Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Beogradit i mungon guximi për realitetin në Kosovë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Beogradit i mungon guximi për realitetin në Kosovë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beogradit i mungon guximi për realitetin në Kosovë

Shko poshtë

Beogradit i mungon guximi për realitetin në Kosovë Empty Beogradit i mungon guximi për realitetin në Kosovë

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Thu 25 Feb 2010 - 0:18

Beogradit i mungon guximi për realitetin në Kosovë Ambm90


Prishtinë, 25 shkurt - “Beogradi nuk ka guxim ta thotë atë që është reale. Kjo është mungesë e guximit dhe jo mungesë e perceptimit se çka po ndodh në të vërtetë”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë politikania serbe, Rada Trajkoviq. Këto komente vijnë pasi që Beogradi zyrtar kundërshtoi strategjinë, duke thënë se "zbatimi i saj është i papranueshëm jo vetëm për veriun, por për gjithë Kosovën".

Integrimi i veriut të Kosovës është i pranueshëm, por për këtë çështje duhet të ketë konsultime me serbët e Kosovës, si dhe të ketë bashkërenditje të veprimeve në këtë drejtim, vlerësojnë politikanët serbë të Kosovës qendrore, Rada Trajkoviq dhe Sllavisha Petkoviq, duke reaguar ndaj deklaratave të ministrit serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq.

Ky i fundit ka kundërshtuar strategjinë e Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe të Qeverisë së Kosovës për integrimi e veriut. Ai ka thënë se zbatimi i strategjisë është i papranueshëm jo vetëm për veriun, por për gjithë Kosovën.

Rada Trajkoviq thotë se duhet pasur parasysh faktin se në mesin e serbëve, madje edhe në Beograd dhe në Kuvendin e Serbisë, nuk ekziston totalitarizmi sa i përket mënyrës së të menduarit.

“Nuk mund të pritet që të gjithë serbët të mendojnë në mënyrë identike. Nëse guxoj t’ia lejoj vetes këtë të drejtë, atëherë unë them se nuk mendoj në atë mënyrë. Unë nuk do ta pranoja orientimin decidiv se integrimi i veriut të Kosovës është i papranueshëm”, thotë Trajkoviq.

Sipas saj, integrimi i veriut është i pranueshëm, siç u shpreh ajo, jo për hir të shqiptarëve, por për hir të serbëve në jug të lumit Ibër, nëse modalitetet do të nënkuptonin lidhjet institucionale edhe me Prishtinën, para së gjithash, në fushën e institucioneve për zbatimin e ligjit.

Ndërkaq, Sllavisha Petkoviq e quan të vonuar strategjinë për integrimin e veriut. Sipas tij, aty ku ka nevojë që të vendoset rendi dhe ligji, kjo duhet të bëhet pa kompromis.

“Ligji duhet të jetë ligj dhe për vendosjen e tij nuk duhet bërë kompromise se a ka të bëjë kjo me veriun, jugun apo lindjen. Kjo është e parëndësishme. Ligji duhet të vendoset në tërë territorin e Kosovës dhe ai duhet të jetë i njëjtë për të gjithë”.

“Por, çdo çështjeje të vonuar ose lëshimi, çfarë është rasti me veriun e Kosovës, duhet zgjidhur me shumë kujdes dhe me konsultime”, thotë Petkoviq, për të shtuar se lidhur me këtë strategji nuk janë konsultuar serbët e Kosovës dhe kjo i bën ata që ta shikojnë me skepticizëm realizimin e saj.

Ndryshe, lidhur me deklaratën e ministrit serb, Bogdanoviq, se nuk duhet pranuar insistimet për shuarjen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, zonja Trajkoviq thotë se këto institucione janë rezultat i mospranimit të shqiptarëve, menjëherë pas luftës, që të punojnë bashkërisht me serbët.

Sipas saj, te serbët tash ekziston mosbesimi ndaj institucioneve, në të cilat shqiptarët janë shumicë. Por, siç thotë Trajkoviq, duhet kërkuar një zgjidhje lidhur me këtë problem.

“Unë mendoj se veriu i Kosovës duhet ta ketë një status special, që unë e quaj distrikt, i cili në fakt do të ishte një hapësirë, e cila, në një mënyrë, do të pajtonte shtetin e Serbisë dhe institucionet në Prishtinë. Kjo hapësirë do të ishte urë e bashkëpunimit, e jo urë që nxit kundërshtime dhe shkatërrime”, thotë Trajkoviq.

Por, Sllavisha Petkoviq vlerëson se të ashtuquajturat institucione serbe në Kosovë, ndryshe nga më parë, tani janë më tepër burim i problemeve sesa i zgjidhjeve për serbët e Kosovës.

“Aktualisht, të ashtuquajturat institucione të Serbisë në Kosovë më shumë i krijojnë probleme bashkësisë serbe, sesa që i bëjnë diçka të mirë. Ato nuk janë funksionale, por shërbejnë që një numër i njerëzve të ketë ndoshta disa privilegje dhe disa paga. Por, numri i këtyre njerëzve është shumë i vogël në krahasim me numrin e përgjithshëm të serbëve që jetojnë në Kosovë”, shprehet Petkoviq.

Sipas tij, as Prishtina nuk ka qenë mjaft aktive që t’i zëvendësojë institucionet e Serbisë dhe nuk u ka ofruar serbëve ndonjë zgjidhje lidhur me këtë situatë.

Sidoqoftë, zyrtarët e Qeverisë në Serbi kanë deklaruar se nuk kanë ndonjë kundër- strategji përballë strategjisë së Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe të Qeverisë së Kosovës për veriun.

Rada Trajkoviq thotë se veprimi i tillë i Beogradit mund të nxisë dyshime se ai është i orientuar kah ndarja e Kosovës.

“Dikush do të mund të thoshte se Beogradi po shkon në drejtim të ndarjes së Kosovës, gjë të cilën unë nuk e besoj. Thjesht, Beogradi nuk ka guxim që ta thotë atë që është reale”.

“Kjo është mungesë e guximit dhe jo mungesë e perceptimit se çka po ndodh në të vërtetë dhe çfarë duhet të jetë zgjidhja normale, e cila do të udhëhiqte drejt stabilitetit të rajonit”, përfundon Trajkoviq.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi