Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse tremben miqte e penes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse tremben miqte e penes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse tremben miqte e penes

Shko poshtë

Pse tremben miqte e penes Empty Pse tremben miqte e penes

Mesazh nga WebMaster Sat 12 Jun 2010 - 4:32

TREMBA

Pse u trembë ish miku imë i pendës, as sot e kësaj dite
nuk e di. Përmes një komunikimi të herë pas hershëm dhe ndonjë takimi
aty këtu në ndonjë aktivitet kulturor, mbanim lidhjet me mikun e pendës.
E them mik i pendës, sepse të gjithë ata që mbajnë titullin poetit apo
shkrimtarit, i dua ti kem miq. Është ves personal i natyrës dhe
sinqeritetit tim. Pikërisht kur i kujtoj këto, më dhemb ikja e ish
mikut. Arsyen se gjej dot. Ta them do si do nuk mundem. I kujtoj të
gjitha, dhe prapë zanafilla më mungon. Ç'nuk do të bëja të dija mendimin
e tij. Hiqej si mik i afërt dhe i gatshëm në çdo kohë, për bashkëpunim
në interes të kulturës, aktiviteteve dhe organizimeve tjera kombëtare
këtu në mërgim, gatishmëri për antologji e vepra të përbashkëta, etj,
etj. Ta pranoja si mik, me fillim, dyshoja në sinqeritet, pa llogaritur
në potencialin intelektual të tijin. Megjithatë rrugët e miqësisë dhe
komunikimit, i lashë te hapura. Ti kujtoj të gjitha, ndiej siklet për
mundin e derdhur kotë. Ti fshiej, nuk bën. Herë pas here kisha bërë edhe
recensione për vargjet në librushkat e tija, për ta vënë në binar të
letrave. Aq më keq, lavdatat e kishin vërbuar, sa që vërejtjet mes
rreshtave nuk i kishte përfillur fare. S'do të konstatoja se e kishte
vërbuar nami, por dyshimi i hulumtimit tim, aty më nxirrte. Këtë dyshim,
ma kishte forcuar edhe më, tregimi i një mikut tim që e njihte më për
së afërmi. Bile kjo ma vërtetonte mendimin se miku i pendës ishte
trembur nga ankthi i paragjykimeve të veta, se një ditë mundë edhe të
kritikohej vargu i tij nga kritika e ime. Pikërisht kësaj frike kishte
ikur ish miku, edhe pse asnjëherë nuk e kisha ngacmuar rreth dobësisë së
vargut. Tani më ai është strehuar diku dhe jeton jashtë ankthit, se
dikush mundë ta këshilloi a qortoi për vargun. Po, po, ai nuk i kthen
përgjigjie kujt, nuk u përgjigjet ftesave ku janë shumica e miqëve të
pendës. Ata, nuk e ka fare në qejf ti takoi, ka ikur brenda qetësisë së
vetë. Çfar të them, fillimisht isha ndier keq dhe ndieja keqardhje për
ish mikun. Një takim mes miqëve të pendës, tek po debatohej mungesa e
tij, nuk isha i vetmi që e ndaja këtë mendim. Kjo më qetësoi dhe më dha
edhe një mësim të mirë. Miqtë e tillë përpara se ti ofrosh duhet situr
mirë personaliteti dhe karakteri i tyre. Fatkeqësisht, jo gjithmonë, i
kam rrespektuar rregullat e tilla. Kjo na ka vjedhë shumë kohë dhe mundë
e që deomos ka qen e dëmshme për mua. Fatkeqësishtë
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi