Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rama me aleatët: Protestat në prill People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rama me aleatët: Protestat në prill People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama me aleatët: Protestat në prill

Shko poshtë

Rama me aleatët: Protestat në prill Empty Rama me aleatët: Protestat në prill

Mesazh nga Vizitor Mon 22 Mar 2010 - 6:05

Rama me aleatët: Protestat në prill Protestaps
Arkiv
Opozita do t’i drejtohet rrugës për të arritur objektivat e veta politike, që kësaj radhe kanë si finale rrëzimin e qeverisë “Berisha 2”.


Vetëm pak orë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i kësaj të fundit, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me drejtues të tjerë të opozitës për të bashkërenduar aksionin e ri që do të marrë jetë në muajin prill.

Ashtu sikurse edhe është paralajmëruar gjatë gjithë kësaj kohe, ekipi opozitar, i përbërë nga kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ai i PDS-së, Paskal Milo, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, Spartak Ngjela, Preç Zogaj dhe drejtuesi i G99-s, Erjon Veliaj, ka vendosur me konsensus që të angazhohet për rinisjen e protestave popullore.

Synimi i tyre politik kapërcen atë çfarë është prezantuar deri më tani si objektiv parësor i së majtës, pra hapjen e kutive për t’i orientuar në realizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Kemi vendosur që brenda prillit të caktohet një datë e përshtatshme, ku t’i bëhet thirrje popullit të mblidhet në Tiranë, për t’i dhënë fund qeverisjes të paligjshme”, theksoi pas takimit Spartak Ngjela, duke paralajmëruar revolucionin e ardhshëm.

Se si do të arrihet kjo gjë, mbetet ende për t’ua parë, pasi edhe vetë përfaqësuesit e opozitës janë mjaftuar vetëm me formulimin e vendimit dhe të qëllimeve finale të tij. Kjo pyetje lind pasi një manifestim madhështor i organizuar në kryeqytet, të paktën sipas përvojës së deritanishme, nuk ka mjaftuar për ta detyruar qeverinë e Sali Berishës që të largohet.

Në terma politikë, ky zhvillim që vjen nga opozita, e thekson krizën edhe më shumë, por ai nuk sqaron se si mund ta fusë në kolaps qeverisjen e vendit, e cila është fortifikuar pas argumenteve juridike. Gjithsesi, vendimi i djeshëm, i ardhur edhe me konsensusin e aleatëve të PS-së, e ka rënduar situatën politike në vend për sa kohë që gati gjysma e Parlamentit shqiptar do e ushtrojë përfaqësimin e vet politik nga rruga.

Një distancë që sa vjen dhe rritet mes dy palëve të përfshira në konfliktin politik dhe që me alternativën e protestave vetëm sa legalizon në mënyrë të pashmangshme krizën politike në vend. Për më tepër që janë vetë objektivat politikë të opozitës ato që tanimë e bëjnë të pakuptimtë apo të vështirë për t’u perceptuar një hapësirë të mundshme rinegocimi.

“Është një pushtet jolegjitim dhe Kryeministri Berisha duhet të largohet. Është më se e qartë që kjo qeveri i ka vjedhur votat e 28 qershorit”, u shpreh socialdemokrati Skënder Gjinushi. PS ka hedhur hapin e parë konkret drejt nisjes së protestave. Grupi parlamentar i saj ka rikonfirmuar dje qëndrimet e mbajtura ditët e fundit, të cilat me dështimin e seancës së datës 18 mars po i përmbahen opsionit të reagimit qytetar.

“Asnjë hap mbrapa në përpjekjen për të shpëtuar zgjedhjet e ardhshme dhe demokracinë në Shqipëri...”, deklaroi pas mbledhjes së djeshme të grupit deputetja Vasilika Hysi. Në këtë mënyrë, ekipi i përfaqësuesve të PS-së ka rënë dakord me vijën e ideuar nga kreu i selisë rozë, Edi Rama, për rinisjen e një fushate protestash në mbarë vendin, me synim imponimin e një zgjidhjeje për hetimin e zgjedhjeve të fundit.

Në funksion të masave organizative për lëvizjen e re, deputetët socialistë do të zbresin në bazë, me synim koordinimin me degët e partisë në rrethe. Ky është vetëm një hap paraprak, që sipas gjasave do të duhet që të marrë miratimin final nga Asambleja Kombëtare, që do të mblidhet shumë shpejt. Nëse për nisjen e protestave mendimi i përgjithshëm ka qenë i qartë, duket se për shoqërimin e tij me bojkotin e Parlamentit PS ruan ende një rezervë. Për këtë arsye, edhe në prononcimin e vet, deputetja Hysi ka shmangur deklarimin rreth kësaj çështjeje, që do të bëhet i qartë në ditët në vijim.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi