Rona Nishliu prezanton Shqipërinë në Eurovision 2012
2 posters
Faqja 1 e 1
Rona Nishliu prezanton Shqipërinë në Eurovision 2012
Pas një performance jashtëzakonisht të shkëlqyer, këngëtarja Rona Nishliu ka rrëmbyer çmimin e parë në Festivalin e 50-të të Këngës, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në kompeticionin e muzikës europiane Eurovision Song Contest.Këngëtarja kosovare Rona Nishliu do të “qajë” edhe në Azejrbaxhan. Në këtë vend ku do të mbahet Festivali i 57 i Këngës Evropiane, këngëtarja Rona Nishliu do të përfaqësoj Shqipërinë me këngën “Suus”, që fjalinë kryesore e ka “Më lërni të qaj”.
Këngëtarja ka qenë fituese edhe e çmimit për ‘Interpretimin më të Mirë’. Ajo ka falënderuar publikun për pritjen dhe orkestrën. “Faleminderit shumë”, ka thënë Rona e cila është parë shumë e emocionuar.
Vendin e dytë e ka zënë Elton Deda me këngën ‘Kristal’ dhe të tretin Sajmir Braho me këngën “Ajër”.
Gjatë festivalit të këngës janë dhënë edhe disa çmime të tjera.
-Sokol Marsi ka fituar për këngën “Kristal” ka fituar çmimin për Tekstin më të Mirë. “Faleminderit për vlerësimin e veçantë. Vlerësimi për krijimtarinë time është një shtysë për çmime të reja”, ka thënë Marsi.
-Kënga “Mijëra Vjet” e kompozuar nga Endri Sina ka fituar çmimin për “Melodia më e mirë”. “Falënderoj jurinë dhe përshëndes publikun për pritjen”, ka thënë ai.
-Çmimi i kritikës i është dhënë këngës “Jeta ime” e kënduar nga Frederik Ndoci së bashku me motrat e tij. Gjatë spektaklit ai është shprehur se do të jetë gjithmonë pjesë e festivalit.
-Çmimi “Orkestracioni më i mirë” i ka takuar këngës “Vlen sa një jetë” orkestruar nga Klodian Cafoku, i cili ka shprehur falënderim për orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar.
“Falënderoj këtë orkestër të mrekullueshme pasi notat e mia të shkruara nuk do të mund të hidheshin në dritë pa performancën e tyre”, ka thënë Klodiani.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Rona Nishliu prezanton Shqipërinë në Eurovision 2012
Shpresoj qe te dali sa m,e mire dhe ta prezantoje sa me mire vendin tone.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Rona Nishliu kualifikohet ne finalen e Eurovision
» Rona Nishliu: Nuk jam në festival për Eurosongun
» VIDEO – Eurovision 2012, publikohet videoklipi i këngës së Shqipërisë, Suus
» Rona Nishliu, pëlqehet stili i saj vërtetë
» Morena Taraku përfaqëson Shqipërinë në “Miss World 2012”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi