A besoni në fundin e botës?
+3
Anakonda
Emona
Aяtємιѕα
7 posters
Faqja 1 e 1
A besoni në fundin e botës?
Sipas shkencetareve (astronomeve) te gjithe YJET kan fund dal nga dal secili yll ka fundin e tij dhe shuhet se existuari ... ylli ne momentin e shuarjes, ne te ndodh nje explodim qe ne gjuhen astronomike quhet SUPERNOVA
Dhe ylli me i afert i tokes eshte DIELLI , d.m.th dielli eshte njeri prej tyre yjeve...para disa muajsh me mjetin e quajtur HABLE ....NASA verejti nje explodime univerz te nje ylli te tille gati i ngjajshem me diellin tone...
D.m.th tash shtrohet pyetja nese dielli shuhet a mund te paramendohet jeta ne toke apo a mund te paramendohet jeta ne toke gjate explodimit te diellit dhe explodim icli quhet SUPERNOVA kur permasat e shkaterrimit token e perfshin ne menyre te tersishme...
d.m.th keto ishin argumenetet qe jep shkenca per fundin e botes...
Mirpo cfar thone religjionet apo fete per kete dite te jashtezakonshme dhe te frikshme ...dhe patjeter e ndodhshme ne te ardhmen ...normal duke u bazuar ne argumente te cilat i lexuam me lart...

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: A besoni në fundin e botës?
Besoji ne ate cka shoh,kam lexua dhe ...!
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: A besoni në fundin e botës?
edhe mund te besoj ne ate cka mund te ndodhe.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: A besoni në fundin e botës?
jam sipas zotit...kur ti vije fundi asnje nuk do jete per ta pare...
pra perpara zhduket jeta pastaj vjen shkaterrimi.
pra perpara zhduket jeta pastaj vjen shkaterrimi.
Re: A besoni në fundin e botës?
Fundi i botes
Shpërthime vullkanike të mëdha, stuhi magnetike, rrezatime nga hapësira etj... Pas vetëm katër vjetësh në Tokë do të mbretërojë ferri, ose të paktën sipas Laurenc Xhozef, fizikan nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi 2012".
Bindjet e tij bazohen në një fakt: më 12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz që banoi në Amerikën Qendrore nga viti 1800 përpara Krishtit deri në vitit 1450 pas Krishtit.
Për më shumë të nesërmen e asaj dite do të ndodhë solstici dimëror dhe Dielli do të pozicionohet me qendrën e Rrugës së Qumështit për herë të parë pas 26 mijë vjetësh...a duhet të shqetësohemi?
Pozicionimi astronomik nuk do të jetë i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve që e mbikëqyrin hapësirën në vazhdimësi. Për shembull në vitin 2002 pesë planetë u pozicionuan në një vijë të drejtë në harkun e 33 gradëve pa shkaktuar asnjë pasojë në kozmos.
Ndërsa kultura Maja ishte një nga më komplekset në botë dhe shquhej për diturinë në fushën e matematikës dhe astronomisë.
Por e gjitha kjo po krijon një klimë ankthi në lidhje me vitin 2012 që kujton pak a shumë atë të vitit 2000. Kur sipas raporteve në të gjithë botën u shpenzuan rreth 300 miliardë dollarë për të ndërhyrë në sistemet informatike dhe për të parandaluar katastrofën e madhe.
Por, gjithsesi, ne jemi bijë të një apokalipsi.
Gjashtëdhjetepesë milionë vjet më parë, toka u trondit nga një kataklizëm i vërtetë.
Një meteor tepër i madh me një diametër rreth 10 km, ndezi në flakë atmosferën dhe u përplas në brigjet Yukatan (në Meksikë) duke shkaktuar një krater të gjerë më shumë se 100 kilometra dhe një re pluhuri që do ta mbulonte të gjithë tokën për vite me radhë si një perde e zezë.
Dhe përfundoi kështu epoka e dinozaurëve, reptilët e mëdhenj që për miliona vjet kanë qenë "të zotët" e planetit.
Ndërsa në atë epokë, gjitarët kishin arrinin madhësinë fizike të një qeni. Por çuditërisht ata i mbijetuan katastrofës. Dhe madje përfituan nga ajo: duke mos qenë më të kërcënuar nga zvarranikët gjigantë filluan të evoluonin derisa u bënë ata dominuesit e vërtetë të planetit Tokë.
Epoka e re e gurit
Edhe në ditët e sotme, siç ndodhi në vitin 1999, disa e lidhin këtë histori me Nostradamusin (Michel de Notre-Dame, 1503-1566).
Por në fakt, Nostradamusi e kishte parashikuar katastrofën edhe disa herë të tjera në shekujt e kaluar, por asnjë informacion nuk lidhet me vitin 2012.
Një hipotezë më shkencore apokalipsi është teoria e Olduvait, e formuluar në vitin 1989 nga inxhinieri Riçard Dukan, mbi bazën e të dhënave botërore mbi energjinë dhe popullsinë.
Hipoteza e merr emrin nga ultësira e Olduvait në Tanzani, duke u konsideruar si një metaforë e kohës së gurit të cilës ka mundësi që t'i rikthehemi pas vitit 2012...por hipoteza të tilla tashmë na kanë bërë tepër skeptikë, pasi të tilla katastrofa janë parashikuar që nga viti 1979 deri në 2008, por që asnjë prej tyre nuk rezultoi e vërtetë.
Por ka pasur edhe raste tragjike si "Heaven's Gate": në vitin 1997 39 persona u vetëvranë me shpresën se do të arrinin në një "nivel superior" përpara se bota të shkatërrohej.
Një bindje që thellohet së tepërmi mund të ketë rrënjë politike dhe sociale, mbi të gjitha nëse përcillet nga
persona që kanë pozicione të fuqishme.
Të influencohesh nga mendimi i një apokalipsi do të thotë ta lëshosh veten në një rrjedhë mendimesh duke mos bërë asgjë për të parandaluar. Ose mund të klasifikohet edhe si një sjellje që bën reale një profeci.
Përgatiti: Endrit Veleshnja

Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: A besoni në fundin e botës?
Fundi i Botës në 2012.... Nje Mit i krijuar apo e Vertete??
Ne cdo bisede, sa do te vogel, cdo kush ka diskutuar mbi kete teme.. Gazetat dhe kanalet televizive shpesh here prezantojn "fakte" mbi Fundin e Botes qe supozohet te ndodh ne Dhjetor 2012. Cfare mendimi keni ju? Sa e vertete/ genjeshter eshte?
Lexoni nje artikull mbi kete i cili flet per mendimin shkencetar dhe mbi kalendarin Maja .. (per kenaqesine tuaj )
"Shkencëtarët janë të një zëri qe zhdukja e botës më 21 dhjetor të vitit 2012, që thuhet ta ketë paraparë civilizimi Maja, paraqet një trillim të rëndomtë.
Shkencëtarët kanë deshifruar sot disa kalendarë të civilizimit të hershëm maja, por ai që ka çuar në këmbë tërë planetin është kalendari me numërimin e periudhës më të gjatë kohore.
Mbi bazë të këtij tregimi janë krijuar teori të ndryshme – nga ajo e përplasjes së Tokës me të ashtuquajturin “planet X”, flakadani solar që do të djegë Tokën, e deri te ndryshimi i poleve magnetike të Tokës.
Cikli i kalendarit zgjat 5 126 vjet, kurse numërimi fillon nga viti 3 114 para lindjes së Krishtit. Nëse merret parasysh fillimi dhe gjatësia e kësaj periudhe, me një matematikë të thjeshtë e fitojmë vitin 2012. por shkencëtarët mendojnë se kjo është një rastësi.
Për të kuptuar se kur ndonjë datë e caktuar ka ndodhur në histori të civilizimit Maja (lufta, uria, e kremtja religjioze e të ngjashme), kalendari duhet të “përkthehet” në vitet, muajt dhe ditët tona. Kalendari gregorian ka filluar numërimin e tij para 2 100 vjetësh, andaj ka qenë e nevojshme të gjenden më parë data të rëndësishme që janë të përbashkët për të dy kalendarët, në mënyrë që ata të mund të harmonizohen. Shkencëtarët e arritën këtë me ndihmën e metodës së ashtuquajtur “Konstanta GMT”, e emërtuar sipas shkencëtarëve Joseph Godman, Juan Martinez, hernandez dhe Erick Tompson.
Sipas shkencëtarëve, pavarësisht se a është kjo konstantë e vërtetë apo jo, ajo nuk ka kurrfarë lidhje me parashikimet për kataklizmin e botës në një të ardhme të afërt, por vetëm me harmonizim të kalendarit të moçëm të majave me këtë të tashmin.
Kjo nuk do të thotë se një ditë nuk do të vdes edhe Toka. Sipas tyre, kjo do të ndodhë pas afërsisht 4 miliardë vjetëve, kur bërthama e Diellit të harxhojë rezervat e hidrogjenit dhe të fillojë të deformohet nga djegia e elementeve më të rënda kimike në përbërje të tij.
Kjo përfundon me eksplodimin e Diellit, gjë që do të shkatërrojë Tokën dhe të gjitha planetët e sistemit tonë diellor."

Jo nuk besoj.
Labja- Princeshë
- Vendbanimi : Ne Gjakun e zemres te Mamit
Postime : 8252
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/12/2011
Mosha : 33
Hobi : Io anziché fare castelli in aria mi faccio templi nel cuore
Similar topics
» I besoni asaj që bëni apo bëni atë që besoni?!
» ''Ufo'' ne fundin e detit !!!!!
» 5 skenaret per fundin e botes
» E bindur për fundin e botës, i jep fund jetës
» Fund dyshimeve për fundin e botës më 2012 (Video)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi