Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen

5 posters

Shko poshtë

Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen Empty Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 21 Dec 2011 - 14:37

Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen 49540_1TIRANE-Dihet që për një lidhje të gjatë, të lumtur, të fortë duhet shumë mund. Madje edhe kur gjithçka shkon për mrekulli, gjithmonë ekziston dikush që mund t’ua prishë planet. Ky ‘dikush’ shumë lehtë mund të jetë një femër tjetër.

Derisa ju po shijoni frutat e mundit tuaj, të sigurta në dashuri dhe të dhëna pas partnerit, mund të përjetoni një dush të ftohtë. Mashkulli duhet ruajtur, sidomos nëse është ai ‘i duhuri’ dhe lidhja juaj është e fortë, në mënyrë që askush nga jashtë të mos ju rrezikojë. Prandaj, duhet të keni kujdes nga tipat e caktuar të femrave.

Uzurpatore e meshkujve
Ky tip i femrave mund të jetë dikush që e njihni ose krejt e huaj, ndërsa i pëlqejnë pikërisht meshkujt e zënë. Uzurpatoret e meshkujve zakonisht e bindin veten se lidhja juaj nuk po shkon si duhet ose në rastet më të rënda as që shqetësohen për martesën tuaj. Burri ka vullnetin e tij dhe do të veprojë sipas tij, mirëpo ju duhet ta bindni që vendimi të jetë në dobinë tuaj. Mundin që e shpenzoni në lidhje do të rezultojë me vendimin e tij se në shtëpi ka gjithçka që i nevojitet.

Gruaja që krahasohet me ju
Ajo ka gjithçka, perfekt të rregulluar dhe jeta e saj është pa mangësi. Ajo është grua përplot mbështetje, e përkushtuar ndaj fëmijëve, duket bukur dhe gatuan për mrekull, ajo është krejt çfarë mund të dëshirojë një mashkull.
Duhet ta dini se ajo nuk dëshiron t’jua vjedhë burrin, mirëpo nëse vazhdimisht krahasoheni me të dhe ndjeni se ajo mundet gjithçka, dhe ju jo, lidhja juaj do të vuajë për shkak të pasigurisë, e cila do të ndjehet. Duhet të kuptoni se ju nuk jeni dhe nuk mund të bëheni si ajo, ndërsa tentimi për t’u bërë e tillë, do t’ju marrë aq shumë energji aq sa të gjitha gjërat tjera do të mbesin prapa.

Nëna e fëmijëve të tij
Nuk tingëllon inkurajuese, mirëpo ajo është më e rrezikshme se çfarëdo ‘ish-i’ i mëparshëm, sepse lidhja e saj me fëmijët nuk mund të ndërpritet asnjëherë. Duhet ta dini se ajo do të jetë gjithmonë e pranishme nëse ai dëshiron të kujdeset për fëmijët e tij. Kurthi qëndron në atë nëse ai është akoma i interesuar për të ose shqetësohet për atë që po ua bën fëmijëve.

Shoqet
Nëse jeni në lidhje me një mashkull, i cili ka shumë shoqe, ky mund të jetë problem nëse ato ‘hidhen’ me këshilla të zgjuara dhe organizojnë kohën tuaj. Nuk keni aspak fat nëse njëra nga ato është ish-e dashura e tij, sepse në sinjalin e tyre më të vogël se ju nuk u pëlqeni, ai nuk do ta mbajë anën tuaj. Për një moment vetëm ndërroni rolet dhe shikoni se sa ndikim kanë shoqet tuaja dhe sa efekt kanë komentet e tyre negative.

Nënat
Edhe pse që nga lindja na mbrojnë nga telashet dhe nuk ka asgjë më të keqe kur fëmijët u vuajnë, në këtë rast ato mund të bëjnë një dramë të madhe. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për nënën tuaj ose të atij, duhet të keni kujdes, sepse nënat për një moment i komplikojnë gjërat. Mos harroni se ato kanë thuajse të drejtë legjitime për të luajtur me letrën e brejtjes së ndërgjegjes dhe vlerësimit të ulët.

(d.b/BalkanWeb)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen Empty Re: Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen

Mesazh nga CuN@BosS/ Wed 21 Dec 2011 - 14:43

Femrat si puna asaj ne foto me mire fute nzgare e mlidh menjen vetem i pale parseta i mungokan Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen 426788
CuN@BosS/
CuN@BosS/
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : - Shijak -Albania
Postime Postime : 6010
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : + Programator @ iNfO!-

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen Empty Re: Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen

Mesazh nga EMI Wed 21 Dec 2011 - 14:45

Cun@Boss/ shkruajti:Femrat si puna asaj ne foto me mire fute nzgare e mlidh menjen vetem i pale parseta i mungokan Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen 426788
hahah me vdiqe me zgaren..haha po nderro njeher mo cun..fute ne sac si dikure se mbase piqet me mire..hahahha
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen Empty Re: Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen

Mesazh nga Arabela Wed 21 Dec 2011 - 19:05

lodhuni kot,,mashkulli ,,e as femra nuk ruhet,,,mashkulli qe esh i ndershem dhe di vleren e familjes se tij nuk e ve ne rrezik per nje,,,,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen Empty Re: Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen

Mesazh nga Arabela Wed 21 Dec 2011 - 19:13

pastaj para se te mundohet te shkaterroj dhe mashkulli vete nuk do e ndaloj,,,femres tjeter mund ti behen dhe kembet therrime therrime dhe keshtu do pushoj rehat rehat,,, [QeSh] [QeSh] [QeSh] se dy rruge ka,,,o me te mire,,o me te keq,,,, celebrate005 celebrate005
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen Empty Re: Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Nov 2012 - 19:04

ai qe tdo me tvertet ben gjithshka te tket pran vetes e mos te rrij dot pa ty;sa per kurvaret qe e kan mendjen vec per sex atyre femrave mir ua bejn perderisa i kan len te livadhisin;ta bej prov tme tradhtoj(burri im i ardhshem)se e coj te plaka vet per veshesh lol
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen Empty Re: Femrat që mund të të shkatërrojnë lidhjen

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi