Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cilet janë këngëtarët më konkurent në muzikën shqiptare ? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cilet janë këngëtarët më konkurent në muzikën shqiptare ? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cilet janë këngëtarët më konkurent në muzikën shqiptare ?

2 posters

Shko poshtë

Cilet janë këngëtarët më konkurent në muzikën shqiptare ? Empty Cilet janë këngëtarët më konkurent në muzikën shqiptare ?

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 31 Dec 2011 - 14:13

Mesa duket, këngëtaret e rivalizojnë njëri tjetrin jo vetëm në skenë, por edhe në forma të tjera mediatike sikurse mund të përmendim me bindje edhe valet radiofonike, ku këngëtarë me këngë të ndryshme, konkurojnë njëri tjetrin për përkrahjen që kanë në saj të fansave të tyre. Diçka e tillë ndodh edhe në frekuencën dashamirëse për të gjithë, 89.8 FM, ku përcillet muzika më e bukur, por njëkohësisht një frekuencë ku vetë publiku i cilëson këngët si të pëlqyeshme apo jo. Në larmishmërinë e programacioneve në dispozicion të dashamirësve të valëve radiofonike dhe komunikimit nëpërmjet tyre, vlen të përmendim një format programi shumë interesant. Bëhet fjalë pikërisht për programin “Top 20”, ku janë plot 20 këngëtarë që cilësohen si këngëtarët më të kërkuar dhe të vlerësuar, duke marrë në konsideratë vetëm suportin e publikut dhe përkrahësve të tyre. Në mënyrë te vazhdueshme, me shumë energji dhe këmbëngulje, persona të thjeshtë japin votën për këngëtarin e tyre të preferuar në transmetime të drejtperdrejta dhe këto vota, akumulohen dhe konvertohen në pozicione klasifikimi në këtë program. Është shumë i rëndësishëm fakti se adhuruesit e muzikës shqiptare, janë gjithmonë të gatshëm për të suportuar personazhet e tyre të preferuar në të gjitha format, siç ndodh edhe ne radio. Votat e tyre kanë peshë të konsiderueshme, pasi dhe nje votë e vetme bën diferencën e këngëtarëve me njëri tjetrin. Nga java në javë dinamizmi i këngëve është vërtetë i larmishëm, sikurse edhe vetë hyrjet në këtë format radiofonik, janë po aq të shumta në numër. Ajo çka vlen të përmendet, është lëvizja dhe spostimi i herë pas hershëm që u ndodh këngëtarëve më këngët e tyre përfaqësuse, duke krijuar kështu një mungesë ekuilibri të pozicioneve klasifikuese. I vetmi pozicion stabël deri më tani, në plot 35 jave, është vendi i parë i kryesuar prej kaq javësh nga Eni Koçi & Noizy të cilët, javë pas javë kanë akumuluar një numër të konsiderueshëm votash për të qënë kryesues. Gjithsesi, mesa duket rivaliteti është shtuar ndjeshëm më hyrjet e reja në Top 20. Javën e fundit, në pozicionin e dyte është renditur Flori Mumajesi si një hyrje e re, të cilin e ndanin 3 vota nga vëndi i parë në këtë klasifikim. E çuditshmja qëndron në faktin se kënga përfaqësuese e Florit në këtë pozicion nuk është kënga “Tallava”, e cila në fillesat e lançimit të saj pati një bujë të madhe, por është një tjëtër këngë me titullin “Dashuria” që publiku e ka pëlqyer më shumë dhe e ka votuar vazhdimisht atë. Ndoshta dëgjuesit e frekuencës tonë janë të ndjeshëm dhe i përjetojnë më tepër këngët më fabul emocionale, ose gjithmonë këngët e reja lënë paksa në hije këngët e vjetra, pavarësisht faktit se ato dikur kanë qënë shumë të pëlqyeshme. Ndërkohë, paralelisht edhe disa hyrje të reja kanë rezultuar të jenë të pëlqyeshme ku mund të përmendim këngët” Sonte më dhemb zemra “ si bashkëpunim i Çiljetës & Vansit, ose “ Çmenduri” e kënduar nga Devis Xherahu, të cilët në dy javët e fundit janë renditur në pozicione 2-të dhe të 3-të. Në 20 këngëtarët më të votuar gjatë javës, ka disa prej tyre që janë në mënyrë të vazhdueshmë pjesë e “Top 20”, sikurse ka edhe prej tyre që nga java në javë, kanë luhatje në klasifikim, madje në raste të veçanta, ata spostohen farë nga lista e këngëtarëve më të votuar nga vetë degjuesit, duke ndjerë kështu rivalitetin e hyrjeve të reja. Ndër emrat që nuk janë konstantë në këtë listë mund të përmendim Teuta Selimin, Bleron, edhe disa emra të tjerë që nuk paraqesin qëndrueshmëri në GM Radio. Ndërkohë, paralelisht ka këngëtarë që gjithmonë janë pjesë në këtë listë, madje si rivalë shumë të fortë në raport me këngëtarë të tjerë, që mund të jënë hyrje të reja në këtë kategori. Meqënëse jemi tek hyrjet e reja, javën e fundit na ranë në sy Adela & Bjordi si edhe Jonida Maliqi, si prurje të reja të këngëtarëve më të votuar, të cilët në saj të suportit të publikut, janë tashmë pjesë e Top 20, duke shpresuar të rezistojnë sa më gjatë në kohë. Gjithçka ndryshon në saj të votave të publikut në GM Radio, që janë gjithmonë kritikë dhe vlerësues të mirëfilltë të këngëve të bukura shqiptare…
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cilet janë këngëtarët më konkurent në muzikën shqiptare ? Empty Re: Cilet janë këngëtarët më konkurent në muzikën shqiptare ?

Mesazh nga Anakonda Wed 29 Feb 2012 - 18:52

Dafina Zeqiri eshte me njishja ua kalon te gjithave,edhe zajmina nuk mbetet pas sa per te tjerat jan vec per numer.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi