Salsiçja ia thyen dhëmbin, merr dëmshpërblim
3 posters
Faqja 1 e 1
Salsiçja ia thyen dhëmbin, merr dëmshpërblim
Drejtësia ka kërkuar nga “Jean Caby”, fabrika për përpunimin e produkteve të mishit, që një personi nga Reims, në verilindje të Parisit, t’i japë 4.700 euro dëmshpërblim, meqë ky i fundit kishte thyer një dhëmb teksa po hante një salsiçe të kësaj marke të njohur.
Në shkurt 2008, një klient i markës “Jean Caby” kafshon një salsiçe, në të cilën ishte një copë kuarci rreth tre milimetra e madhe, duke thyer kështu një dhëmb. Me shokun e tij i pranishëm teksa po drekonin, ai vendos ta çojë çështjen në gjykatë.
Gjykata më pas urdhëron bërjen e një ekspertize, e cila konfirmon se dhëmbi është thyer nga pjesëza e kuarcit. Kështu që, gjykata të hënën e ka dënuar prodhuesin “Jean Caby” me një dëmshpërblim prej 4.700 eurosh, të cilat do t’i marrë viktima.“Klienti im kishte pësuar edhe një dëmtim estetik. Për këtë arsye, ai është detyruar të bëjë protezë dhe kjo i ka kushtuar. Fajtor për këtë ishte salsiçja”, ka thënë Emmanuel Ludo, avokati i viktimës së salsiçes.Ndërsa, shoqëria ”Jean Caby” ka njoftuar se do të apelojë ndaj këtij vendimi.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Salsiçja ia thyen dhëmbin, merr dëmshpërblim
vaj hallit po ti kish thyer te tera 36x4700 sa bejne hahaha milionere njera
Re: Salsiçja ia thyen dhëmbin, merr dëmshpërblim
Mire kan bere qe i kan thene deshperblim.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Pastruesja merr demshperblim 10000 euro, u pengua te shtupa
» Pas 33 vitesh ia nxoren dhembin nga veshi
» Permbytjet, asnje demshperblim
» Greqia, nesër gjyq për dëmshpërblim nga Gjermania
» Bombaj: Enxhi me shau “pedofil”, dua 10 mln lekë dëmshpërblim

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi