka efekte pozitive për kujtesën, përveç faktit që nxit dhe përmirëson humorin.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrjetet sociale, si na ndihmojne te permiresohemi Empty Re: Rrjetet sociale, si na ndihmojne te permiresohemi

Mesazh nga Anakonda Thu 23 May 2013 - 6:19

me thon tdrejten shumicen e gjanavee ktu nforum i kam msu se as qe i dija si terma e jo me kuptimin
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi