Argjentina Ramosaj: Nuk po nxjerr këngëtaret e tjera “jashtë loje”
4 posters
Faqja 1 e 1
Argjentina Ramosaj: Nuk po nxjerr këngëtaret e tjera “jashtë loje”
Këngëtarja që në fare pak kohë arriti t’u “marrë” koncertet kolegëve të saj, flet për planet për të hyrë në botën e muzikës ndërkombëtare, ndërkohë që thotë se për momentin nuk ka plan të martohet...Që kur hodhi të treg këngën e saj të parë me klip, “Shpirt i mbytur”, të gjitha gjasat ishin që këngëtarja me emrin e veçantë Argjentina, do të bëhej e suksesshme. Veç talentit dhe performancës skenike, ajo është mbesa e Albërie Hadërgjonajt, ndërsa i ati i saj, Avdi Ramosaj, ka qenë gjithashtu një këngëtar i njohur në Kosovë. “Jam rritur mes muzikantësh dhe rrjedha e rrugës sime natyrshëm shkoi në këtë drejtim”, ka thënë 20-vjeçarja, që lëvron kryesisht gjininë pop-rock dhe që studion për Dizajn dhe Fotografi në Holandë, ku edhe është rritur. Kështu që ajo nuk kaloi pa rënë në sy me këngën e saj të parë, që i hapi shpejt dyert e suksesit. Argjentina, e cila në vitin 2008 ka marrë pjesë edhe në “Miss Holanda”, në fakt është konsideruar krahas disa emrave të rinj të talentuar, si një nga sukseset në muzikën shqiptare për vitin 2010 (madje ftesat për koncerte janë shtuar kaq shumë kohëve të fundit, aq sa thuhet se ajo po nxjerr “jashtë loje” disa këngëtare të tjera, që kanë qenë shumë më të njohura se 20-vjeçarja). Vijoi më pas me këngën “Tip”, “Jeta vazhdon”, ndërsa me këngën “Engjëjt qajnë”, rrëmbeu çmimin “Magjia e Parë” në festivalin e përvitshëm “Kënga Magjike”. Aktualisht po punon me Enis Preshevën për këngën e saj më të re “Perfekte”, të cilën do ta lançojë shumë shpejt edhe me klip, ndërsa si vajzë ambicioze që është, synon pse jo edhe tregun ndërkombëtar të muzikës. Për këtë qëllim po punon me producentin Mic Kroun për këngën në anglisht “Poll the dice” që do të lançohet në Holandë. Interesant është fakti, se pavarësisht pamjes së lakmuar dhe seksi që ka, ajo ka bërë me qindra e qindra fansa për vete me thjeshtësinë e saj, larg ekstravagancës që ofrojnë shpesh televizionet muzikore në vendin tonë. Por, veç muzikës, a ka ndonjë plan tjetër në axhendën e Argjentinës për këtë vit? Si psh, martesë në sfond?! Këngëtarja përgjigjet shkurt dhe prerë: jo, ndërkohë që e pyetur se është xheloze për Valonin (të fejuarin) dhe anasjelltas, ja sesi shprehet ajo: “Asnjëri prej nesh nuk është xheloz, përkundrazi kemi mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin. Dashuria jonë është më e fortë se çdo gjë”!
Argjentina, këto ditë ti lançon klipin tënd më të ri, të këngës “Perfekt”. Kësaj radhe vjen me elektro-pop, apo jo?
Në fakt, këto ditë do të lançoj këngën “Perfekt”, të zhanrit elektro-pop, por jo videoklipin. Më saktë, kënga është lançuar në koncertin e mbajtur më datën 17 shkurt në Prizren, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më pas më 18 shkurt në Tiranë dhe 19 shkurt në Prishtinë. Ndërsa videoklipi do të lançohet nga muaji prill besoj, nëse gjërat do të shkojnë siç i kemi parashikuar.
Perfekte? A mos vallë të dedikohet ty?
Jo, nuk bëhet fjalë për mua. Në fakt, kënga “Perfekt” i kushtohet një mashkulli, që në sytë dhe mendjen e një femre që e dashuron është perfekt. Kështu që çdo gjë që bën ai, është atraktive dhe tërheqëse.
Kësaj radhe me Big Bastën, jo me Flori Mumajesin?
Kënga është kompozuar nga Enis Presheva, tekstin e ka bërë Big Basta, me të cilët kam gjithashtu bashkëpunime të shpeshta.
Si e konsideron faktin, që shumë media e kritikë të kanë cilësuar si një nga prurjet kryesore muzikore për vitin 2010?
Ndihem shumë e lumtur dhe e nderuar, që kam pasur fatin dhe mundësinë të shpreh talentin tim dhe faleminderit shumë për mirënjohjen dhe përkrahjen, të gjithëve atyre që më kanë mbështetur.
Për disa kohë ti ke ushtruar edhe modelimin. A nuk mendon se do ishe më e famshme dhe më e pasur si modele?
Ndoshta, por të kënduarit e kam pasion, që kur kam qenë e vogël dhe është diçka që dua të realizoj momentalisht.
Përveç zërit dhe performancës në pamjen tënde, çfarë mendon se pëlqejnë më shumë fansat? Cila mendon se është pika jote e fortë, përsa i takon anës fizike?
Unë mendoj që fytyra dhe flokët më bëjnë me të veçantë dhe më të pëlqyer te fansat.
Për ty është shkruar gjithashtu, se po u “merr” koncertet këngëtareve të tjera, më të vjetra se ty, duke i nxjerrë në njëfarë mënyre, jashtë loje? Sa të vërteta ka në këtë mes, sepse me thënë të drejtën, të kemi parë shumë të angazhuar me koncerte…
Unë mendoj që nuk po e nxjerr jashtë loje askënd. Çdo këngëtare/artist ka mënyrën dhe stilin e vet për të arritur dhe realizuar diçka. Unë kam respekt dhe admirim për të gjithë dhe i kam miq të mirë.
Në fakt, si i ke marrëdhëniet me këngëtaret e tjera kolege, si Adelina, Zanfina, Genta, Duffy, Nora, Vesa, sepse jo rrallëherë dëgjojmë për sherre…
Unë deri më tani kam vetëm eksperienca pozitive. Kam ndërtuar një shoqëri shumë të mirë me shumë këngëtare dhe këngëtarë/artistë dhe vlen të përmend, se më kanë pritur shumë mirë në mesin e tyre. U jam me të vërtetë mirënjohëse.
Gjithë ky sukses… çfarë thotë i fejuari yt, Valoni, është i lumtur apo edhe ndopak xheloz, sepse ke edhe shumë fansa meshkuj, apo jo? A mos vallë je ti më shumë xheloze se ai, psh, kur kalon ndonjë femër në rrugë dhe e shikon?
Jo, asnjëri prej nesh nuk është xheloz, përkundrazi kemi mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin. Dashuria jonë është më e fortë se çdo gjë.
Pra, a mund të themi se xhelozia nuk bën pjesë në fjalorin tënd?
Po.
Veç skenës muzikore shqiptare, a synon arenën ndërkombëtare si shumë këngëtare të tjera?
Aktualisht po punoj me një producent të njohur. Mic Kroun, me të cilin kam bërë një këngë në anglisht që titullohet “Poll the dice”. Mendojmë ta lançojmë në Holandë.
Meqenëse jemi te Valoni. A është ai mashkulli perfekt, si ai te kënga jote më e re?
Po, e kam thënë edhe më parë, Valoni është perfekt për mua. Kam në krah mashkullin perfekt.
Argjentina, ju jeni si fis femra shumë të bukura. A xhelozoheni me kushërirat, Beatrix, Anxhelina etj. Ku qëndron e veçanta e secilës prej jush?
As që bëhet fjalë për xhelozi mes nesh, përkundrazi ne kemi marrëdhënie dhe lidhje shumë të forta dhe të sinqerta. E duam njëra-tjetrën si motra dhe pa prapavijë, duke qenë të lira të sugjerojmë dhe mësojmë njëra-tjetrën. Nuk di të them se cilat janë veçantitë tonë, këtë do ua lija ta vlerësojnë më mirë të tjerët.
Së fundmi, a ke me Valonin ndonjë plan për martesë së afërmi?
Jo.
Ju të dy së fundmi jeni zhvendosur në Prizren apo jo, duke e lënë Holandën për pak kohë?
Po, Valoni po investon për një biznes në Prizren, që synon ta shtrijë edhe në vende të tjera të Ballkanit. Ndërkohë që unë merrem me muzikën dhe po mendoj të nis studimet, ndoshta në Akademinë e Arteve në Tiranë. Megjithatë të shohim.
Intervistoi: Fjoralba Shahaj

Re: Argjentina Ramosaj: Nuk po nxjerr këngëtaret e tjera “jashtë loje”
yll eshte, por e fejuar edhe kjo... :sa inattttt:
sa pa fat qe jemi.. 00027003
P.s. "Unë mendoj që fytyra dhe flokët më bëjnë me të veçantë dhe më të pëlqyer te fansat." - ktu ja ka fut nje cik si kot.. kam prova per kete. 00027003

Leo_uk- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5977
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha : 46
Re: Argjentina Ramosaj: Nuk po nxjerr këngëtaret e tjera “jashtë loje”
Leo_uk Ka Motra Kjo Edhe Me te bukur Se Vete eshte Motra e saj Singel eshte
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Argjentina Ramosaj: Nuk po nxjerr këngëtaret e tjera “jashtë loje”
EmoNa shkruajti: Leo_uk Ka Motra Kjo Edhe Me te bukur Se Vete eshte Motra e saj Singel eshte
do zoti je tin motra e saj single se t'martoj brenda javes... e preva bileten per Kosove.. 432965
Leo_uk- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5977
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha : 46
Re: Argjentina Ramosaj: Nuk po nxjerr këngëtaret e tjera “jashtë loje”
Leo_uk shkruajti:EmoNa shkruajti: Leo_uk Ka Motra Kjo Edhe Me te bukur Se Vete eshte Motra e saj Singel eshte
do zoti je tin motra e saj single se t'martoj brenda javes... e preva bileten per Kosove..
Leo_Uk Kam frike se S'jom Vdes Kjo Me Kon Motra Ime...
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Argjentina Ramosaj: Nuk po nxjerr këngëtaret e tjera “jashtë loje”
nglem pa martu Emona.. na le beqar.. 00027003
Leo_uk- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5977
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha : 46
Re: Argjentina Ramosaj: Nuk po nxjerr këngëtaret e tjera “jashtë loje”
Leo_uk shkruajti:nglem pa martu Emona.. na le beqar..
Hihihi Pse Mo Ka goca Plot ... Vetem Kerkoje edhe i gjen!
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Argjentina Ramosaj: Nuk po nxjerr këngëtaret e tjera “jashtë loje”
moj po del ti jo te tjerat.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Argjentina Ramosaj ndahet nga i fejuari
» Zvicër: Adelina nxjerr jashtë serben
» Argjentina e shiut dhe e diellit (audio)
» Beatrix Ramosaj konkuron tek “X Factor”?
» Beatrix Ramosaj duet me Anxhelinën dhe Argjentinën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi