Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Beatrix Ramosaj duet me Anxhelinën dhe Argjentinën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Beatrix Ramosaj duet me Anxhelinën dhe Argjentinën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beatrix Ramosaj duet me Anxhelinën dhe Argjentinën

2 posters

Shko poshtë

Beatrix Ramosaj duet me Anxhelinën dhe Argjentinën Empty Beatrix Ramosaj duet me Anxhelinën dhe Argjentinën

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 2 Jan 2012 - 10:30

Beatrix Ramosaj rrëfen për klipin e ri, një bash këpunim me kushërirat e saj, detaje të tjera rreth produksionit dhe planet e ardhme për një koncert…përsëri tresh. Megjithatë bukuroshja e fisit Ramosaj ka ndarë edhe shumë detaje të tjera në këtë prag festash…Qarkullon në formë thashethemi lajmi për një bashkëpunim mes tre kushërirash. Do të publikosh vërtet një këngë me Anxhelinën dhe Argjentinën?Po është e vërtetë që së shpejti ne të treja do të dalim me një këngë të re. Prej kohësh kishim qejf ta realizonim një projekt të tillë dhe më në fund erdhi koha. Kënga është produksion i Nesti Dukës, i cili ka bërë muzikën dhe tekstin. Është një këngë RnB por megjithëse do të jemi të treja, secila do të ketë mundësinë të shfaqë karakterin e vet.
Secila do të jetë në karakterin e vet? Çdo të thotë kjo?
Kjo do të thotë që njerëzit do të na shohin ndryshe ku secila do të tregojë menyrën e vet të të kënduarit.
Ku dalloni nga njëra-tjetra? E kam fjalën përsa i takon ndryshimeve profesionale e që kanë lidhje me muzikën?
Fillimisht dua të të tregoj si ndryshojmë nga ana e karakterit e pastaj të të shpjegoj edhe ndryshimet përsa i takon muzikës. Argjentina është kushërira më e ndrojtur nga ne të tria, Anxhelina është padiskutim më shkathëta, kurse unë jam një miks mes të dyjave. Jam e qetë si Argjentina dhe ndonjëherë bëhem shpejt gjaknxehtë si Anxhelina. Përsa i takon ndryshimeve që na dallojnë në muzikë e që duket edhe në përzgjedhjen e materialeve janë: Argjentina preferon më shumë muzikën e qetë dhe baladat dhe e gjen më shumë veten te baladat. Anxhelina preferon më shumë RnB. Kurse unë i pëlqej të gjitha rrymat muzikore pa përjashtim. Pëlqej muzikën RnB, pop, baladat dhe po kaq shumë e gjej veten edhe te muzika klasike. Madje mund të them që muzika klasike është pjesë e imja dhe nuk rri dot pa dëgjuar muzikë klasike.
Kjo po që është diçka interesante…
Nuk ka asgjë për t’u çuditur. Unë vazhdoj shkollën për kanto ku studioj muzikë klasike. Domosdo që e adhuroj muzikën klasike. Kam kënduar muzikë klasike.
Kur ka ndodhur kjo?
Para një viti “Liceu artistik” ku unë studioj dhe “Akademia e Arteve” organizuan një aktivitet në “Teatrin e Operas dhe Baletit” me pjesë të muzikës klasike. Unë këndova serenatën e Shubertit.
Më thuaj disa pjesë nga muzika klasike që i ke të preferuara.
Janë kaq shumë sa nuk di nga t’ia nis. Pëlqej shumë Serentat e Shubertit, disa pjesë të Vivaldit, veprat e Bethoven janë të shkëlqyera…
Ti rikthehemi edhe njëherë treshes së kushërirave. E keni vënë re që njerëzit ju marrin si “paketë” dhe jo individualisht. Përshembull dilni treshe nëpër kopertina revistash, jepni intervista treshe. Kjo gjë zakonisht ndodh me dy motra ose një çift të njohur. Bashkë me tezen tuaj, Albërie Hadërgjonaj më kujtoni pak familjen më të famshme të show biz-it në Amerikë “Kardashianët”…
Është e vërtetë. Në fakt, ne jemi treshja e vetme e kushërirave këngëtare dhe përveçse jemi shumë të talentuara jemi edhe shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Kjo lidhja jonë mesa duket vlerësohet në show biz. Por nga ana tjetër edhe ne kemi dashur që një gjë e tillë të ndodhë. Kur jemi bashkë ne ndihemi shumë të forta. Përveç bashkëpunimee të tilla siç janë këngët, klipet apo edhe intervistat, ndoshta në të ardhmen do të japim koncerte bashkë. Pse jo, meqë jemi kushërira ç’të keqe ka të këndojmë me njëra-tjetrën. Për të krijuar këtë lloj uniteti mes nesh ka ndikuar edhe tezja, Albërija e cila na rri gjithmonë afër. Më tepër ka qenë ideja e tezes për të krijuar këtë treshe pastaj edhe ne na pëlqeu dhe më në fund kjo ëndërr për të kënduar së bashku u bë realitet.
Beatrix ke vetëm një vit karrierë dhe mund të thuhet që suksesi yt ka ecur me hapa galopantë. A ishe e përgatitur për këtë sukses, je trembur ndonjëherë sepse gjërat po të vinin shumë shpejt?
Nuk jam trembur asnjëherë. Unë që herën e parë që kam dalë në skenë ndihesha sikur kisha qenë dhe herë të tjera. Sa herë dal në skënë e bëj me pasion, e adhuroj punën që bëj, e adhuroj skenën dhe publiku është i ndjeshëm ndaj kësaj gjëje. Për këtë arsye ndoshta kam pasur edhe një sukses të shpejtë. Megjithatë, unë nuk dua të ngutem dhe nuk dehem nga suksesi. Jam në këmbë në tokë. Dua të eci ngadalë dhe kur të arrij në majë do të mundohem të qëndroj aty lart dhe besoj kjo do të jetë sfida më e madhe. Është e vërtetë që kam vetëm një vit në skenë. Zyrtarisht e kurorëzova vitin e parë me pjesëmarrjen time të dytë në edicionin e sivjetshëm të “Kënga magjike” ku për fat të keq kënga ime nuk hyri në finale.
U mërzite për këtë gjë?
Sigurisht! Kush nuk do të mërzitej. Mua kënga ime më pëlqeu shumë, por pak a shumë e parandieja që nuk do të hyja në finale. Dihet si shkoi puna e votimit të këngëve, por nga ana tjetër kishte shumë prurje të mira këngësh dhe shumë këngëtarë me emër ndaj eleminimi nuk më erdhi i papritur.
Cilën këngë pëlqeve më shumë?
Këngën e tezes time e pëlqeva shumë. Ndoshta, ngaqë e kisha dëgjuar shumë shpesh e më ishte rrahur veshi dhe për këtë arsye më vinte natyrshëm ta pëlqeja më shumë se të tjerat. Këngë të tjera që më pëlqyen ishin ajo e Big Bastës dhe Angelos, veçanërisht kënga fituese e Redon Makashit. Mund të them që është hera e parë në jetën time që bie plotësisht dakort me çmimin e parë që jepet në një festival.
Ti ke bashkëpunuar edhe herë të tjera me Big Bastën, do të kesh ndonjë bashkëpunim të ri me të?
Po. Sa shpejt përhapen lajmet (qesh). Kam vetëm një javë që kam marrë një këngë të tij. Para pak kohësh isha në studion e tij ku mes disa propozimeve unë zgjodha këtë këngë me të cilën po punoj e që do ta publikoj edhe me klip. Besoj klipi do të jetë gati në ditët e para të janarit të vitit tjetër.
Big Basta dhe Stine janë producentë të cilët bëjnë muzikë rrep dhe RnB. Pse ke zgjdhur të bashkëpunosh vetëm me kompozitorë që lëvrojnë këtë zhanër muzikor?
Kam bashkëpunuar që në fillim me ta dhe jam shumë e kënaqur nga të dy. Kanë një përgjegjësi të madhe në punë dhe është e lehtë të punosh me ta. Bigu ka punuar shumë mirë së fundmi dhe ka sjellë materiale që mua më kanë pëlqyer shumë. Pastaj unë jam lançuar me muzikën RnB dhe ndihem rehat në këtë rrymë, por kjo nuk do të thotë që do të këndoj vetëm RnB. Do të më shihni edhe në rock baladë, ndoshta edhe në rock pse jo. (Qesh)
Për momentin cila është këngëtarja jote shqiptare e preferuar?
Rita ora.
Pak më shqiptare nuk gjeje?
Për momentin më pëlqen Elvana Gjata.
E ndjen konkurrencën mes këngëtareve të reja?
Sigurisht sepse janë shtuar këngëtaret e reja, por konkurrenca është e mirë sepse rrit cilësinë.
Ti sa të aftë e ndjen veten brenda kësaj konkurrence?
Besoj se për një vit unë kam ecur shumë mirë duke u krahasur me disa këngëtare të tjera. Por, si këngëtare e re që jam dua të jap edhe më shumë.
Edhe koncertet të janë shtuar dhe besoj se ky është një nga treguesit e progresit në karrierën e një këngëtareje të re?
Po, kam qenë shumë aktive nëpër koncerte. Unë këndoj live dhe kjo është një arsye më shumë që më ftojnë gjithnjë e më shumë nëpër koncrte brenda dhe jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Kosovë.
Po pagesat janë rritur?
Normalisht që janë rritur dhe paguhem shumë mirë për një artiste të re. Për më tepër theksoj unë jam një këngëtare që këndoj live dhe jo me play back. Kudo ku shkoj, këndoj live.
/Bluetooth/
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Beatrix Ramosaj duet me Anxhelinën dhe Argjentinën Empty Re: Beatrix Ramosaj duet me Anxhelinën dhe Argjentinën

Mesazh nga Anakonda Wed 29 Feb 2012 - 18:37

Po e pres me padurim ket kenge pasi jane njera me e mire se tjetra.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi