A mund te jemi te lumtur?
+6
Anakonda
Labja
Maksi
Arabela
bobi 10
Aяtємιѕα
10 posters
Faqja 1 e 1
A mund te jemi te lumtur?
Kush është i lumtur dhe përse? Lumturia varet nga ne apo nga rrethanat e jetës? Është më i lumtur ai që punon fort apo ai që ka fituar lotarinë? Një seri pyetjesh që marrin përgjigje nga specialistët më të mirë.
E shkurtër por intensive, më afër më qetësinë ose ngazëllimin, lumturia varet nga rrethanat, por edhe nga personaliteti, dëshirat dhe bindjet tona. Edhe pse ne mund ta eksperimentojmë në shkalle, raste, madje edhe në lloje të ndryshme, lumturia është një emocion thelbësor. Ajo është një përvoje fizike dhe mendore shumë intensive, e cila lind si reagim ndaj një ngjarjeje dhe ka një jetëgjatësi të kufizuar, edhe pse të përsëritshme.
Nga ana tjetër, qenia në humor të mirë është si një muzike në sfond dhe megjithëse nuk përfundon në një shpërthim gëzimi, ajo ndikon jashtëzakonisht në mënyrën tonë të të menduarit dhe të të sjellurit. Humori i mirë na bën më të sjellë, sepse atë e bashkëshoqëron dëshira për të ndihmuar të tjerët. Ai na bën më krijues, sepse na nxit të bashkëpunojmë dhe të përpunojmë më shumë zgjidhje dhe me cilësi më të mirë. Ai na ndihmon që të kemi më shumë dëshirë, sepse na bën më elastike në arsyetim dhe më të gatshëm për të hedhur në debat hamendjet tona të zakonshme dhe së fundi na bën më kurajozë në situata të vështira.
A lindim të lumtur?
Disa studiues flasin për lumturinë sikur ajo të ishte një cilësi e karakterit dhe shumë kërkime të kryera në lidhje me binjaket kanë për qëllim të vërtetojnë se "predispozita për të qenë i lumtur" jo vetëm që ekziston, por është e trashëgueshme deri në masën 80%. Atëherë pra, vijmë te lumtur që nga lindja? Jo tërësisht. Para së gjithash, përqindja prej 80% ka të bëjë më shumë me një predispozitë të qëndrueshme, se sa me gjendje episodike, tipike, si për shembull më atë të gëzimit.
Mes një proverbi të vjetër anglez: "Mos gjyko të lumtur askënd, derisa nuk ka vdekur" dhe pyetjes disi naive se: a është më e lumtur një natyrë e mbyllur apo një e hapur?, përgjigja është se për sa kohe që individët kanë aftësi të ndryshme për të vepruar sipas mënyrave të tyre karakteristike, nuk ka kuptim pyetja nëse janë tipat e hapur më të lumtur se karakteret e mbyllur. Është e sigurt se nuk ekziston asnjë lidhje absolute midis tipareve të një personaliteti dhe lumturisë.
Studiuesi Kennon Sheldon kreu një kërkim në një grup studentësh amerikanë dhe koreanë. Qëllimi i studimit ishte të gjente se çfarë i bënte njerëzit më të lumtur. Pasuria apo fama? Jo: pavarësia, kompetenca, lidhjet dhe vlerësimi i vetes u vendosen në krye të klasifikimeve të nevojave psikologjike. Ndjesitë e lidhura më këto emocione janë më të rëndësishmet për t'u ndjerë të lumtur dhe mungesa e tyre është e mjaftueshme për t'u shndërruar në të palumtur. Por me një ndryshim të vogël: për studentët koreanë "lidhjet" përbenin nevojën e parë, ndërkohe që për ata amerikanë në krye të listës qëndronte "vlerësimi i vetes".
Lumturinë nuk ta dhuron askushNë këndvështrimin objektiv, disa psikologe e konsiderojnë lumturinë si një gjendje emotive të cilën në e përjetojmë kur gjendemi brenda një aktiviteti domethënës, të cilin e kryejmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Por sa realiste është kjo performance optimale? "Jeta është një kompromis- thonë studiuesit- funksionimi optimal është një ideal teorik, pothuajse i parealizueshëm, por edhe nëse do të ishte i tille, vënia në plan të parë e një funksioni nënkupton gjithnjë sakrifikimin e një tjetri. Edhe teoria nuk e pranon një lumturi të plotë, sepse pas disa çastesh kalimtare rivendoset përsëri ekuilibri i mëparshëm. Por ndoshta është më mirë që ndodh kështu".
Lumturia është e shkurtër, ndërsa pasojat jo
Barbara Fredrickson e Universitetit të Michiganit ka fituar një çmim të rëndësishëm për kërkimin e saj në lidhje me pasojat që shkaktojnë në një periudhe afatgjate emocionet pozitive. Këto emocione (në kundërshtim me ato negative që e ngushtojnë përkohësisht raportin mendim- veprim) rrisin aftësinë e mendimit dhe të veprimit të njerëzve. Me kalimin e kohës ky zgjerim i hapësirës së përgjigjeve të mundshme ndaj ngjarjeve të jetës krijon një spirale ngjitëse, e cila forcon karakterin dhe vendosmërinë, çimenton lidhjet shoqërore dhe ndikon në mënyrë pozitive mbi shëndetin dhe mirëqenien. Në fund të fundit, edhe pse jetëshkurtra, emocionet pozitive mund të kenë pasoja jetëgjata, duke na bërë në këtë mënyrë më krijues, më të shëndetshëm dhe më të shoqërueshëm.
Përse optimistët kanë më shumë sukses në jetë? Kësaj pyetjeje, një tjetër studiuese, Lisa Aspinall e Universitetit të Marylandit ia ka gjetur më në fund përgjigjen. Optimistët ndryshojnë nga të tjerët nga mënyra më të cilën i përpunojnë të dhënat që lidhen me ta dhe përkundër mendimit të përgjithshëm, ata nuk i anashkalojnë informacionet negative, por i përdorin ato për të ndryshuar strategjinë e tyre ose për të përmirësuar sjelljen, gjë që sjell për pasoje rritjen e mundësive për të pasur sukses. Një sjellje kjo që duhet imituar.
Fakte apo interpretime?
Karakteri ynë luan një rol të rëndësishëm për lumturinë që ndjejmë apo kërkojmë dhe shumë studime e vërtetojnë një gjë të tille: qëndrueshmëria emotive rrit mundësinë për të qenë të lumtur dhe në një masë më të vogël edhe për të qenë të hapur. Por në lumturinë tonë ndihmojnë edhe shumë elemente të tjerë, disa prej të cilëve qëndrojnë jashtë nesh. Perceptimi ynë i fenomeneve dhe mënyra më të cilën i përballojmë, janë elemente shumë të rëndësishëm të mirëqenies sonë dhe këta faktorë janë të ndërvarur: shëndeti kushtëzon aktivitetin tonë, personaliteti kushtëzon perspektivat për të gjetur një shok jetë e kështu më radhe.
Dhe jo i fundit për nga rëndësia, karakteri ynë përcakton radhën e rëndësisë që u japim ngjarjeve dhe zgjedhjen tonë për vlerësimin apo zhvlerësimin e tyre, pra ajo që efektivisht kemi arritur të përftojmë. Përpara një ngjarjeje të dhënë, ne mund të ofrojmë zgjidhje të pashpresa ose zgjidhje me rrugëdalje, duke e interpretuar këtë apo atë fakt në mënyrë katastrofike ose të mundshme.Elementet e lumturisë
Nëse do i përmblidhnim rezultatet e kërkimeve dhe të eksperimenteve, do mund të përvijonim një listë me elementet që në proporcione të ndryshueshme ndikojnë në qenien tonë të lumtur:
-Mosha
-Paraja
-Shëndeti
-Martesa ose një lidhje e qëndrueshme
-Besimi dhe feja
-Aktiviteti (puna)
-Miqtë dhe lidhjet
-Liria
Rëndësia që i veshim çdonjërit prej këtyre elementeve është shpesh fryt i një kushtëzimi dhe hera herës i një gabimi në arsyetim. Në përfundim të studimit të tij, një psikolog amerikan shkruan se receta e lumturisë "ngjason shpesh me një predikim të vlerave tradicionale". Përkundër asaj që mendojnë shumë vetë, "statistikat tregojnë se nuk janë të pasurit, të privilegjuarit apo njerëzit e bukur ata që janë më të lumtur, por ata që kanë grua dhe fëmijë, miq, që besojnë në zot dhe që kanë një punë e cila i jep kuptim jetës së tyre. Por ka mundësi që këto përfundime të jenë mbivlerësuar: martesa mund të na beje të lumtur, por nga ana tjetër të qenët të lumtur mund të kontribuoje që në të martohemi dhe të qëndrojmë në këtë gjendje në një periudhe afatgjate". E thënë me fjale të tjera, ndjekja e drejtpërdrejtë e lumturisë është recetë për një jetë të palumtur.
Ja disa nga elementet që ndikojnë në lumturinë tonë:
Miqtë
Ç'kuptim do të kishte jeta jonë pa miq? Siç ka shkruar Francis Bacon "miqësia i shumëzon gëzimet dhe i ndan hidhërimet". Të kesh një rrjet lidhjesh shoqërore është shumë e rëndësishme për lumturinë dhe mbështetja që të japin të tjerët ndikon tek provat që duhet të përballojmë. Për shembull, mbështetja emotive: një mik merr pjesë në trishtimin tonë pas një ndodhie negative, ose në gëzimin e një fitoreje tonën. Mbështetje në vlerësimin e vetes: kur ndihemi të pranuar dhe të vlerësuar nga miqtë. Mbështetje informative: jemi duke kërkuar punë dhe një mik na ofron të dhënat në lidhje me një mundësi. Mbështetje materiale: miqtë na mbajnë fëmijët kur duam të dalim, na gjenden në vështirësi financiare, etj.
Miqësia është një funksion i vërtetë dhe i mirëfilltë, ose më mirë, një përgjigje emotive e cila duket se është konceptuar kastën për të hequr mënjanë miqtë e rreme. Kur kemi vërtet nevoje, një dorë e shtrirë për ndihmë na prek. Jemi të mallëngjyer dhe nuk e harrojmë kurrë bujarinë, duke u ndjerë të detyruar t'i pohojmë mikut se veprimin e tij nuk do e harrojmë kurrë. Miqtë e vërtetë janë ata që të gjenden në nevojë, sepse qëllimi i miqësisë është që ajo të na gjendet në ato çaste kur askush tjetër nuk merr mundimin të afrohet. Nëse miqtë na bëjnë të lumtur, edhe në i bëjmë të lumtur ata. Por edhe një herë, pasja ose e jo e miqve "të vërtetë" varet shumë nga karakteri ynë. Por edhe nga mjedisi dhe nga përkatësia shoqërore.
Martesa ose një lidhje e qëndrueshme
Martesa dhe bashkëjetesa në vetvete nuk garantojnë lumturinë. Më shumë kjo varet nga ne. Duke parë arsyet se përse çiftet bashkohen e më pas ndahen, është e mundur të ndërtosh profilin e "zgjedhjeve të dështuara", që kanë për baze fillime delikate. Në zgjedhjen tonë të partnerit ka elemente me prirje për të na çuar drejt zhgënjimit: të kemi qenë të tërhequr kryesisht nga pamja fizike e partnerit; ta kemi konsideruar atë si më idealin; të kemi menduar se jeta nuk do të ishte e mundur pa të; të kemi qenë të bindur se lidhja do të ishte e përjetshme.
Nëse "hidhemi me kokë" në lidhjet sentimentale duke shpresuar të gjejmë gjithë lumturitë, jemi në rrugë të rrezikshme. Ideale do të ishte një përzierje e ndjenjave të forta dhe pritjeve të arsyeshme, i vetmi kusht që i lejon një çifti të superojë krizat e pashmangshme dhe të futet në atë që quhet "dashuria e pjekur".
Në fund të një raporti, pra kur çifti ndahet, ai që e përballon më mirë këtë është ai që zgjedh një strategji të ndërmjetme për të përjetuar ato kujtime dhe ato imazhe të jetës së mëparshme që nuk rrezikojnë të përzihen me vuajtjen e ndarjes dhe të të ndjerit i braktisur.
Një tjetër rregull është të shohësh të ardhmen, por pa mohuar të shkuarën. Megjithëse është e pashmangshme dhe e vështirë për t'u kontrolluar, mbajtja inat helmon jetën dhe dëmton besimin: sharjet dhe inati në një periudhë afatgjate shërbejnë vetëm për të cenuar vlerësimin e vetes. Ata që ndahen dhe që arrijnë ta kapërcejnë krizën, kërkojnë t'u japin një vlerë cilësive të tyre më të mira dhe të zhvillojnë të tilla të reja, duke i vënë vetes objektiva afatmesme dhe afatgjata.
Edhe pse na ngjan i padurueshëm, emocioni i trishtimit ka një funksion dhe një vlefshmëri të rëndësishme. Trishtimi na mëson të shmangim gjendjet që e provokojnë atë, na shtyn të rimendojmë në lidhje me ngjarjet dhe gabimet, mund të shkaktojë simpatinë dhe mbështetjen e të tjerëve, mund të na mbrojë nga agresiviteti i tyre dhe na lejon të kuptojmë se sa vuajnë edhe të tjerët që përjetojnë të njëjtën gjendje të trishtuar si ne.
Aktiviteti
Njerëzit që merren me një punë janë më te lumtur se ata pasive, sidomos nëse aktiviteti që kryejnë përputhet me objektivat dhe vlerat e tyre. Nga ana tjetër, pasiviteti i detyruar, si në rastin e qenies pa punë, mund të shkaktojë palumturi, e cila shpeshherë mund të shndërrohet edhe në sëmundje. Njerëzit që gëzojnë humor punojnë më mirë se të tjerët dhe janë më të motivuar dhe krijues, por janë shumë më pak të tille nëse detyra që duhet të kryejnë, edhe pse pjesë përbërëse e një punë në tërësi tërheqëse, është e mërzitshme.
Pasja e një qëllimi është vetëm gjysma e elementeve në arritjen e lumturisë, tezë e vërtetuar kjo edhe tek fëmijët e vegjël, të cilët kanë objektiva relativisht të thjeshta. Sipas studiuesve është e pamundur që një njeri të ketë një jetë të lumtur, nëse nuk ka një ide pak a shumë të qartë se si duhet të jetë jeta e tij. Në kurset për të qenë të lumtur shpesh predikohet që të pakësohen ambiciet dhe të përcaktohen synime afatshkurtra dhe jo afatgjata, por kjo strategji ka hapësirë të kufizuar sepse synimet modeste dhe objektivat afatshkurtra mund të çojnë në një ide shumë të varfër në lidhje me përmbajtjen e jetës: kënaqësia pa qëllim nuk përbën një recetë të mirë për lumturinë.Ndërsa në lidhje me efektshmërinë, kërkimet tashme kanë treguar se njerëzit që nuk kanë shumë besim në vete janë shumë me ngurrues në ndërmarrjen e aktiviteteve nxitëse dhe për këtë arsye nuk duhet të habitemi nëse besimi në mundësitë e zgjedhjes dhe në kontrollin e përfundimeve ndikon qoftë në mirëqenien tonë psikologjike, qoftë në atë fizike. Në fund të fundit, nga se varet lumturia jonë profesionale? Sipas disa psikologeve ajo varet para së gjithash nga puna që na jepet të kryejmë, ndërsa të tjerë mendojnë se ajo varet thjesht nga ne.
Burimi Nanda Web

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: A mund te jemi te lumtur?
S'lexoj artikullin,sepse te ngjashem kam lexuar me 100 here.
Lumturia ka arsye kur vjen,edhe faktoret per ta sjelle ate jane nderthurje.
Ka te beje edhe me natyren e secilit ne,por ta prekesh ate duhet edhe fati thot populli.
Personalisht hedh poshte c'do rregull te shkruar,edhe krijoj kushtetuten time duke iu permbajt asaj.
Bej te mundur te ndihesh mire me veten,edhe afro sa me shume miresi gjithkund.
Ligjet lindin ne ate c'ka sjell dita,edhe miratohen ne cast.
Ciao ciao

bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: A mund te jemi te lumtur?
jo gjithmone,,,jo plotesisht,,,,por ka kohe qe mund te jemi te lumtur,,,
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: A mund te jemi te lumtur?
po ka kohe kur ne mund te jemi te lumtur por jo gjithmon
Labja- Princeshë
- Vendbanimi : Ne Gjakun e zemres te Mamit
Postime : 8252
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/12/2011
Mosha : 33
Hobi : Io anziché fare castelli in aria mi faccio templi nel cuore
Re: A mund te jemi te lumtur?
Arabela shkruajti:jo gjithmone,,,jo plotesisht,,,,por ka kohe qe mund te jemi te lumtur,,,
Kush zoteron shpirtin e ndjeshem,edhe IQ te larte e ka te veshtire.
Mendon kjo eshte barrikade?
bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: A mund te jemi te lumtur?
e sakte qe eshte,,,,por a mund te ndryshohet gje??bobi 10 shkruajti:Arabela shkruajti:jo gjithmone,,,jo plotesisht,,,,por ka kohe qe mund te jemi te lumtur,,,
Kush zoteron shpirtin e ndjeshem,edhe IQ te larte e ka te veshtire.
Mendon kjo eshte barrikade?
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: A mund te jemi te lumtur?
Arabela shkruajti:e sakte qe eshte,,,,por a mund te ndryshohet gje??bobi 10 shkruajti:Arabela shkruajti:jo gjithmone,,,jo plotesisht,,,,por ka kohe qe mund te jemi te lumtur,,,
Kush zoteron shpirtin e ndjeshem,edhe IQ te larte e ka te veshtire.
Mendon kjo eshte barrikade?
C'lind nuk anashkalohet[You must be registered and logged in to see this image.]
bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: A mund te jemi te lumtur?
kjo eshte pra,,, ku je ku jebobi 10 shkruajti:Arabela shkruajti:e sakte qe eshte,,,,por a mund te ndryshohet gje??bobi 10 shkruajti:Arabela shkruajti:jo gjithmone,,,jo plotesisht,,,,por ka kohe qe mund te jemi te lumtur,,,
Kush zoteron shpirtin e ndjeshem,edhe IQ te larte e ka te veshtire.
Mendon kjo eshte barrikade?
C'lind nuk anashkalohet[You must be registered and logged in to see this image.]
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: A mund te jemi te lumtur?
Varet nga gjendja emocionale dhe jo gjithmone mund te jemi te lumtur pasi shpesh here lumturin tone duan edhe te na e mohojne.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: A mund te jemi te lumtur?
Po...mjafton te jesh i knaqur me gjerta qe ke ,dhe di cka te ben te lumtur.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: A mund te jemi te lumtur?
Ne e kemi ne dore per tu ber te lumtur.
Eriku- I/e Regjistruar
- Postime : 572
Gjinia :
Anëtarësuar : 24/10/2011
Mosha : 39
Re: A mund te jemi te lumtur?
Teme e bukur kjo .
Ok ne teme pra.
Perderisa kjo pyetje u dedikohet te gjithve une po perpiqem te jap nje pergjigje si nje pjese e vogel e atyre qe konsiderohen te gjithe.
Si te jem i lumtur...? Sa here qe mund te ma bejne te tjeret kete pyetje, ose sa here qe mund t'ja bej vetes kete pyetje e di qe kjo pyetje do jet gjithcka qe do me ndjeki gjate gjith jetes time.
Fo thoni ju qe Nuk je i lumtur aktualisht ? Ose ke qene ndonjehere i lumtur ne jeten tende ?
Po edhe Po. Edhe kam qen edhe jam... por serisht nuk mund te jesh i lumtur ne menyre konstante edhe te perjetshme. Jo nuk e besoj se po te ishte ashtu do kishim aritur te kuptonim qellimet e mistershme te jetes. Perse tundohemi, perse gezojme edhe perse marim fryme. Lumturia nuk zgjat pergjithmone por edhe vjen kur duhet. Nuk them ndonjehere por po them kur duhet sepse jane moment... Momente te lumtura qe mbahen mend. Edhe kush nuk ka patur momente te tilla per tu mbajtur mend. Ndonjehere i mbyll syte edhe udheton ne ato momente sikur te doje ti jetoje serisht qofte edhe per nje here te vetme. Te gjitha ato momente te lumtura te mbyllura ne mendje edhe ne zemer sikur te thone nga brenda ndonjehere qe nuk duam te jemi thjesht kujtime... sikur te thone qe duam kujtime te tjera ne pranine tone si keto qe jemi ne. Edhe dicka ndodh ne jete, nje lajm i mire, nje shok apo nje shoqe e mire, nje gezim, nje refim i gezuar, edhe dicka nga keto ngulitet ne mendje si nje kujtim i bukur, edhe me kalimin e kohes thua qe... ehhhh ishte verete dicka e bukur. Kur mendon se ne ato kohera je ndjere i lumtur ateher kemi nje cast te lumtur te jetes edhe kur keto caste mblidhen te gjitha se bashku ateher kemi nje kohe te lumtur.
Hidherimi.
Hidherimi ka vendin e vete ne mendjne edhe ne zemren tone. Por nuk ka ven brenda ne kujtimet tona te lumtura. C'do gje ka vendin e vete. Kur kujtimet e lumtura mblidhen te gjitha bashke edhe krijojne ate qe ne e quajm nje kohe te lumtur atehere rikujtojme se koha eshte gjeja me me vlere qe kemi edhe kur ajo eshte nje kohe e lumtur atehere kemi bere nje pjse te lumtur te jetes tone.
E shikojme qe kjo eshte dicka e mire edhe na pelqen. Me kurajo ndonjehere perpiqemi ti shkelim me kembe hidherimet edhe problemet me qellimin qe te kemi sa me shume momente te lumtura, me qellimin qe nje dite te kujtojme se vertet kemi jetuar.
Nuk besoj se doni te pyesni se nga vjen lumturia, thjeshte mendoni nje cast te lumtur, vleresojeni edhe mendohuni se c'fare mund ta sjelli serisht.

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Similar topics
» Si mund të jemi të lumtur
» Ego-ja, sa na ben te lumtur?
» A duhet me te vertet te martohemi qe te jemi te lumtur?
» A do mund te jemi te perjetshem?
» Cfar mendoni se mund t'ju bente me te lumtur?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi