Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
GJuha shqipe !! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
GJuha shqipe !! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GJuha shqipe !!

3 posters

Shko poshtë

GJuha shqipe !! Empty GJuha shqipe !!

Mesazh nga Vizitor Thu 5 Feb 2009 - 6:54

Gjuha Shqipe
Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjehësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar në vitin 1854.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjujë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indoiranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.
Origjina
Problemi i origjnës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës traka. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe ghuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Tezea e origjinës ilire te shqipertarëve është mbështetur nga albanolugu i mirënjohur austriak Johannas Georges von Hahn në veprën e tij Albanesische Stidien,publikuar më 1854
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.












window.google_render_ad();
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

GJuha shqipe !! Empty Re: GJuha shqipe !!

Mesazh nga Aristogata Wed 4 Nov 2009 - 12:56

porsi kanga e zogut te veres
qe vallzon 'nblerim te prillit
porsi i ambli fllad i eres
qe lmon gjijt e trandofillit
porsi vala e bregut te detit
por si gjama e rrufes zgjetare
por si ushtima e nje termeti
njashtu a gjuha jon shqiptare
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GJuha shqipe !! Empty Re: GJuha shqipe !!

Mesazh nga rezarta Mon 9 May 2011 - 17:16

faleminderit gjuha shqipe eshte nje nga gjuhet me te bukura ...kete me lart e mora per detyrat ese ne gjuhen shqipe
rezarta
rezarta
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : vlore
Postime Postime : 1
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GJuha shqipe !! Empty Re: GJuha shqipe !!

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 22:55

Ndonëse kanë kaluar gati katër decenie që nga koha kur u hartuan
rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe derisa gjuhëtarët nuk e
kanë parë të arsyeshme për t'i ndërruar ose ndryshuar ato, atëherë ne
jemi të obliguar që t'i përmbahemi atij kodi apo asaj norme që është
zyrtare dhe në fuqi.
Duke e marrë parasysh këtë fakt, sajuesit e
kësaj faqeje e panë të arsyeshme që në një rubrikë të caktuar të saj ta
skanojnë dhe ta botojnë librin "DREJTSHKRIMI I GJUHËS SHQIPE", pa ndryshime, ashtu siç ishte botuar më 1973 nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASHSH-së, për të gjithë të interesuarit, për dy arsye:

E para, që çdo lexues ta këtë mundësinë t´i shfletojë e t´i konsultojë
më lehtë e më shpejt sa herë që ai ka nevojë për to, dhe;
E dyta,
kemi parë se shkalla e zbatueshmërisë së tyre, sidomos në këto vitet e
fundit, në të gjitha treva shqiptare ku shkruhet e flitet shqip, ka
ngelur shumë prapa, për të mos thënë nën nivelin e duhur.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GJuha shqipe !! Empty Re: GJuha shqipe !!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi