John Travolta në Sarajevë për filmin “Killing Season”

Sarajevë, 16 dhjetor - Aktori i njohur amerikan, të enjten, ka befasuar Sarajevën. John Travolta pa paralajmërim ka vizituar kryeqytetin boshnjak, të mërkurën në mbrëmje, ku do të fillojë xhirimet në filmin e ardhshëm “Killing Season”. Mediat lokale e kanë cilësuar vizitën si befasi e këndshme. Ai është parë të mërkurën mbrëma rreth orës 21:30 para hotelit “Europa” ku ishin mbledhur gazetarë të shumtë. Ka pranuar të japë një deklaratë të shkurtër.
“Jam këtu për filmin e ri”, u ka thënë Travolta gazetarëve në Sarajevë. Sipas “sarajevo-x.com” aty ka ardhur me veturë pasi ka aterruar në Aeroportin e Zagrebit.
Ylli i filmave “Grease” dhe “Pulp Fiction” do të luajë rolin më të madh deri më tani përkrah Roberto De Niros në filmin nën regji të Steven Johnsonit.
Xhirimet janë planifikuar të nisin më 16 janar. Sipas mediave lokale tashmë janë caktuar edhe hapësirat dhe janë marrë lejet nga autoritetet vendore për xhirimin e filmit.
“Killing Season” është i fokusuar në tregimin e veteranit amerikan (luajtur nga De Niro) i cili ngec në male pas rrëzimit të helikopterit. Një vizitor evropian (Travolta) e takon atë. Por vizitori është një ish - ushtar serb dhe krejt tregimi fillon në këtë pikë.
Përpara se të arrinte në Sarajevë, Travolta ka qëndruar në një hotel në bjeshkët jo shumë larg Sarajevës.
”Ai më ka treguar se i kanë pëlqyer shumë ambienti dhe darka”, ka thënë menaxherja i hotelit Nikolina Jovanoviq.
Në vitin 2010, ylli hollywoodian Angelina Jolie ka xhiruar filmin e saj “In the Land of Blood and Honey” në Bosnjë. Ky film ka qenë i pari për të si regjisore. Filmi i cili ka pasur një premierë të mbyllur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bazohet në një histori dashurie midis një myslimaneje dhe një ushtari serb mes viteve 1992-1995 kur Bosnja ishte në luftë.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» John Travolta, akuzë nga mashkulli i PESTË
» Al Pacino në filmin për John Lennonin
» Killing them Softly [Film me titra shqip]
» Kate Middleton orgji dhe seks të shfrenuar në Killing Kittens
» Longoria si lesbike në filmin “Without Men”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi