VARGJET E DHEMBJES KRENARE PËR ATDHEUN DHE LIRINË
2 posters
Faqja 1 e 1
VARGJET E DHEMBJES KRENARE PËR ATDHEUN DHE LIRINË
Poezitë e Bahri Fazliut të cilat janë përmbledhur në librin: “Dhembja mund dhembjen", janë një trashëgimi shpirtërore e botës poetike të autorit, janë një trashëgimi me vlerë e letërsisë sonë, janë gurë të çmuar në gjerdanin e letërsisë shqiptare.
Poezia e Bahriut nuk është poezi e interesit pragmatik, nuk është poezi që vjen si frymëzim nga jeta mondane e bohemizmit aventuresk, nuk është as poezi me një shterpësi ideore, poezi formaliste e imitimit të kalemxhinjve surrealist e kozmopolit, që në shtypin e kohës paraqiten vetëm si klithje pa ndjenjë, pa koherencë mendimi, jo kuptimore, poezi pa konstrukt në formë dhe përmbajtje.
Poezia e Bahriut është poezi e shqetësimit, poezi e dhembjes krenare dhe dashurisë për atdheun dhe lirinë. Poezia e tij është shpërthim i shpirtit kryengritës, i luftëtarit të lirisë, shpërthim i ndjenjave realiste, shpërthim i revoltës së arsyeshme, njëherit janë bindja e tij, janë misioni i tij çlirimtar për ti zgjuar të përgjumurit nga letargjia pacifiste, nga errësira politike e viteve kur jetoi e veproi poeti. Bahriun e njohim edhe si publicist, i cili me artikujt e tij analitik i çjerrë maskën politikës pacifiste, politikës pushtuese si dhe demaskon demagogjinë politike të faktorëve ndërkombëtarë, të cilët fshehin interesat e tyre gjeostrategjike, përmes falsitetit deklarativ.
Bahriun e njohim edhe si udhëheqës politik, si njeri i vizionit të qartë, i mendimit të thellë, si njeri i punës së palodhshme, i luftës dhe kryengritjes, i sakrificës dhe vetëmohimit.
Poezia e Bahriut nuk është thjeshtë një krijim artistik, epiko-lirik apo social, ajo është vërtet një vepër e përkryer arti, një vepër madhështore, që ka në brendinë e saj njeriun, zjarrin, vullkanin, shtrëngatën, ka një botë të tërë, pra ka një gërshetim të metaforës dhe reales, të cilat në kontinuitet shprehin me eufoninë e fjalës, ndjenjën, mendimin dhe porosinë.
Të gjitha poezitë i përshkon një frymëzim i lartë i patetizmit, një frymëzim i patosit shpirtëror, të dhembjes për njeriun, për familjen, për të dashurit, i mendimit të kthjellët për jetën në robëri, i ecejakeve dhe sfidave me të cilat përballet edhe vetë ai. Mesazhi i tij poetik e forcon poezinë, i jep fuqi asaj, duke i shtuar muzikalitetin poetik, dhe te lexuesi vjen si një freski e lehtë verore, si një këngë e bukur, si një këngë magjike.
Ajo është edhe këngë e dhembjes krenare, këngë e shpirtit kryengritës, këngë e mprehjes së moralit të topitur, këngë e kushtrimit të luftës për liri.
Në poezinë “Të gjallëve”, Bahriu vërtet ua tregon rrugën atyre duke shkruar; ”mos kërkoni nëpër libra, mos thërrisni këngëtarin, mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit, mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule,”
”Nëse...Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët ecni në rrugën e tyre.”
Me këtë poezi, autori synon orientimin e mbarë të njerëzve, për të ecur në rrugën që kishin ndjekur dëshmorët kundër pushtuesve tanë, në rrugën kundër robërisë shumëvjeçare, në rrugën e luftës për çlirim. Në shërbim të kësaj ideje është edhe poezia,”Para Dëshmorit”.
Poezia “E vranët ishte ajo ditë” fillon me vargjet;
“E vranët ishte ajo ditë, si sot, pa shi
Veçse s’ishte gusht, por nëntor
Me përtesë ecte kortezhi drejt varrit
Dhembje e madhe zihej në kraharor.”
Bahriu paraqet në mënyrë poetike gjendjen e rëndë shpirtërore jo vetëm të tijën, ngase kishte humbur vëllain udhërrëfyes, por edhe gjendjen e të tjerëve, që është një përjetim zymtësie, një dhembje e rëndë sa një mal. Ishte fatkeqësi e madhe për kohën, për ilegalitetin, për çështjen e përgjithshme, të humbësh në vazhdën e rrugës së nisur një bashkëluftëtar, një kuadër të përgatitur, një shokë të sprovave të shumta. Kjo u ndodhi shumë organizimeve ilegale të kauzës sonë kombëtare. Poezia përfundon me vargjet:
“E dija se për mua po niste një jetë e re,
me brenga e shqetësime për ty atdhe.”
Tani për Bahriun filloi vërtet një jetë tjetër, nga jeta e përditshme e zakonshme, nga ajo e rehatisë dhe komoditetit, filloi një jetë e jashtëzakonshme, jeta e rëndë e ilegalit, e organizimeve dhe aksioneve, jeta e përgatitjes së një populli për luftë të armatosur.
Ilegaleve shpesh u ndodhte ti befasonin të afërmit. Në poezinë ”Nënës”ai shprehet: “kur ti më pe, më the; Si, ende këtu je!”
Në poezinë, “Për të jashtëzakonshmen”, Bahriu dëshiron ta heq vellon mistifikuese në psikologjinë e njerëzve, të ndikuar nga politika e pritjes dhe durimit, nga politika e frikës dhe e nënshtrimit e cila terrorin pushtues serb mundohej ta kalonte si diçka pa rëndësi, si diçka krejt e zakonshme. Vargjet e poezisë janë:
“Nuk dua të duket sikur rrjedh lumi
kur një polic vret një student
dua që kjo të jetë aq e jashtëzakonshme
sikur të thuhet se në hënë jetojnë njerëz.
Kurse në poezinë, ”Revoles”, Bahriu shfaq një qëndrim dualist,
sa e do aq edhe e urren revolen.
“Eh revole, revole
mikja dhe armikja ime
të urrej shumë
sepse dua njerëzimin
paqen,
dashurinë,
lirinë.
Revole të urrej aq sa edhe të dua
Revole do të të vras
Me dorën tënde
Për urrejtjen
Për dashurinë.”
Vargjet e kësaj poezie nuk shfaqin vetëm urrejtjen dhe dashurinë e autorit për revolen si armë zjarri, por kjo tregon, se ai është në intensitetin e punës e të veprimtarisë ilegale, përderisa bartë revole, del në aksion i armatosur, shkon në çdo udhëtim e në çdo takim me njerëz i armatosur. Kjo tregon se Bahriu ishte i armatosur edhe me bindjen e plot, se shpresa jonë e vetme për fitore është vetëm te gryka e pushkës.
Në fazën organizative që ndodhej Lëvizja Kombëtare për Çlirim, kishte pa dyshim edhe raste, kur ndonjë shok dekonspirohet dhe burgoset nga organet e pushtuesit. Në poezinë, “Bisedë pa fund” Bahriu paraqet dy gjendje të shokëve, të mbyllur të dy, por në ambiente të ndryshme, që i përshkruan:
“Biseduam shtruar, shok, dikur
se si do ta luftonim armikun bashkë
sot ti në burg,
unë i mbyllur në liri.
Me “Çlirimin”zgjoj forcën.”
Dhe vërtet ai me Çlirimin zgjoi forcën e popullit. Këtë e shprehë më së miri në poezinë, “Në aksion”:
“Nesër populli do të zgjohet me të në dorë,
ky zgjim do të jetë i gjatë,
gjumë s’do të ketë më për këtë popull,
për këtë popull s’do të ketë më natë.”
Gjithashtu në këtë poezi shkruan:
“Çlirimi nuk e ka vulën e Graçanicës,
ai ka vulën e bodrumeve të Prishtinës”
Duke qartësuar popullin, se kjo gazetë nuk është dorë e zgjatur e UDB-së, por gazetë e dalë nga zemra e popullit, gazetë e rinisë ilegale shqiptare.
Në të njëjtën poezi, Bahriu thekson:
“Ti e di fort mirë popull historinë e Çlirimit.
Këtë histori nga ti e mësuam.
Ti na flisje gjithnjë për “Zërin e Popullit”.
Për Lirinë, për Zërin e Kosovës,
Na flisje për çlirimat e kohës.”
Me këto vargje, Bahriu nxjerr në mënyrë të dukshme vazhdimësinë e gazetave autentike ilegale, që vërtet për kohën, patën jehonë dhe ndikuan pozitivisht në edukimin e gjeneratave të reja, duke trasuar rrugën e mirëfilltë çlirimtare, rrugë të cilën tani po e ndriçonte edhe vetë Çlirimi.
Për veprimtarët e çështjes kombëtare, të cilët i kundërviheshin pushtuesit me qëndresë luftarake dhe heroizëm, këto akte Bahriu mundohet t’i gdhendë me tërë fuqinë dhe mjeshtrinë e tij artistike. Vargjet janë si një burim i rrëmbyeshëm dhe i pashtershëm në poezinë, “Elegji për Hasan Ramadanin” në të cilën thuhet:
“A bënë të përgjumurit ta varrosin të vdekurin
a qëndron vaji më lartë se kënga
a bënë mbi dhe të qëndron vaji
a bënë në dhe të varroset kënga.”
“Ti që s’deshe turp në jetë
ti nuk do as të turpëruarit te varri
ti që s’deshe vdekje në jetë
ti edhe tani je më i gjallë se i gjalli”
E tërë poezia përshkohet me një lirizëm emocional dhe revoltues, sepse realiteti në të cilin jetonte poeti, ishte i pleksur me hipokrizinë politike të kohës, të partive legale, që në njërën anë i fyenin dhe injoronin luftëtarët e lirisë, kurse në anën tjetër, mundoheshin të përfitonin politikisht, për t’i ruajtur pozicionet e tyre pacifiste. Qëndresa dhe rezistenca individuale ishin krismat e para të luftës, ishin zë i fuqishëm kushtrimi për luftë çlirimtare.
Jeta e Bahriut është shumë e vrullshme, ai me tërë forcën e tij fizike dhe shpirtërore, vepron për çështjen e përgjithshme. Atë e shohim duke lëvizur sa nga njëri qytet tek tjetri. Sa nga njëri skaj i atdheut te skaji tjetër i tij. Këto lëvizje bënë që Bahriu të ndeshet hapur me dy botë të kundërta në mes njerëzve, ata që shfaqin habi dhe tronditen kur shohin një ilegal, dhe ata që e presin me dashamirësi dhe i hapin portat e zemrës e të shtëpisë për të. Gjatë këtyre lëvizjeve ai takohet rastësisht me të njohur, me ish veprimtarë të burgosur dhe me ndonjë shok që kishte braktisur rrugën e luftës.
Në poezinë, “Si je” thotë:
“Këtu je, si je dy fjalë janë,
por janë me peshë, janë dy epoka,
e para pranon shijen e bukës së hidhur,
e dyta ka ndjenjën se duhet ndërruar bota.”
Edhe në poezinë,“Takim rasti” përshkruan figurën e një veprimtari të shquar, që kishte mbjellur frymën e shëndoshë atdhetare në brezin e ri, me të cilin simbolizohej një epokë. Pas burgut nuk ishte ai i djeshmi, sepse e sotmja e tij ishte në kontradiktë të thellë me të kaluarën e tij. Bahriu kështu e paraqet në vargje:
“Dikur ai ishte bota
ishte kulmi, ideali,
ishte punëtori i maskuar,
ishte jehona e një mali”
“i thashë ke vrarë vetveten,
ke vrarë emrin njeri,
je antipod i së djeshmes,
për fajin s’ke alibi.
“Një shokë që humbi identitetin”, është poezia në të cilën Bahriu trajton në formë të dialogut, çështjen e kalimit në pozicione të kundërta të shokëve. Kjo poezi është brenga dhe shqetësimi për shokun e larguar nga organizimi, i cili me këtë veprim, nuk dëmtoi të tjerët, por humbi identitetin e tij. Bahriu me këtë vë në dukje, se sa i hidhur është veprimi i ikjes nga lufta, duke bërë krahasime me ngjarje edhe më të rënda që kanë ndodhur për fat të keq gjatë historisë sonë të luftërave për çlirim kombëtar.
Poezia tjetër, “Hija e tij e ndiqte pas” është poezi që ngërthen në vete frikën e pa arsyeshme, frikën e disa veprimtarëve politik nga UDB-ashët, sa që kjo frikë i detyron të mohojnë të kaluarën e tyre. Bahriu këtë e thurë në vargjet:
“S’ishte më ilegal,
s’mbante më me vete allti,
s’thoshte më derri do plumb,
s’thoshte luftë, por demokraci.
Çdo gjë tani bënte legalisht,
Për pseudonime s’kishte nevojë,
Kishte edhe një vend në LDK,
Të shkuarën e vetë e quante lojë.”
Në librin “Dhembja mund dhembjen” hasim poezi edhe për popuj liridashës, që ngrihen në luftë kundër robërisë së tyre. Me poezinë, “Populli mund perandorinë” vë në spikamë, në mënyrë konkretizuese fuqinë e një populli të vogël por të organizuar, në luftë kundër një perandorie. Dhe në të njëjtën kohë, me këtë poezi, hedhë poshtë teoritë anti-luftë, që mohonin asokohe forcën e popullit tonë.
Në poezi Bahriu i këndon Çeçenisë:
“Kur u lëshuan në sulm rusët,
të gjithë thanë e pat Çeçenia,
të gjithë e morën këtë punë të kryer,
s’ish shaka, në sulm ishte perandoria.
Dhe kur ushtarët rusë filluan të bien,
Kur Çeçenia nuk doli kafshatë,
Të gjithë thanë ndodhi çudia;
Si mundet superfuqia nga njerëz duarthatë!”
Në fazën kur njësitet guerile në Kosovë, me veprime të armatosura çlirimtare, filluan të godasin mekanizmat e pushtetit pushtues, i cili ushtronte plaçkitje, vrasje, represion dhe terror mbi popullin tonë, nga politika ditore asokohe, veprimet e tilla etiketohen në mënyrat më banale, ndërsa për ata që mbanin armët në duar, lansohen akuza dhe shpifje nga më të ulëtat. Qëndrimet poshtëruese, antikombëtare e me tendenca shumëdimensionale të komprometimit, që në fillim të luftës së armatosur, dhe qëndrimet e ulëta pacifiste e nihiliste, Bahriu i çveshë në poezinë “Dhembja mund dhembjen”:
“Harruan se dhembja është e madhe,
aq sa edhe malet,
harruan se me dhembje luftojmë
shpresat e gëzuara djaloshare.
Harrojnë se vetëmohimi është jetë,
Se përleshja me flakën bëhet për dritën,
E shkelja e interesit për interesin,
E dhënia e jetës për jetën e rritës.
Harrojnë se duam natën për dritën,
Se duam dhembjen për gëzimin
Se duam luftën për paqen,
Se duam plakun për të riun.”
“S’mund të ndahem nga lufta” është një poezi tjetër kontemplative dhe me përmbajtje të thellë sfidimi të reales dhe joreales, të jetës dhe vdekjes, të së mundurës dhe të pamundurës.
“Me gjithë mallin që kam për ty, nënë,
me gjithë dhembjen që ke për mua
me gjithë dëshirën që kam për jetë
me gjithë që një vajzë shumë e dua.
S’mund të ndahem nga lufta kurrë
S’mund të pajtohem me paqen-robëri
“pashë më pashë do t’i bie ferrit”
për të shtrenjtën tonë liri.
Edhe vdekjen do ta puth, nënë,
Kur lufta këtë do ta kërkojë,
Edhe nga varri do të ngrihem
Luftën kurrë s’do ta pushoj.
Poezia në fillim duket se ka një dozë sentimentale, por në fakt është një lirizëm poetik real, sepse ndjenja e dashurisë për jetën, për të dashurën, është ndjenja më e lartë morale dhe njerëzore. Pra të duash dhe dashurosh nuk është një sakrilegj. Me vargjet pasuese kuptojmë gatishmërinë vetëmohuese të poetit, për të bërë edhe të pamundurën, që luftën të mos e pushoj, që të mos pushoj duke sfiduar të keqen- robërinë e atdheut. Vargjet flasin për karakterin e tij kryengritës, shpirtin luftarak, shpirtin e tij vigan, të cilin e dëshmoi jo vetëm përmes krijimtarisë së tij artistike, atë e dëshmoi edhe në veprimtarinë e pandalshme politike dhe luftarake, e dëshmoi edhe me aktin e fundit të rënies heroike.
Bahriu përjetësisht mbeti në faqet e historisë sonë një figurë emblematike, e madhërishme dhe poliedrike e letërsisë, publicistikës dhe luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar.
I madhërishëm ishe dje,
I madhërishëm sot je,
I madhërishëm i gjallë
I madhërishëm nën dhe.
Lavdi e përjetshme Bahri Fazliut dhe Agron Rrahmanit, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Re: VARGJET E DHEMBJES KRENARE PËR ATDHEUN DHE LIRINË
Kur njeriu ka diçka te madhe ne zemer dhe ne shpirt, e nxjerr permes temave te postimeve! Te pergezoj per temen. Per keto spikama qe i di ti sjellish per te ndriçuar heronjte!
feneri- I/e Regjistruar
- Postime : 556
Anëtarësuar : 27/09/2009
Re: VARGJET E DHEMBJES KRENARE PËR ATDHEUN DHE LIRINË
Atdheu është dhimbje-është dhimbje
një prill i pikëlluar që s’ndrit.
Atdheu është kryqi-është kryqi
e mban dhe të mban ty në shpirt.
Atdheu është toka e premtuar,
shkel si një zot dhe s’e ke ndër këmbë,
Atdheu s’ka fjalë. Ka sy të trishtuar,
vdes dashuria në dashuri që të çmend.
Atdheu është buka e uritur,
të ikën nga duart dhe dot nuk e ngop,
ëndërr, ankth, shpresë e sfilitur,
me sytë n’ errësirë vetveten kërkon.
Atdheu është krah i hapur, është krah,
një jetë drejt tij shkon me besë që bind,
në një pikë lot mbyt lotin fatvrarë,
një pikë loti lirinë e lind.
Atdheu ynë i vogli-i vogli,
ai hyjnori, i pavdekshmi...

Vizitor- Vizitor
Re: VARGJET E DHEMBJES KRENARE PËR ATDHEUN DHE LIRINË
Mëmëdheu
Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku më ka dashur mëm' e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë,
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qenë
dhe varret që kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime,
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur ku kam qarë,
ku rroj me gaz e me shpresë,
ku kam dëshirë të vdesë.
Andon Zako Çajupi

TA BËJMË SHQIPËRINË...
Atje ku bebzë e Tokës buron gjak
atje ku Besë e Flamur, n'arkë, n'miqesi
Atje ku n'bisht ngreh kokën bajlozi plak
Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri...
Atje ku janë ndërtuar kullat Dardane
Bajraqet ngritur lart në atë Troll
Loja e fëmijëve në gjuhën Iliriane
Atje ajo Tokë, quhet Kosovë...
Atje ku fushëmejdanet kundërmojnë barot
ku "kali i trojes" merr turr e vrap
ku loket përkundin djepat me këngë e lot
ajo palcë Tokë e uruar, Kosovë quhet prap...
Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit
ku Nora e Kelmendit shkroi "parahistori"
Atje ku Oso Kuka, n'krye t'arbanasëve të kepit
derdhi gjakun shqip, vetëm për Arbëri...
Atje ku flasim, qajmë e qeshim edhe sot
ku u mbajt kongresi n'palcë t'Manastirit
Bilbilat e kombit n'akord me gaz e lot
N'abetare të shkruhet kjo Tokë është Iliri...
Atje ku sot pallen bijtë e Helen-usit
edhe ai Dhe është i shqipeve Çamëri
për ne tash vjen treni (ndoshta) i fundit
Unik në një Truall, ta bëjmë Shqipërinë-SHQIPËRI!

Kur shkau i hoshte
Se lindte shume femije
Per inati te tij
I nindte nje mije
Kur ia vriste njerin
Ajo bente tjetrin
Permbi pushke e thika
Thate dot se shihte djepi
S’ mund te shihte pushken
Varur ne baski
Ne krah do ta vente
Veq vellaii tij
Nuk vononte shume
E burrit I hinte n’ gji
Nga se deshirente t‘ parit
Emrin t‘ ia pertri
Toka dokrah pune
E kish nevoje vatani
Nga se dite per dite
Djemte ia hate mali
Bile nje here ndodhi
N‘ bark ia futen thiken
Femijen qe ia nxoren
Ne darke ia qiten
Ha i than tah
He nenen shqiptare
Prap lind femije
E djem co ne mali
Ha I thane tash
N’ fyt ia rrasen thiken
Jebenti Kosovo
je bemti Republiken

Nena ime eshte
Nena SHQIPTARE
Linde e rrite e lumja
Nga Nena Dardane
Gji i dha Teuta
Uje i dha Drini
Nuse shume e bukur
N’ shtepine e nje trimi
Eshte bije e Agrnit
Mese e Skendebeut
Qe n‘ sofer i mblidhte
gjithe burrat e dheut
Sofre ua shtronte
me djath e bukevale
corapa te leshta
u conte ne male
Here ishte ore e malit
Roje e bjeshkeve t’ larta
Here bareshe e urte
Here hidhte fare ne brazda
Nena SHQIPTARE
Linde e rrite e lumja
Nga Nena Dardane
Gji i dha Teuta
Uje i dha Drini
Nuse shume e bukur
N’ shtepine e nje trimi
Eshte bije e Agrnit
Mese e Skendebeut
Qe n‘ sofer i mblidhte
gjithe burrat e dheut
Sofre ua shtronte
me djath e bukevale
corapa te leshta
u conte ne male
Here ishte ore e malit
Roje e bjeshkeve t’ larta
Here bareshe e urte
Here hidhte fare ne brazda
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit
» Vargjet e Kuranit ne trupin e nje foshnje 9-muajshe "Mrekulli"
» 100-vjetori i Migjenit. Vargjet e ‘Poetit të Mjerimit’ në Teatër Kombëtar
» Vargje poezish te nenes krenare.
» Orkat, “padi” për të fituar lirinë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi