Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Protestat në Kosovë, plagosen aktivistë shqiptarë e kosovarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Protestat në Kosovë, plagosen aktivistë shqiptarë e kosovarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protestat në Kosovë, plagosen aktivistë shqiptarë e kosovarë

2 posters

Shko poshtë

Protestat në Kosovë, plagosen aktivistë shqiptarë e kosovarë Empty Protestat në Kosovë, plagosen aktivistë shqiptarë e kosovarë

Mesazh nga WebMaster Mon 23 Jan 2012 - 23:07

Autori i Lajmit: Fabian Saliasi

Sot, Serbia nuk kalon" - ishte ky slogani i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje, në protestën që është zhvilluar në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me shtetin serb, përkatësisht në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë. Pavarësisht kritikave të ashpra dhe thirrjeve për të mos e zhvilluar aksionin në pikat kufitare, Lëvizja Vetëvendosje nisi rreth orës 13:00 protestën e paralajmeruar në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë, për të ndaluar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë. Situata që pas nisjes së aksionit të Policisë së Kosovës në orën 13:00 ka qenë mjaft e tensionuar, veçanërisht në Podujevë, ku policia ka ndërhyrë me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe qindra protestues. Gjatë ditës pati zhvillime të shumta dhe konfuzion sidomos pas përhapjes së lajmit për arrestimin e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Policia kosovare dhe përfaqësues të kësaj lëvizjeje përgënjeshtruan lajmin për arrestimin e Kurtit. Kreu i Vetëvendosjes, i cili ka qëndruar në pikën e Besianës, ka pësuar vetëm lëndime të lehta pas ndërhyrjes së policisë, por ka qëndruar gjithmonë mes protestuesve. Sipas policies, nga përleshjet e djeshme janë plagosur të paktën 13 policë, ndërsa 50 protestues dhe aktivistë të Vetëvendosjes janë arrestuar. Gjatë ndërhyrjes, policia ka hasur në rezistencë aktive nga ana e protestuesve duke sulmuar policinë me mjete te ndryshme të forta. Për ndërhyrjen e Policisë së Kosovës ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. "Policia e Kosovës nuk ka ofruar ndihmë për të plagosurit e Vetëvendosjes. Përkundrazi, i kanë tërhequr zvarrë dhe arrestuar",- ka thënë Behxhet Shala nga ky Këshill. Ndërkohë, sipas mediave kosovare, pas shpërndarjes së protestuesve në Besianë kamionë me mallra serbë të shoqëruar nga policia kosovare hynë në territorin e Kosovës. Numri i protestuesve të arrestuar u rrit gjatë aksionit të zhvilluar nga Lëvizja Vetëvendosje me moton "Serbia nuk kalon", mes të cilëve edhe disa deputetë, si Glauk Konjufca, Visar Ymeri dhe Liburn Aliu. Gjithashtu, bëhet e ditur se është arrestuar edhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti. Sipas Vetëvendosjes, gjithashtu të arrestuar janë Arbër Zajmi, Frashër Krasniqi, Naim Bunjaku etj. Vetëvendosja bëri me dije se gjatë arrestimit është dhunuar nga Policia e Kosovës deputeti Glauk Konjufca.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Protestat në Kosovë, plagosen aktivistë shqiptarë e kosovarë Empty Re: Protestat në Kosovë, plagosen aktivistë shqiptarë e kosovarë

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 3:29

Edhe kosova me keq se ne.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi