Gurra e Domgjonit: Ujesjellesi me i lashte ne vendin tone
2 posters
Faqja 1 e 1
Gurra e Domgjonit: Ujesjellesi me i lashte ne vendin tone
Ujesjellesi i lashte i Domgjonit ose siç njihet ndryshe Gurra e Domgjonit, ndodhet ne fshatin Domgjon te rrethit te Mirdites, fshat i cili ka qene nje qender e njohur ne periudhen e Perandorise Bizantine.
Legjenda e zbulimit te kesaj gurre na kthen mbrapsht ne kohe. Rreth 14 shekuj me pare, pese vellezer te cilet ndodheshin nje situate te veshtire, u arratisen nga Peja e Kosoves. Vellezerit udhetuan permes Kukesit dhe hyne ne Fan ne Mirdite. Per te qene me te sigurt nga perndjekesit e tyre, ata u vendosen ne pllajen perbri vargmaleve te Munelles.
Problemi i pare i te ardhurve ishte sigurimi i ujit si burimi kryesor i jetes. Pese vellezerit se bashku me familjaret e tyre, nuk e dinin se ishin vendosur mbi nje liqen te nendheshem dhe per te shkuar deri aty nuk duheshin me shume se 8 metra germim ne thellesine e tokes. Legjenda e mberritur deri ne ditet tona, tregon se kuajt e te ardhurve, nen presionin e etjes se madhe nga rrugetimi i larget, me ane te shqisave te tyre munden te zbulojne se nen kembet e tyre ndodhej nje liqen i tere ujor. Te ardhurit i besuan instinktit te kafsheve dhe me mjetet e tyre filluan germimin pingul me siperfaqen e tokes deri sa gjeten ujin e ftohte dhe te kristalte.Legjenda thote se pak me vone ata thirren mjeshtrit e njohur dibrane, te cilet pasi llogariten me perpikmeri thellesine e liqenit, ne nje distance te larget prej 50 metrash, nisen te hapnin nje galeri nentokesore nga ku me pas rrodhi ne siperfaqe uji i kristalte. Ne afersi te daljes se ujit dhe me poshte, nisi edhe ndertimi i fshatit i cili me vone do te merrte emrin Domgjon.
Pikerisht ne krye te ketij fshati si deshmi qe kjo legjende eshte e vertete, edhe sot gjendet gurra e Domgjonit per te cilen ekspertet thone se per nga vjetersia e ndertimit eshte e para ne Shqiperi dhe e dyta ne Ballkan.
Ujesjellesi i lashte karakteristik ka nje origjinalitet te pakrahasuar me tunele hepuese te nendheshme. Ka nje arkitekture mahnitese per kohen kur eshte krijuar dhe veshtiresine e ndertimit me mjetet e asaj kohe.
Tuneli eshte hapur ne galeri horizontale, veshur me mure anesore prej guri, kurse nga siper mbuluar me qemer. Gjeresia e tunelit eshte rreth 1 m, kurse lartesia leviz nga 80 cm deri ne 1,3 m, permasa qe lejonin kalimin e njeriut me trup perkulur. Rreth 100 m nga dalja e tunelit nentokesor (neper te cilin rrjedh vrullshem uji i ftohte e i kthjellet), eshte ndertuar pusi i kontrollit, qe nis me nje hyrje te maskuar nga siperfaqja e tokes. Nga kjo hyrje per ne fundin e pusit zbritet me ane te 23 shkalleve guri ne forme spiraleje te vendosura ne faqet e brendshme murore te pusit. Gjeresia e pusit shkon deri 2,15 m, lartesia e pusit eshte 8 m, ne fund eshte puseta e kontrollit ose baza e ujesjellesit.
Ujesjellesi i Domgjonit eshte i vetmi i ketij lloji ne vendin tone dhe nuk ka te tjere te ngjashem ne te gjithe Ballkanin. Gurra se bashku me keshtjellen, qe ne gjuhen e sotme ne e quajme qyteze apo qender e banuar, e ndertuar ne antikitetin e vone e kryesisht ne shekullin VI te eres sone, jane deshmi e nje vendbanimi te rendesishem.
Ndertuesit kishin nje tradite te shquar ne punimet nentokesore, si nxjerres te mineraleve. Ky objekt unikal eshte shpallur “Monument Kulture” me ligjin shqiptare te mbrojtjes se veprave arkitekturore te ndertuara nga njeriu, por duke qene larg rruges kryesore dhe i izoluar nuk eshte rikonstruktuar dhe nuk vizitohet, sic e meriton nje monument i tille.
Studiues te ndryshem me origjine nga kjo zone thone se zyrtare perandorake shume te njohur te asaj kohe, te joshur edhe nga pasurite nentokesore te arit dhe bakrit, kane preferuar te banojne ne Fan. Duke shfrytezuar poziten e tyre te larte per te ndertuar nje vendbanim model, mendohet se ne keto ane duhet te gjenden gjurmet e vendbanimit mesjetar, ku ujesjellesi eshte vetem ajo qe na ka mbetur dhe duket hapur.Dokumentet e kohes se Justinianit tregojne se ne rajonet metalmbajtese te arit, argjendit, bakrit, e tjere, ku perfshihet edhe Mirdita e sotme, ka patur nepunes perandorake, qe merreshin me administrimin e kesaj pasurie dhe parandalimin e vjedhjeve te saj. Pikerisht ne kete fshat duken rrenoja qe edhe sot njihen nga banoret e emrin “qyteze”. Rrenojat e qytezes jane mermer i paperpunuar dhe gjysme mermere, qe deshmojne nje ndertim luksi, qe nuk e kane as qytetet e medha dhe te njohura. Meqenese arkitektet me te mire vinin nga kryeqyteti, projektuesit e ujesjellesit duhet te kene ardhur prej andej. Ndersa per sa i perket bazes materiale, ndoshta mermeret dhe mjeshterit jane gjetur ne vend.
Gurra ndodhet vetem 700-800 metra larg Rruges se Kombit dhe ne te ardhmen do te jete nje nga vendet me interesante qe do te terheqe vizitore te shumte te apasionuar pas turizmit malor e kulturor.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Gurra e Domgjonit: Ujesjellesi me i lashte ne vendin tone
sa e frikshme qenka me thon te drejten.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Kultura e debatit ne vendin tone.
» A duhet ndaluar Prostitucioni ne vendin tone?
» Ujësjellësi, Dollapi: Konsumatorët janë mbifaturuar
» Mallakastër, ujësjellësi shton sasinë e klorit
» Egjipti i Lashtë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi