Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gaz Paja bën publike lidhjen e dashurisë me diplomaten People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gaz Paja bën publike lidhjen e dashurisë me diplomaten People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gaz Paja bën publike lidhjen e dashurisë me diplomaten

2 posters

Shko poshtë

Gaz Paja bën publike lidhjen e dashurisë me diplomaten Empty Gaz Paja bën publike lidhjen e dashurisë me diplomaten

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 26 Dec 2011 - 5:20

Pasi e fshehu sa mundi, por pa e mohuarasnjëherë, më në fund Gazmend Paja del hapur me të dashurën e tij brune. Aktori i spektaklit “Portokalli”, i identifikuar shpesh me emrat e personazheve të tij më të spiktakura në këtë spektakël humori, është parë këtë javë në publik me një vajzë dorë për dore që nuk është as ndonjë mikeshë apo kolege, por pikërisht e dashura e tij. Ata janë fotografuar nga paparaci ynë teksa shkonin në 10-vjetorin e festës së “Top Channel”, televizionin ku Gazmend Paja është prej vitesh i pranishëm nëpërmjet spektaklit “Portokalli”.Po cila ishte vajza në krah të tij? Ishte brune, mjaft simpatike dhe tip sportiv, tamam ashtu siç ka deklaruar Gaz Paja se ëndërron të ketë femrën në krah të tij. Tashmë e pranon hapur që janë çift, por kur bëhet fjalë për emrin apo diçka më shumë rreth saj, aktori nuk tregon asgjë. Vajza, të cilën mund ta shikoni në këto foto, duket se nuk është personazh i njohur. Përveç faktit që pas publikimit të kësaj lidhjeje i ka të gjitha gjasat që edhe ajo të bëhet e famshme, për shkak të popullaritetit të Gazit në publik. Megjithatë, vetë Gazmend Paja vazhdon të jetë po aq hermetik sa më parë rreth jetës private, ndërsa sa i përket ndonjë ceremonie zyrtare për fejesë, duket se ende nuk ka vendosur. Nuk dihet ku janë njohur dy të dashuruarit, që siç e shihni në foto, janë kujdesur të shfaqen shumë shik në këtë mbrëmje “gala”, ku ishin të pranishëm shumë personalitete të njohura të politikës dhe kulturës. Nga burimet tona kemi mësuar se vajza nuk është pjesë e rrethit të artistëve, pasi ka përfunduar studimet në degën e Diplomacisë. Aktualisht 33-vjeçar, Gazi gjithnjë ka theksuar se kërkon që të realizohet në karrierë, përpara se të krijojë familje. Edhe nëpër festat e mëparshme ku ka marrë pjesë, Gazmend Paja nuk është pikasur për ndonjë lidhje. Ai është treguar aq i kujdesshëm, që të gjitha mikeshat me të cilat ka qenë i shoqëruar, t’u japë një vëmendje të barabartë. Teknikë kjo, që e bënte shumë të vështirë dallimin se cila prej vajzave mund të ishte e dashura e tij. Edhe në ditëlindjen e tij, ku ftoi dhjetëra miq, sërish nuk u kuptua se cila prej të ftuarave ishte brunia e zemrës. Madje, zbulimi i saj nuk ishte enigmë vetëm për median, por edhe për vetë miqtë e aktorit. Vetëm “rrethi i ngushtë” i shokëve e ka njohur pamjen e vajzës brune, ndërsa të tjerët e kanë ditur për ekzistencën e saj. Sa i përket karrierës, publiku vazhdon ta thërrasë Nasi. Shfaqja e Gazmend Pajës në skenën e “Portokallisë” me këtë personazh i dha mjaft popullaritet figurës së tij. Por Paja nuk u ndal te Nasi Gjymi. I ka dhënë “Portokallisë” Doshjen, Genën, Bollanon, policin e korit etj. Si i biri i aktorit të madh Luftar Paja, atij i janë hapur shumë dyer, por që do t’i ishin mbyllur shpejt, në rast se nuk do të kishte talent. Madje, ai u shkëput për një fare kohe nga spektakli duke u larguar drejt Londrës, por pas kthimit, depërtoi sërish shumë lehtë në “Portokalli”. Rikthim ky, që nuk e kanë pasur të gjithë aktorët e tjerë të kësaj trupe, shumica e të cilëve nuk ka pasur më shans që të luajë në “Portokalli”, në rast se janë larguar njëherë.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gaz Paja bën publike lidhjen e dashurisë me diplomaten Empty Re: Gaz Paja bën publike lidhjen e dashurisë me diplomaten

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Mar 2012 - 6:14

herat apo von e verteta do dal ne shesh.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi