Zbulohet pllaka e dytë që tregon fundin e botës me 21 dhjetor !
5 posters
Faqja 1 e 1

Thellë, në një dhomë sekrete të groposur për mijëra vjet brenda një
tempulli guri në Meksikë, është zbuluar diçka e errët dhe e tmerrshme.
Kështu besojnë mbështetësit e teorisë së fundit të botës. Vendosjet
astrologjike dhe formulat numerike, sipas tyre nuk mund të gabojnë: më
21 dhjetor të këtij viti do të ndodhë apokalipsi i parashikuar 5125 vjet më parë nga fisi Maja dhe bota do të marrë fund.
Majat, një civilizim i famshëm dhe i avancuar, kanë tërhequr sërish
vëmendjen në shtetin meksikan, Yucatan dhe në Guatemala. Deri tani
provat për teorinë e fundit të botës vërtiteshin rreth një pllake të
vetme guri të gjetur në Amerikën Qendrore në një tempull të Majave, e
cila e përshkruante kalendarin e Tokës deri më 21 dhjetor 2012. Me
gjithë skeptikët e kësaj teorie, mbetet fakt që Majat kanë qenë vëzhgues
e njohës astronomikë të jashtëzakonshëm dhe të pasur me njohuri të
përparuara matematike. Dhe nëse ata kanë menduar se kalendari nuk duhej
të shkruhej përtej vitit 2012, duhet të ketë pasur ndonjë arsye.
Kjo çështje e ka tërhequr kaq shumë vëmendjen e publikut, sa edhe NASA
ka një sektor që i dedikohet teorisë së fundit të botës. Ndonëse
referimet për këtë ishin vendosur mbi pllakën e gurit të gjetur në
Tortuguero, Meksikën jugore në vitet ’60, pak ditë më parë në tempullin e
Comalcalcos u gjet një tjetër pllakë, e groposur thellë në dhomën
sekrete të tij, e cila mbante të njëjtat shifra që parashikonin fundin e
botës.
Sipas një përshkrimi në pllakat e gurit, një zot i
tmerrshëm lufte i Majave do të zbresë nga qielli në këtë ditë. Pllaka e
dytë daton e gdhendur 1300 vjet më parë dhe tani po mbahet në Institutin
Nacional të Antropologjisë dhe Historisë në Meksikë. Fakti se faqja e
pllakës ishte mbuluar me një lloj stukoje, gjë që tregon se data është
mbajtur sekrete dhe për vetë popullin Maja që vizitonte tempullin, ka
shtuar akoma më shumë frikën për fundin e botës.
Mijëra
amerikanë po telefonojnë NASA-n, duke e pyetur nëse duhet të vrasin
veten përpara kësaj dite. Shkencëtarët thonë se nuk ka një kërcënim të
vërtetë në horizont, ndërsa ekspertët e majave nuk e mohojnë rëndësinë e
kalendarit të këtij fisi, por thonë se shifrat e tij mund të jenë
keqinterpretuar.
Civilizimi Maja
Kalendari Maja fillon në
vitin 3 114 para erës sonë. Civilizimi Maja besonte se ai përfaqëson
“rendin aktual të botës” dhe ai vazhdon në 144 000 cikle ditore (pak më
shumë se 394 vjet), të njohur secili prej tyre si baktunë. Baktuni 13
(një numër i shenjtë për Majat) përfundon me solsticin dimëror të
2012-s, më 21 dhjetor. Pas kësaj date, ‘Cikli i madh’ përfundon dhe
sekuenca e kalendarit ndërpritet.

T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: Zbulohet pllaka e dytë që tregon fundin e botës me 21 dhjetor !
me keq 1997 ska me qen besoj ........... celebrate005
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Zbulohet pllaka e dytë që tregon fundin e botës me 21 dhjetor !
Eh mer ton cer kontrasti ne lajme
Nga seksi me qen ke qameti botes lol
Paj zotin mo na sill kshu lajmesh se na kane lek borxh dhe po e lexun ca do bohet sna i japin mo

Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Zbulohet pllaka e dytë që tregon fundin e botës me 21 dhjetor !
hahahah e mo mire lexo 1 tjeter me brecka qe postova tani
T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: Zbulohet pllaka e dytë që tregon fundin e botës me 21 dhjetor !
I cmenen robt me kto lloj teorish...
Dhe pikerisht tani u zbulua pllaka....ne 2012....
Njehere na thane qe do ishte fundi botes ne 9 gusht te 99....
U be eklipsi...dhe thane tre dite do jete erresire..futja kot e do vdesin te gjithe...
E parashikoi nostradamusi...
Asigjo sndodhi...
Dhe ket vit asigjo ska me ndodh....
Mbaron nje epoke dhe fillon nje tjeter...
Nese viti gregorian ka 365 dite...maja ka 144 mije...

na kan bere me fiksime me keto teori qe po nxjerrin.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Fundi i botës, shfaqet pllaka e dytë misterioze e Majave
» ''Ufo'' ne fundin e detit !!!!!
» 5 skenaret per fundin e botes
» A besoni në fundin e botës?
» E bindur për fundin e botës, i jep fund jetës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi