Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vlerësimi ndaj penës, gjëja më e bukur që përjeton krijuesi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vlerësimi ndaj penës, gjëja më e bukur që përjeton krijuesi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlerësimi ndaj penës, gjëja më e bukur që përjeton krijuesi

2 posters

Shko poshtë

Vlerësimi ndaj penës, gjëja më e bukur që përjeton krijuesi Empty Vlerësimi ndaj penës, gjëja më e bukur që përjeton krijuesi

Mesazh nga WebMaster Tue 29 Sep 2009 - 5:57

Vlerësimi ndaj penës, gjëja më e bukur që përjeton krijuesi
-- Intervistoi Klajd Kapinova, Manhattan, New York
Vlerësimi ndaj penës, gjëja më e bukur që përjeton krijuesi Kapinova
Intervistë me shkrimtarin dhe gazetarin për fëmijë z. Bujar Ferhati
Pyetje: Si fillim do të donim të dinim diçka mbi fillimet tuaja, në fushën krijimtarisë?
Përgjigje: Që herët në adoleshencë, ndjeja diçka të bukur që më vlonte përbrenda, një dhunti që ta fal Zoti dhe njëkohësisht ta trashëgon fisi sa i vjetër aq dhe i kulturar shkodran. Ndjeja diçka që më ngacmonte dhe më jepte shtysë që mendimet, ndjenjat, emocionet t'i hidhja në letër në mënyrë komunikuese dhe mbresëlënëse. Kështu pak nga pak rodhën ditët, por u radhitën edhe rrjeshtat e para të krijimeve të mia.
Pyetje: Të kujtohet krijimi i parë?!
Përgjigje: Po më kujtohet. Isha 14 vjeç, kisha kryer 8 vjeçaren me nota shumë të mira dhe m'u dha e drejta të vazhdoja (sistemi i kaluar) shkollën e mesme industriale, gjë që mua s'ë tërhiqte aspak, por që prindërit dhe të afrëmit i jepnin një rëndësi të veçantë, sepse ishte një shkollë që merr zanat?!? Pra, një ditë fund Maji nuk vajta në shkollë dhe tek kaloja rrugës së bukur të dikurshme tek ura e Bunës, shikoja liqenin, pulbardhat, varkat, Bunën që rridhte qetësisht, natyrën në përgjithësi më ngacmoi brenda gjoksit krejt pa pritur një poezi që unë e titullova "Liqeni ynë" dhe e kam botuar në revista e më pas në librin me vjersha.
Pyetje: Më pas, si u rrit aktiviteti?!
Përgjigje: Ti e kupton shpejt. Ajo që zien patjetër do shpërthejë. Shkrojta më pas disa e disa të tjera, merrja dashamirësi, por jo më pak përçmim, qeshje thumbuese. Me intuitë, vëreja se puna ime i digjte më shumë atyre. Ngushëlloja vehten me fjalën e urtë popullore "Pema që ka kokrra gjuhet". Lexoja shumë. Librat i kam dashur dhe i dua shumë.
Pyetje: Botimet e para kur dhe ku filluan?
Përgjigje: Në fillim kam shkruar shumë për fëmijët. Bota e tyre aq e pasur, aq e çelët, apo e lirë, aq e nxehtë, aq e gjithpushtetshme më joshte shumë ndaj bëja shumë vjersha, fabula, tregime, përralla, rrëfenja, që duhet ta them hapur gjenin një dritë jeshile të hapur veçanërisht në Tiranë. Bota e ndjenjave domosdo të lidh me ata që janë të një niveli. Kështu në rast se në Shkodër shumë dyer i kisha të mbyllura, revistat më kryesore qendrore të atëhershme më joshnin e më botonin me respekt e ngrohtësi, por dhe me çudi, sepse nuk e besonin një gjë të tillë nga mosha që kisha dhe kultura që kishte mosha ime në përgjithësi. Më kujtohet një rast me shkrimtarin tonë të madh për fëmijë Odhise Grillon, i cili tek po lexonte një poezi, nuk donte ta besonte se unë jam shkodran dhe se e kisha krijuar unë, por i dhashë edhe disa të tjera si i lexoi me të shpejtë më përqafoi e më tha: "Do të kem një mik dhe një koleg të ri. Shkodra e ka të tokën që pjell talentë".
Kështu nisa botimet në revistat periodike kombëtare gjithmonë të atëhershme "Fatosi", "Yllkat", "Pionieri". Bashkëpunoja me gazetën "Drita", dhe më shumë me gazetat tona lokale e kombëtare. Mjaft gazeta të njohura më vlerësonin shkrimet sidomos vëzhgimet, reportazhet, etj.
Në ngjarjet e Kosovës kam bashkoëpunuar shumë me gazetën e mirënjohur "Rilindja" e Kosovës.
Pyetje: Ju keni qenë mjaft i dalluar në fushën e gazetarisë, keni një tërheqje, si spjegohet?!
Përgjigje: Po është e vërtetë, në këtë fushë jam treguar pasiv, pasi po t'i vini re thuajse të gjitha gazetat në plan të parë kanë politikën. Kjo e padenjë vërtetë të neveritet, kur sheh që edhe mjaft pseudolider zhurmojnë pa ditur për kë dhe për çfarë. Jo se nuk duhet loja politike, por ajo duhet të jetë bindëse, intelektuale, si dhe të vlerësojë drejtë. Thuhet shpesh: "Ka mbaruar Shkodra, se po ikin mjaft intelektualë". Do të thoja - Ikin dhe s'kanë faj, vlerësimi këtu bëhet bëhet në bazë të ngjyrës. Meqë s'kemi pasur e s'kemi tesera partie jemi jashtë loje, megjithëse gjithnjë e më tepër po kuptohet që ky qëndrim është i gabuar ndaj nesh.
Pyetje: Ju keni punuar dhe në kanalet tona televizive private, sidomos në Shkodra TV - si skenarist dhe regjisor i emisionit aq të njohur për të gjithë "Jemi edhe ne". Si ju duket niveli i tyre sot?!
Përgjigje: Ç'tju them Shkodra ka figura, shkrimtarë, poetë, këngëtarë, artistë, studiues me vlera të veçanta në shkallë kombëtare. Shikoni e vlerësoni vetë Top Channel, TV Klanin, Arbërinë, TV Shijakun etj. Gjynah që jemi aq larg...
Shkrimtarë të tillë, si: Fadil Kraja, Skënder Temali, Ridvan Dibra, Paulin Selimi, Kolec Traboini, Gjekë Marinaj, Xhahid Bushati, studiues Prof. dr. Simon Pepa, Prof. dr. Gjon Shllaku, Prof. dr. Alfred Çapaliku, Dr. Stefan Çapaliku, Willy Kamsi, monsinjor Zef Simoni, Fran Luli, Anton Çefa, Gazmend Krasniqi, Shpëtim Kelmendi, Kolec Traboini, Arben Çokaj, Jozef Martini, Adrian Paci, Zef Paci, Dashamir Cacaj, Luigj Çekaj, Anton Çefa, Ledia Dushi e mjaft të tjerë janë burime të pashtershme që gjithnjë gurgullojnë me larminë e freskinë e talentit, penës, e mendjes së tyre.
Pyetje: Ka një dyndje botimesh, gjë e mirë po si ju duket roli i masmedias lokale?
Përgjigje: Në se ka botime të shumta, dyndje emrash është një gjë e bukur, por gjithmonë duhet të kihet parasyshë që në televizion p.sh., të mos bëhet nga gazetarët e njëjta proçedurë për të gjithë, sepse vërtetë disa sot kanë vënë para, por pse i kanë nuk do të thotë se dinë të bëjnë libra. Ne kemi përjetuar shumë dhe i dimë mirë gjërat.
Pyetje: Si titullohet libri i parë, i dytë dhe më pas diçka na thoni për librin tuaj të tretë?
Përgjigje: Libri im i parë titullohet "Ku e kishte gala hallin", 1997, me fabula, shumë i njohuri botim i "Toenës" Tiranë, Shtëpia Botuese më prestigjozja në Shqipëri, ku veç në Shkodër u shitën 2000 copë. "Është interesante se shumë fëmijë më thonë: Xhaxhi Bujar "Ku e kishte gala hallin?", duke u kënaqur.
I dyti me poezi po për fëmijë në 1999 "Kur buzëqesh një voglush", gjithashtu tepër i suksesshëm me mjaft poezi që janë lëvduar mjaft gjithmonë jashtë Shkodrës, Tiranë, Prishtinë, Shkup apo Ulqin. I treti me fabula "Po kërcen foka balet", ka pak ditë dhe bota fëminore po më kënaq me interesimin e saj ndaj librit tim. Është gjëja më e bukur që përjeton në jetë krijuesi. Më vjen mirë që këto ditë krijues të njohur nga Maqedonia, dhe Ulqini, blejnë libra të mi për t'i dërguar fëmijëve të tyre atje.
Pyetje: Së fundi, ç'plane keni për të ardhmen?
Përgjigje: Plane të shumta, mundësisht sa më të realizueshme. Në ditë e para të shkurtit po me bashkëpunimin e "Toenës" të drejtuesit e krijuesit Fatmir Toçi, të miqve të mi të veçantë sa artistë aq njerëzor si Adelina Mamaqi, Dionis Bubani, Shpresa Vreto, Sokol Jakova, Hasan Lekaj, Xhevat Beqari, e sidomos të Odhise Grillos e piktorit të madh Dhimitër Ligori. Për librin e pestë do flasim vitin tjetër.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vlerësimi ndaj penës, gjëja më e bukur që përjeton krijuesi Empty Re: Vlerësimi ndaj penës, gjëja më e bukur që përjeton krijuesi

Mesazh nga razmije Sun 25 Oct 2009 - 2:23

kur postuesi zgjedh tema te ketij niveli, per
shkrimtare te medhej, do te thote se eshte dashamires i vertete i vlerave te
mirefilleta!
razmije
razmije
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 85
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi