Fundi i botës, shfaqet pllaka e dytë misterioze e Majave
4 posters
Faqja 1 e 1
Fundi i botës, shfaqet pllaka e dytë misterioze e Majave
Mban të njëjtën datë, ishte groposur në dhomën sekrete të tempullit.
Thellë, në një dhomë sekrete të groposur për mijëra vjet brenda një tempulli guri në Meksikë, është zbuluar diçka e errët dhe e tmerrshme. Kështu besojnë mbështetësit e teorisë së fundit të botës. Vendosjet astrologjike dhe formulat numerike, sipas tyre nuk mund të gabojnë: më 21 dhjetor të këtij viti do të ndodhë apokalipsi i parashikuar 5125 vjet më parë nga fisi Maja dhe bota do të marrë fund. Majat, një civilizim i famshëm dhe i avancuar, kanë tërhequr sërish vëmendjen në shtetin meksikan, Yucatan dhe në Guatemala. Deri tani provat për teorinë e fundit të botës vërtiteshin rreth një pllake të vetme guri të gjetur në Amerikën Qendrore në një tempull të Majave, e cila e përshkruante kalendarin e Tokës deri më 21 dhjetor 2012. Me gjithë skeptikët e kësaj teorie, mbetet fakt që Majat kanë qenë vëzhgues e njohës astronomikë të jashtëzakonshëm dhe të pasur me njohuri të përparuara matematike. Dhe nëse ata kanë menduar se kalendari nuk duhej të shkruhej përtej vitit 2012, duhet të ketë pasur ndonjë arsye. Kjo çështje e ka tërhequr kaq shumë vëmendjen e publikut, sa edhe NASA ka një sektor që i dedikohet teorisë së fundit të botës. Ndonëse referimet për këtë ishin vendosur mbi pllakën e gurit të gjetur në Tortuguero, Meksikën jugore në vitet ’60, pak ditë më parë në tempullin e Comalcalcos u gjet një tjetër pllakë, e groposur thellë në dhomën sekrete të tij, e cila mbante të njëjtat shifra që parashikonin fundin e botës. Sipas një përshkrimi në pllakat e gurit, një zot i tmerrshëm lufte i Majave do të zbresë nga qielli në këtë ditë. Pllaka e dytë daton e gdhendur 1300 vjet më parë dhe tani po mbahet në Institutin Nacional të Antropologjisë dhe Historisë në Meksikë. Fakti se faqja e pllakës ishte mbuluar me një lloj stukoje, gjë që tregon se data është mbajtur sekrete dhe për vetë popullin Maja që vizitonte tempullin, ka shtuar akoma më shumë frikën për fundin e botës. Mijëra amerikanë po telefonojnë NASA-n, duke e pyetur nëse duhet të vrasin veten përpara kësaj dite. Shkencëtarët thonë se nuk ka një kërcënim të vërtetë në horizont, ndërsa ekspertët e majave nuk e mohojnë rëndësinë e kalendarit të këtij fisi, por thonë se shifrat e tij mund të jenë keqinterpretuar.

Re: Fundi i botës, shfaqet pllaka e dytë misterioze e Majave
qyqa qyqa....veten tek ne ne shqiperi flitet per majen
Ailin- Princeshë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 403
Gjinia :
Anëtarësuar : 18/12/2012
Mosha : 29
mister.albania- I/e Përjashtuar
- Postime : 1079
Anëtarësuar : 15/10/2009
Re: Fundi i botës, shfaqet pllaka e dytë misterioze e Majave
thua ti...po pyer Majat ca thone
Ailin- Princeshë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 403
Gjinia :
Anëtarësuar : 18/12/2012
Mosha : 29
Re: Fundi i botës, shfaqet pllaka e dytë misterioze e Majave
Thua te besoj ato
mister.albania- I/e Përjashtuar
- Postime : 1079
Anëtarësuar : 15/10/2009
Re: Fundi i botës, shfaqet pllaka e dytë misterioze e Majave
Mayat e shkrete ishin mbledh me bo mbledhje per fukarallikun e tyre se nuk trajtohen mire....bota diskuton per kalendarin e tyre...
Sidomos ne ne Shqiperi nuk na gjen gjo...
Ne gjith filmat apokaliptik vetem Amerika e ha...kshu qe jena rehat shyqyr nga ajo ane hahahahaha

Similar topics
» Zbulohet pllaka e dytë që tregon fundin e botës me 21 dhjetor !
» Sichuan, gjendet një kafshë misterioze
» “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave
» Një pasardhës i majave shpjegon profecinë për 2012
» Krishtlindja, Foto e Dritës Misterioze në Qiellin e Gjermanisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi