Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Alfred Kaçinari: Eurovizioni? S’mund të pretendojmë fitoren People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Alfred Kaçinari: Eurovizioni? S’mund të pretendojmë fitoren People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alfred Kaçinari: Eurovizioni? S’mund të pretendojmë fitoren

2 posters

Shko poshtë

Alfred Kaçinari: Eurovizioni? S’mund të pretendojmë fitoren Empty Alfred Kaçinari: Eurovizioni? S’mund të pretendojmë fitoren

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 2 Jan 2012 - 10:48

Janë të njohura tashmë lidhjet e shumanëshme të kompozitorit Alfred Kaçinari me Radiotelevizionin shqiptar, jo vetëm si krijues, por edhe si organizator, orkestrues dhe administrator i punëve të muzikës.
Në Festivalin e 50-të jubilar të Këngës ai vjen, siç shprehet edhe vetë, me të njëjtin përkushtim; të njëjtat synime dhe të njëjtat përpjekje të shumë vjetëve me radhë, për të sjellë një veprimtari cilësore, konkuruese dhe evropiane, cilësime që kanë synuar breza të tërë kompozitorësh për të.Gjithsesi, në vend që të zgjatemi me përsiatje të tilla, le të mësojmë diçka nga goja e vetë kompozitorit, i cili, si gjithmonë tregohet i gatshëm e bashkëpunues në trajtimin e çështjeve tona.Zoti Kaçinari, a mund të na flisni pak për fillimet e lidhjeve tuaja me Festivalin e Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar?
Fillimet e mia… Unë kam filluar të kem me festivalin një marrëdhënie direkte në fund të viteve 80-të. Saktësisht nuk di ta them, por ndofta viti ’86, aty kam filluar të orkestroj e kam vazhduar për disa vite me radhë. Pastaj, me një këngë timen kam dalë në ’93, edhe pse punën në RTSH e kisha filluar në vitin 1992. Fillimisht kam filluar si redaktor i muzikës. Kjo lloj pune ka qenë shumë tërheqëse për njerëzit që kanë bërë punë të ngjashme me timen. Ketu ka qenë dhe epiqendra ku kultivohej dhe zhvillohej muzika e lehte shqiptare, e vetmja pikë referimi deri ne vitet 90-të, paktën. Veprimtaria kryesore atëhere ishte vetëm Festivali dhe ky lloj aktiviteti, ky lloj profilizimi, ky lloj specialiteti ishte nga nivelet më të larta të muzikës së lehtë shqiptare. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse unë pëlqeva ta filloj punën time si muzikant në këtë vend. Kuptohet, në vitet ’92-’93 rrogat mund të themi se ishin qesharake, e unë nuk vija në punë për shkak të rrogës, sepse nuk kisha aq shumë nevojë. Por gjithmonë, si ka qenë njeriu që do të jetë i lidhur me anën më të mirë të profesionit të vet, kjo ishte një mundësi për të pasur një të ardhme apo perspektivë të frytëshme. Kanë kaluar më shumë se 18 vjet që punoj këtu, dhe faktikisht kam lëvizur një kat më lart, në departamentin e programacionit, por gjithmonë këtu kam qenë. E meqenëse jam marrë nga afër me organizimin e festivalit, jam marrë me cilësinë e kryeredaktorit muzikor, të drejtorit artistik, konsulentit artistik, apo producentit muzikor, siç jam dhe këtë vit.
Nga çfarë keni përjetuar dhe nga çfarë keni parë tek të tjerët, si është zhvilluar festivali ndër vite? Të çfarë lloji kanë qenë prurjet e artistëve dhe si janë shfaqur risitë e tij?
Muzikalisht, ajo çfarë ndodh në festival ka dy aspekte: Njëra anë është zhvillimi i krijimtarisë muzikore dhe ana tjetër, zhvillimi interpretativ dhe ekzekutimi. Këto janë dy aspekte të ndryshme, por që kushtëzojnë njëra-tjetrën, d.m.th., nëse kemi një orkestër, një formacion orkestral standard, që di të luajë ose të interpretojë këngët e festivalit, sigurisht që ky formacion do të përjashtojë formacionet e tjera dhe të detyron që ti të mendosh pikërisht për të. Kjo ka anën e mirë, sepse interpretohet direkt dhe anën e saj të keqe, sepse të kushtëzon të menduarin. Këto janë aspektet që ndikojnë. Megjithatë, nuk mendoj që duhen parë bashkë, por duhet të kesh qetësinë që t’i ndash veçmas. Nëse flasim për kohën pas viteve ’90, zhvillimi i këngës shqiptare në idenë time është i ndarë në disa faza. Sigurisht, fillimi i viteve 90 ka qenë një faze kaotike në shumë aspekte, por dhe kënga ishte përballë një impakti të papritur përballë muzikës perëndimore, e cila ishte dhe vazhdon të jetë e pozicionuar me një kualitet shumë të lartë, ndërsa ajo çka ndodhi me këngën shqiptare ishte teknologjia e mendimit që shfaqej jashtë kohe dhe publiku, nga njëra anë dëgjonte muzikën më të mirë të huaj dhe nga ana tjetër, muzikën shqiptare, e cila, për hir të së vërtetës, ka qenë zhvilluar në mënyrë shumë modeste. Kjo ka qenë një fazë ku një pjesë e krijuesve, si të thuash, janë prirë nga format e plagjiaturave, siç ka dhe sot. Në atë periudhë ky diskutim është bërë matës, por ishte edhe diçka e justifikuar, sepse ishte e nevojshme të ndryshonte mënyra e të menduarit. Nuk mund të shkruhej më, ashtu siç shkruhej përpara viteve ’90. E sigurisht, gjëja e parë që të shkonte ndërmend ishte të merrje disa modele me që janë të gatshme e të suksesëshme. Kjo ndodhi derisa nga fundi i viteve ’90, secili prej krijuesve shkoi drejt krijimit të profilit të vet individual. Në gjithë botën kënga zhvillohet, kënga është një drejtim shumë i madh që ndahet në degëzimet më të vogla të stileve e rrymave dhe secila nga këto e ka një emër, kurse në rastin tonë, gjithmonë kemi pasur në këtë drejtim diçka pa emër. Para disa vitesh një italian më pyet: Çfarë stili janë këto këngë të kësaj periudhe? Dhe unë i them: Kjo është muzikë e lehtë. Ai më pa me habi. Pra, ai ka qenë një zhvillim, pa kuptim, por gjithsesi, e tillë ka qenë ajo periudhë. Kurse këngët e mëvonshme rezultuan të suksesshme, sepse më e pakta, janë duke imituar stilet më të suksesshme në botë. Tani, a ka probleme sot? Sigurisht që ka probleme, ka pasur e do të ketë gjithmonë. Por problemet janë relative, janë probleme që edhe mund t’i justifikosh. Janë probleme që lidhen me faktin e zhvillimit.
Kurse aspekti tjetër është shkalla e ekzekutimeve dhe interpretimeve: Festivali ka 10 vite që luhet pjesërisht me orkestër, d.m.th., kryesisht seksioni i harqeve, dhe pjesa tjetër ka qenë bazë e regjistruar. Kurse këtë vit do të bëhet kryesisht me orkestër. Është orkestër e përbërë prej 50 instrumentesh. Ka një seksion ritmik të përbërë prej 9 vetash: bateri, bas kitarrë, perkusion dhe piano. E pastaj, orkestra e harqeve dhe ajo e tunxhit. Do të jenë gjithashtu, edhe 5 vokalistë. Kjo është struktura, pak a shumë, e ndërtimit të orkestrës këtë vit. Sigurisht, ka edhe një grafik pune të veçantë, për të parashikuar çdo situatë që mund të dalë.
Kjo tradita e të kenduarit “live”, a është vërtet kaq e rëndësishme dhe a ka dhënë më parë rezultate që do ta tregonin këngën cilësisht të ndryshme e më të pëlqyeshme për publikun?
Po, sigurisht! Këndimi i drejtpërdrejtë krijon një situatë tjetër, krijon një gjendje tjetër emocionale, si tek ai që këndon, por dhe tek ai që dëgjon dhe është shumë i rëndësishëm. Festivalet ku këndohet “live” kondicionojnë ose përjashtojnë një pjesë këngëtarësh që nuk janë në gjendje të përballojnë, le të themi, së paku emocionalisht situata të tilla, për të mos thënë tërësisht. Por është e bukur, është diçka që ndodh në kohë reale. E këto që ndodhin në kohë reale, zakonisht rezultojnë me shumë sukses. Mbaj mend kohën kur edhe në Sanremo këndohej me shirit të inçizuar, pastaj kur këngëtarët ishin direkt dhe orkestra e incizuar. Ndërkohë u rikthye sërish orkestra “live”. E gjithë kjo nuk ka ndodhur për trillet e njërit apo të tjetrit, por ka ndodhur sepse zhvillimet teknologjike sollën rritjen e kërkesave dhe orkestra nuk mund të luante më, duke propozuar të njëjtin standart, si artistik edhe teknik, siç bëhej tek ne përpara viteve ’90. Kjo ka ndodhur sepse ka qenë një kualitet i papranueshëm. E si të thuash, jo tregu në kuptimin e marrëdhënies komerciale, por tregu në kuptimin e distribucionit, përhapjes së këngës, nuk mund të pranonte një nivel të tillë, dhe po ashtu, as kërkesat tona dhe as ato të publikut.
Sa i takon këngës që do të fitojë Festivalin e sivjetshëm, do të ruhet tradita e krijuar tashmë, e kompeticionit të saj në Eurovizion?
Po, sigurisht.
Po nëse kënga fituese nuk do të rezultojë aq e sukseshme dhe jo aq e përputhur me para-metrat europiane, a do ta zbehte kjo prestigjin e Festivalit, dhe a do ta vinte në diskutim pjesëmarrjen e përvitshme në eurovizion?
Pjesëmarja në Eurovizion është një e drejtë e RTSH. Eurosong-u nuk është festivali i popujve të Europës, është festival i organizuar nga organizata e Radiotelevizioneve Publike të Europës. Të marrësh pjesë aty duhet të jesh Radiotelevizion; duhet të jesh publik, duhet të jesh anëtar. Ne nuk kemi marrë pjesë për shumë vite, sepse nuk kemi qenë anëtar. Na u desh kërkesa për anëtarësim që kjo të ndodhte dhe tashmë, RTV shqiptar është anëtar i kësaj organizate, që ka të drejtën ta dërgojë këngën fituese në Eurosong. Nuk është aspak e drejta e shtetit shqiptar, por e RTSH. Duke pasur këto kredite është normale të marrësh pjesë në këtë kompeticion dhe një mënyrë është që pikërisht kënga fituese të shkojë atje. Tek pyetja juaj që, pse nuk dalim të parët ose, pse duhet të dalim në filan renditje, kjo s’ka pse të jetë, sepse në fund të fundit, pse duhet të dalim të parët? Ne jemi një nga vendet më të prapambetura të Europës, dhe nuk mund të pretendojmë të jemi më të zhvilluar në këtë këndvështrim. Megjithatë, unë mendoj që, edhe kështu siç kanë qenë klasifikimet, d.m.th., arritjet në Eurosong, ne duhet të jemi shumë të kënaqur. Fundja, asnjëherë nuk kemi dalë në vendet e fundit dhe çdo ngjitje mbi fundin është diçka që duhet të na gëzojë. E të jemi realist, nuk mund të pretendojmë të kalojmë nëpër disa vende që janë shumë më të avancuara; kanë kontribute të jashtëzakonshme muzikore. Por nga krahu tjetër, ajo që është e rëndësishme është që pjesëmarrja jonë atje, është normale. E unë mendoj se, të marrësh pjesë pa rënë në sy për keq, kjo është nje arritje e madhe. Pasi të kapim këtë, atëherë mund të shohim se çfarë mund të arrijmë tjetër.
Një pyetje tjetër që mendoj se do të ishte intersante për publikun e Festivalit: Cilat rryma do të dominojnë më tepër këtë vit?
Përgjithësisht, meqenëse luhet me orkestër “live”, ajo që pretendojmë është muzika “pop”, “pop-rock”, “baladë”, e të tjera. Këto janë më të shumta në numër, meqenëse orkestra të kondicionon edhe mënyrën e të menduarit dhe stilin.
A do të ketë këtë vit emra të njohur këngëtarësh, të cilët e kanë provuar prej kohësh që janë të parapëqyer e të mezipritur nga publiku?
Po, shumë janë emrat e njohur, por unë po citoj vetëm disa prej tyre: Bashkim Alibali, Frederik Ndoci, Bojken Lako, Endri dhe Stefi, Elton Deda, Rona Nishliu, Altin Goci, Kamela Islami, Samanta Karavello, Marsida Saraçi, Dr.Flori e shumë të tjerë.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Kaçinari: Eurovizioni? S’mund të pretendojmë fitoren Empty Re: Alfred Kaçinari: Eurovizioni? S’mund të pretendojmë fitoren

Mesazh nga Anakonda Wed 29 Feb 2012 - 18:34

Te uroj suksese dhe fitore............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi