Filarmonia shkëlqen me “Meshën e Mozartit”

Njëherë gjithçka është një mister i madh. Më pas jepet një ndjesi e rinjohjes me të atin. Flitet nëse gjithçka ia ka vlejtur. Dhe mesha e vërteton se perfeksionimi është një rrugë pa krye. Kori dhe Ansambli Harkor i Filarmonisë së Kosovës të enjten mbrëma eci për një orë në rrugën e perfeksionimit. Koncerti i parafundit i Filarmonisë së Kosovës që u mbajt në Kishën e stërmbushur “Shën Ndou” la për 60 minuta njerëzit pa frymë. “O magnum mysterium” (O mister i madh), nga Morten Lauridsen e “Song for Athene” nga John Tavner ishin dy veprat e para të ekzekutuara në koncertin e së enjtes mbrëma.
Një natë para, të njëjtën gjë e kishin bërë në qytetin buzë Lumëbardhit. Në të dy koncertet “Missa Brevis in D Kv 194” nga Mozart ishte qëllimi kryesor. Është hera e parë që performohet.
“Besoj ia kemi arritur”, ka thënë dirigjenti Rafet Rudi pas performancës. Se arritja ishte bërë u vërtetua disa minuta përpara se ai të flasë. Duartrokitjet që zgjatën shumë ishin nota maksimale që publiku i dha koncertit.
“Jam shumë i kënaqur që pjesa që më së shumti është punuar ka dalë shkëlqyeshëm”, ka thënë Rudi.
Se kjo pjesë ka qenë e vështirë e ka vërtetuar edhe sopranoja Besa Llugiqi, sipas së cilës koncerti ka qenë një sukses.
“Kam pasur Meshën që ka qenë shumë e vështirë dhe me sfida. Por këtu ka mbajtur përgjegjësi edhe Kori dhe mendoj se ata kanë bërë një performancë të jashtëzakonshme”, ka thënë Llugiqi.
Ajo së bashku me tërë ekipin ka punuar për dy muaj rresht deri tek këto dy koncerte.
“Duket sikur një provë e kaluar. Dhe një ‘po’ e madhe se pagesa që do të aplikohet në koncertet e ardhshme nuk do të jetë pengesë për publik. Jam i bindur se do të jetë një respekt që publiku do të ndiejë kur të paguajë”, ka thënë Baki Jashari, drejtor i Filarmonisë së Kosovës. Po-në për pagesë Jashari thotë ta kenë marrë edhe nga publiku prizrenas.
Sipas tij, koncerti i së enjtes ka qenë njëri prej më të mirëve.
“Ne na ka hije që të kemi këso koncerte. Natyrisht koncerti e ka veçantinë e vet, por e rëndësishme është se u dëshmua niveli në ngritje i Filarmonisë së Kosovës”, ka thënë Jashari.
Për dirigjentin Rudi ky koncert është bërë pikërisht për këtë publik.
“Ishte një interpretim i mirë i gjithë ekipit. Ne kemi këtë publik ndaj të cilit unë dhe të gjithë ne mbajmë përgjegjësi që të mos i mbetemi borxh. Besoj se nuk i kemi mbetur”, ka thënë Rudi.
E publiku ka dëgjuar interpretimet edhe “Agnus Dei” nga Gioachino Rossini, interpretuar nga kontra tenori Safet Berisha. Megjithatë, interpretimi i “Meshës së Mozartit” nga solistët e tjerë mexosopranoja Flaka Goranci, tenori Riad Ymeri e baritoni Armondo Likaj. Por deri në koncertin e ardhshëm që do të mbahet katër ditë para se të përfundojë viti, publiku do të duhet të presë për performanca të tjera që, sipas Jasharit, do të jenë po kaq të shkëlqyera. Por përsëri misteri mbetet i madh.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Klinika ku bebet flenë me muzikën e Mozartit
» Kardashian ‘shkëlqen’ në Grammy
» Kate shkëlqen sërish
» Letër tualeti që shkëlqen në terr
» Beqiraj shkëlqen në disfatën e Buduqnostit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi