Arnida Çapi: Unë, kolegia e Spartak Ngjelës
3 posters
Faqja 1 e 1
Arnida Çapi: Unë, kolegia e Spartak Ngjelës
Nuk është hera e parë që një vajzë me fashën e miss-it prezantohet si një avokate në një konkurs ndërkombëtar bukurie. Dhe Arnida Çapi është 24-vjeçarja që ka përfaqësuar së fundi Shqipërinë në garën e 50 shteteve në “Miss Queen of the World”, që u organizua pak ditë më parë në Berlin. Nuk preferon të ngatërrojë bukurinë e pamjes me ambicien e saj për t’u bërë avokate e zonja. Në këtë intervistë tregon për emocionet e garës së bukurisë jashtë kufijve dhe eksperiencën e punës si avokate në studion ligjore të Spartak Ngjelës.
Ç’mund të na tregosh për eksperiencën tënde në “Miss Queen 2011”. Pse u zgjodhe përfaqësuese e Shqipërisë në këtë eveniment bukurie?
“Miss Queen of the World” u zhvillua në Berlin në fillim të dhjetorit 2011, me pjesëmarrjen e përfaqësueseve të 50 shteteve të ndryshme. Unë përfaqësova Shqipërinë, si një zgjedhje e zotërueses së patentës së këtij evenimenti nga agjencia e modës AS. Ishte një eksperiencë e bukur dhe ndjesia më e veçantë që përjetova, ishte të dëgjoja emrin tim të thirrej atje, përmendja e vendit tim Albania. Në garë ishin plot 50 shtete.
Cilat ishin vajzat që ua ndieje rrezikun për bukurinë apo inteligjencën e tyre?
Me shumicën e vajzave krijuam lidhje miqësore dhe vazhdojmë të ruajmë kontakte, e madje kemi synime të përbashkëta për të bashkëpunuar në disa projekte në të ardhmen. Kjo ndjesi më shoqëroi dhe në garë. Gjithmonë e mira e garave të bukurisë është ajo çfarë të ofrohet më pas.
Ke marrë ndonjë ofertë speciale?
Kam marrë disa oferta nga kompani që veprojne në Gjermani për të qenë imazh i tyre, të cilat jam duke i vlerësuar nëse do të përmbyllen me ndonjë kontratë konkrete.
Ti je një juriste në profesion. Është në qëllimet e tua televizioni apo do t’i përkushtohesh drejtësisë?
Impenjimet e mia në jurisprudencë, në fillim shkolla, dhe tanimë profesioni si avokate, kanë pasur rëndësinë maksimale nga unë, duke mos u lënë shumë vend dhe kohë impenjimeve të tjera si ato në fushën e modës, ashtu dhe të televizionit. Besoj se ky raport preferencial nuk do të ndryshojë as në të ardhmen.
Si të duket profesioni i avokates, si do e përshkruaje këtë rreth intelektualësh, dhe si ndihesh kur qoftë dhe për hobi kalon në rrethet e modës si eksperienca e “Miss Qween”? E gjen dot lidhjen mes tyre?
Që të bësh dy gjëra të ndryshme, nuk duhet të ketë patjetër lidhje mes tyre. Nuk mendoj se ka pengesa dhe pikërisht këtu qëndron lidhja. Të jesh i/e drejtë në radhë të parë duhet të jesh i lirë, plotësisht i lirë intelektualisht dhe i çliruar nga çdo kompleks. Po ashtu edhe në modë, apo në rrethet e saj besoj vlen i njëjti parim, se për shfaqjen e së bukurës ndjek vetëm rrugën e të qenët vetvetja në çdo situatë nëpërmjet lirshmërisë.
Ndërkohë punoni me avokat Spartak Ngjelën në studion e tij ligjore. Si do ta përshkruaje këtë eksperiencë pune, dhe për çfarë të ka këshilluar ai si një personalitet me emër në këtë fushë?
Unë punoj me z.Spartak Ngjela, tashmë si kolege në zyrën e tij ligjore. Prej tij ka gjithmonë shumë për të mësuar.
E nesërmja jote në imagjinatën tënde, cila është?
Besoj se njeriu jeton që të përmirësohet, gjithmonë në kërkim të kuptimit të diçkaje të re dhe krijimit të diçkaje të re. E nesërmja është motivim i së tashmes dhe një pasiguri e qëndrueshme që e bën vetë jetën interesante dhe të bukur siç është. Nga e ardhmja pres punë dhe arritje.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Arnida Çapi: Unë, kolegia e Spartak Ngjelës
Ke rene rehat mi goc se avokati o bythepambuk per vete kshu qe ste fut duret
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Arnida Çapi: Unë, kolegia e Spartak Ngjelës
me ket pamje si paska ckemi cme thon.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi