Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fotoshopi, si na ndryshon realitetin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fotoshopi, si na ndryshon realitetin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fotoshopi, si na ndryshon realitetin

3 posters

Shko poshtë

Fotoshopi, si na ndryshon realitetin Empty Fotoshopi, si na ndryshon realitetin

Mesazh nga Emona Mon 26 Dec 2011 - 7:52

Fotoshopi, si na ndryshon realitetin 1324313228-fotyoshopShpesh fotografia bëhet mjeti ideal për manipulimin e realitetit dhe informacionit. Por të gjithë duhet të mësojmë të njohim fotoshopin dhe të mos gënjehemi sistematikisht nga ajo që shohim. Të luash me fotoshopin sot, nuk është e vështirë. Me zhvillimin e teknologjisë dixhitale, gjithçka është e mundur. Çfarë fshihet pas kësaj? Një fakt i pabesueshëm apo një fotoshop? Kjo është pyetja më e zakonshme që na shkon të gjithëve ndërmend kur shohim një foto që duket paksa ndryshe nga të tjerat. Në fillim ishte propaganda politike që i shtynte ekspertët e fotografisë të vinin dorë mbi to, duke hequr ose shtuar personazhe të ndryshme. Pastaj erdhi momenti kur ndryshimet e shumta të bëra në fotografi ndikonin dukshëm në rritjen e cilësisë së saj. Edhe sot, për ta bërë më tërheqës një lajm bëhen ndryshime të mëdha në fotografi. Kështu duket se fotografia po humbet dalëngadalë funksionin e saj, ndaj pa frikë mund të themi: ajo që shohim nuk është pasqyrimi i asaj që ka ndodhur.

Me zhvillimin e teknologjisë dixhitale, mundësia për të modifikuar fotot është rritur ndjeshëm. Realiteti nuk është më një “pjesë” e vulosur në film, por është transformuar në një sekuencë pjesësh të vogla njësish minimale të informacionit dixhital. Ndryshe nga e kaluara, sot ekzistojnë edhe shkolla për të mësuar sekretet e fotokamerës dixhitale dhe fotoshopit. Në shekullin tonë, të manipulosh pamjet dhe të realizosh një fotoshop është bërë tamam si një lojë fëmijësh. Për këtë mjafton një fotokamerë dixhitale, një kompjuter i mirë dhe një softuer për ndryshimin e fotografive, që gjendet lehtësisht në internet. Ndërhyrja mund të jetë e fshehur mirë, por ne mund të mësojmë të njohim edhe manipulimet më të vogla. Megjithatë, duhet treguar kujdes i veçantë për përpjesëtimin e gabuar mes objekteve, hijet e dyshimit dhe gjërave që historikisht janë bërë pjesë e fotoshopeve.

Si funksionon fotografia dixhitale?

Aparatet e rinj fotografikë dixhitalë janë të pajisur me një sensor që e konverton dritën në informacion dixhital. Pamja fiksohet poshtë disa pikave të vogla të ngjyrosura në formë drejtkëndëshe, të quajtura piksel. Kështu, sa më i madh të jetë numri i pikseleve nga i cili përbëhet një imazh elektronik, aq më të mëdha do të jenë edhe detajet e vëzhguara në të. Për të kuptuar se si është e mundur të bësh modifikime në një fotografi, është e nevojshme të dihet se nga sa piksele të veçanta është e përbërë ajo, sepse çdo piksel krijon një histori më vete: mund të modifikohet, hiqet apo ngjyroset. Kështu për shembull, flokët e rënë të një politikani mund të rriten sa hap e mbyll sytë, ndërkohë që lëkura rinohet dhe të gjitha shenjat joestetike në fytyrë zhduken si me dorë. Edhe defektet e tjera mund të eliminohen, ndërsa personazhet duken krejtësisht perfektë, pa më të voglin defekt.

Dietë e detyruar

Aktorja angleze, Kate Winslet ishte çuditur kur në kopertinën e një reviste të famshme mode e kishte parë veten shumë të dobët, ndërkohë që në diciturën e saj shkruhej se fotoja ishte bërë vetëm një ditë më parë. Në fakt, në këtë fotografi nuk kishte asgjë për t’u çuditur, pasi bëhej fjalë për një “dietë” dixhitale.

Efekti i çorapes

Si mund t’i zbulojmë mashtrimet e shumta të medias? Për këtë mjafton të dimë hilet për t’i dhënë pamjes një aspekt joreal. Kjo gjë mund të arrihet duke shumuar dhe zbutur konturet, mjafton që të vësh një çorape tek objektivi. Kjo është një metodë paksa shtëpiake, e cila rinon dhe heq defektet. Një foto e manipuluar mund të bëjë që të lindë një skandal. Politikani me një sjellje të pahijshme, ose një çift klandestinësh i kapur nga policia, mund të përfundojnë shumë shpejt në kopertinë. E vetmja mënyrë për të mos rënë pre e këtyre mashtrimeve është të mësosh t’i njohësh.

Në shkollën e “mashtrimeve”

Marrim një fotoshop të bërë mirë dhe e shohim me kujdes, me qëllim që të zbulojmë të gjitha hiletë. Për shembull, senatori amerikan, Tom Daschle, në një ngjarje të shënuar nderon flamurin amerikan me dorën e vendosur në vendin e gabuar. Por jo vetëm kaq. Shihni me kujdes edhe xhaketën e senatorit: është e mbyllur me kopsa femrash. Nëse akoma jeni skeptikë, me një kërkim të shkurtër biografik do të zbuloni se Tom Daschle është i martuar dhe në gisht mban unazë rreth. Duke u zbuluar mashtrimi, merr fund edhe skandali

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fotoshopi, si na ndryshon realitetin Empty Re: Fotoshopi, si na ndryshon realitetin

Mesazh nga Arabela Mon 26 Dec 2011 - 7:54

nuk e perdor kurre,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fotoshopi, si na ndryshon realitetin Empty Re: Fotoshopi, si na ndryshon realitetin

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Nov 2012 - 19:16

asniher se kom perdor e se kom nmendje me e perdor
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fotoshopi, si na ndryshon realitetin Empty Re: Fotoshopi, si na ndryshon realitetin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi