Gjykata: Dani s’e ka vjedhë rrymën
3 posters
Faqja 1 e 1
Gjykata: Dani s’e ka vjedhë rrymën
Më 14 dhjetor të vitit të kaluar ka përfunduar gjykimi ndaj këngëtarit të mirënjohur kosovar, Ramadan Kraniqi – Dani. Ai akuzohej se kishte vjedhur energjinë elektrike, ndërsa gjykatës i është dashur më shumë se një muaj për të marrë vendimin. Sipas propozim-akuzës, i pandehuri akuzohej se kishte manipuluar më njehsorin elektrik të shtëpisë së tij në lagjen Fidanishte në Pejë. Prokuroria Komunale e Pejës, propozim-akuzën e kishte mbështetur në dy dëshmitarë dhe në ekspertizën e kalibrimit të KEK-ut. Komisioni profesional i kalibrimit kishte konstatuar se orëmatësi ishte i manipuluar, ndërsa dëshmitarët Gëzim Gashi dhe Abdullah Shabanaj, pjesë e ekipit kontrollues të KEK-ut, kishin vërejtur se ishte falsifikuar një plombë shtetërore, kurse plomba tjetër ishte e këputur. Pronari i shtëpisë akuzohej se ka vendosur plombë të vitit 2005 në njehsorin elektrik të vitit 2006, si dhe numëruesi i njehsorit ishte kthyer prapa.
Në mbrojtjen e tij, i pandehuri e kishte kundërshtuar akuzën duke deklaruar se ka frikë ta prekë një poç elektrik, e lërë më njehsorin.
Gjykata ka vendosur ta lirojë nga akuza Danin pasi që konsideron se nuk është vërtetuar se ai ka kryer veprën penale që ngarkohet.
Provat kryesore në të cilat prokuroria e kishte mbështetur propozim-akuzën nuk janë marrë për bazë.
Gjyqtari i çështjes ka zgjedhur t’i besojë këngëtarit të pandehur, ndërsa asnjë nga provat e prokurorisë nuk i ka marrë për bazë.
Në arsyetimin e aktgjykimit, gjykata përshkruan të pandehurin si njeri i njohur në publik, personalitet që nuk do të vidhte. Më tutje, në arsyetim thuhet se i pandehuri nuk është aq naiv dhe i pamençur sa të kryente veprime të tilla kriminale, në mënyrë aq të thjeshtë, dha pa ndonjë marifet.
Tani, në afatin 8-ditor pritet që prokuroria të ushtrojë ankesë ndaj këtij vendimi.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Gjykata: Dani s’e ka vjedhë rrymën
:541221: Shihhe,Po s'u bo nomi ne paq Vjedh rrymen Dani...Po e vjedhin ma shuuuum se do Rryme
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Gjykata: Dani s’e ka vjedhë rrymën
Edhe ky u be hajdut.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dani Minog dhe celuliti
» Elhaida Dani përgatitet për këngë të re
» Elhaida Dani fiton "Top Fest 9"
» Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik
» E mbijetuara Besiana Dani: Frenuam në kthesë, mjeti doli nga kontrolli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi