Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shprehitë dhe idetë e diktatorit Kim Jong-il People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shprehitë dhe idetë e diktatorit Kim Jong-il People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shprehitë dhe idetë e diktatorit Kim Jong-il

2 posters

Shko poshtë

Shprehitë dhe idetë e diktatorit Kim Jong-il Empty Shprehitë dhe idetë e diktatorit Kim Jong-il

Mesazh nga Emona Thu 22 Dec 2011 - 0:08

Shprehitë dhe idetë e diktatorit Kim Jong-il Custom_1260958056993_kimjongilsunglasses-265x300Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-il ka qenë personalitet tepër i veçantë, ndërsa idetë dhe shprehitë e tij kanë shkaktuar shumë kundërthënie. Portali “11 points” ka renditur vendimet dhe shprehitë e tij më të çuditshme. Para pesë viteve diktatori kishte dëgjuar për një njeri nga Gjermania, i cili rriste lepuj sa madhësia e një qeni. E kontaktoi, por gjermani në fund tha se nuk ia vlente barra qiranë pasi në fund nuk mund të fitohej aq shumë mish nga lepuri sa t’i kënaqte apetitet e diktatorit. Edhe pse Kim bleu 12 lepuj, shpejtë ndërpreu bashkëpunimin me gjermanin, ndërsa besohet se lepujt i ka shfrytëzuar për drekat e pasura të ditëlindjes së tij.

Shpenzuesi më i madh i konjakut në botë.
Diktatori ka qenë lojtar i përkryer i golfit, ndërsa sipas mediave në Korenë e Veriut, Kim ka qenë lojtari më i mirë i golfit në histori. Edhe pse filloi të stërvitej në këtë sport në vitin 1994, ka qenë çuditërisht talent i madh, të paktën kështu kanë raportuar mediat e atjeshme. Përveç golfit, ai adhuronte konjakun. Në vitet 1993-94 ai është shpallur si blerësi më i madh individual i Hennessyt në botë.

Mbathte take, injoronte njerëzit e shkurtë.
Nuk i kishte qejf njerëzit e shkurtë dhe ishte i obsesionuar me gjatësinë e tij. I gjatë vetëm 160 centimetra, ai mbante këpucë të zeza me një shtresë të trashë nën to për ta fshehur këtë fakt. Tërë jetën ka respektuar njerëzit të cilët janë të gjatë, e sidomos e ka çmuar shumë autografin e Michael Jordanit, të cilin ia kishte dhuruar ish- Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright. E urrente shkollën, ndërsa pasi erdhi në pushtet urdhëroi ushtrinë që ta hidhnin shkollën e tij në ajër. Edhe pse ka qenë fëmija i privilegjuar i diktatorit, ai ishte i detyruar të punonte si të gjithë të tjerët dhe shpesh lodhej. Me të ardhur në pushtet rrafshoi me tokë shkollën ku ishte munduar aq shumë.

Adhuronte James Bondin dhe Elizabeth Taylorin.
Adhuronte filmat, aktorët dhe regjisorët dhe për këtë arsye ai kidnapoi dy regjisorë dhe i detyroi ata të xhirojnë versionin koreanoverior të filmit “Qytetari Kane”. Shkroi libra se si të bëhen filmat, adhuronte James Bondin dhe ka qenë i fiksuar pas aktores Elizabeth Taylor. Ai kidnapoi një regjisor dhe bashkëshorten e tij dhe e detyroi atë ta ngjallë industrinë e filmit në Korenë e Veriut. Kur hante oriz, secila kokërr duhej të ishte e madhësisë dhe e ngjyrës së njëjtë, ndërsa për këtë punë kishte angazhuar punëtorë të veçantë. Puna e tyre e vetme ka qenë të kujdeseshin dhe të selektonin kokrrat e orizit të cilët më vonë i hante lideri i tyre i adhuruar.

Kur merrte injeksione kundër dhimbjes, duhej të injektoheshin edhe bashkëpunëtorët.
Kim Jong kujdesej që kurrë mos t’i përballonte i vetëm çastet e vështira. Kur mjeku e urdhëroi t’i japë fund duhanit, ai e detyroi tërë kombin që ta lënë duhanin së bashku me të. Kur më 1992 ishte lënduar gjatë kalërimit, u bë i varur nga injeksionet kundër dhimbjeve. Për të mos qenë i vetmi i varur nga ilaçet kundër dhimbjes, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë po ashtu detyroheshin të merrnin injeksione.

Importonte birrë çeke dhe prostituta suedeze.
Personaliteti i kultit në Korenë e Veriut është aq i fortë sa që fëmijët nëpër shkollë mësojnë se në ditën kur lindi lideri i dashur në qiell u paraqitën dy ylbere njëherësh. Në fakt u paraqitën shumë ylbere. Përveç kësaj, fëmijët mësojnë ende në shkollat e Koresë së Veriut se lideri i tyre nuk e kryen kurrë nevojën. Ai ka kohë që e ka tejkaluar këtë nevojë. Diktatori ka importuar makina gjermane, birrë çeke dhe prostituta suedeze derisa miliona qytetarë të shtetit tij vdisnin urie nën sundimin e tij. Përveç kësaj, kohët e fundit ai kishte filluar të merrte gjak nga virgjëreshat për të mbetur përgjithmonë i ri.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shprehitë dhe idetë e diktatorit Kim Jong-il Empty Re: Shprehitë dhe idetë e diktatorit Kim Jong-il

Mesazh nga Anakonda Sun 3 Jun 2012 - 0:43

keto diktatoret si nuk po marrin fund;qe me ne fund populli te jetoj i qete
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi