Gjashtë këshilla për të gjetur punë
2 posters
Faqja 1 e 1
Gjashtë këshilla për të gjetur punë
Më poshtë keni disa këshilla për të gjetur punën e duhur: në kohë të mira apo të këqija, të publikuara nga gazeta Shekulli. Teknikat e shitjes Përgatituni gjatë një interviste në telefon apo intervistës së parë që të realizoni një “shitje 60-sekondëshe”, një përmbledhje me 4-5 fjali të biografisë dhe arritjeve tuaja. Kur ju thonë “më fol për veten, pse duhet të të punësoj?” duhet të keni një përmbledhje të ditur përmendësh se pse jeni i mirë për atë punë. Punoni në rrjetin tuaj Interneti nuk duhet të jetë një qëllim në vetvete për t’u punësuar, sidomos nëse bëhet fjalë për kompani të mëdha. Pyesni këdo që njihni nëse kanë lidhje me një punëdhënës të caktuar, në mënyrë që aplikimi juaj t’i shkojë atij drejtpërdrejt. Microsoft ka 100 000 aplikime pune në muaj, kështu që mund ta imagjinoni sa e lehtë është t’ju gjejnë edhe ju aty brenda Zgjeroni horizontin Merrni pjesë në takime profesionale që janë të ngjashme me profilin tuaj. Psh. megjithëse mund të jeni të specializuar në marketing, mund t’i shtoni njohurive tuaj edhe financën apo fusha të tjera që mund t’ju hyjnë në punë për aftësitë që keni. Kontrolloni aftësitë Megjithëse mund të mos keni kohën apo burimet financiare për një diplomë më të avancuar, mund të përmirësoni aftësitë tuaja duke u marrë me kurse të ndryshme. Gjithashtu mos harroni rastet e bashkëpunimit në vullnetarizma apo organizata jofitimprurëse Të dish sa vlen Edhe në kohë të këqija është gabim të kërkosh një punë më të ulët sesa vlen.Parase të pranoni një ofertë, komunikoni me dikë që e njeh mirë tregun për të vlerësuar nëse paga e ofruar është pikërisht ajo që ka lidhje me punën tuaj. Nuk është normale të merrni çdo gjë që judelpara. Do t’ju duhen 10 vjet punë që të arrini një pagë të favorshme. Përditshmëria Kur nisni të kërkoni punë, mos e bëni një ditë po dhe një ditë jo. Çdo ditë duhet të jetë dita juaj e kërkimit./koha/ Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Gjashtë këshilla për të gjetur punë
do mduhen ne te aardhmen kta kshilla
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Disa këshilla për të shmangur stresin në pune...
» Shiu është punë e Zotit, por mirëmbajtja, punë e njeriut"
» Sugjerime të thjeshta për të gjetur më shumë kohë ‘për veten’
» Sugjerime te thjeshta per te gjetur me shume kohe ‘per veten’
» Si ta kuptoni se keni gjetur dashurinë e vërtetë?
» Shiu është punë e Zotit, por mirëmbajtja, punë e njeriut"
» Sugjerime të thjeshta për të gjetur më shumë kohë ‘për veten’
» Sugjerime te thjeshta per te gjetur me shume kohe ‘per veten’
» Si ta kuptoni se keni gjetur dashurinë e vërtetë?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi