Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Rrëfime fëmijësh të lindur në gjak e të rritur në ngujim People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Rrëfime fëmijësh të lindur në gjak e të rritur në ngujim People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëfime fëmijësh të lindur në gjak e të rritur në ngujim

3 posters

Shko poshtë

 Rrëfime fëmijësh të lindur në gjak e të rritur në ngujim Empty Rrëfime fëmijësh të lindur në gjak e të rritur në ngujim

Mesazh nga WebMaster Thu 12 Jul 2012 - 7:47

 Rrëfime fëmijësh të lindur në gjak e të rritur në ngujim Femije-i-ngujuar-ne-dritare

Fiks Fare” hyn në familjet e izoluara prej Kanunit


Në emër të kanunit të Lekë Dukagjinit po vriten njerëz të pafajshëm.
Kanuni e ndalon vrasjen e grave, pleqve, fëmijëve, njerëzve të kishës.
Kanuni, ky libër dikur më i shenjtë se Dhjetë porositë e Biblës dhe
mësimet e Islamit po shtrembërohet nga vetë ata që vrasin në emër të
Kanunit. Vrasësit i shkrepet të vrasë e vret në emër të Kanunit, duke e
interpretuar sipas dëshirës Kanunin e bërë gjatë shekullit të 15-të nga
princi Lekë Dukagjini i njohur si princi engjëllor.

Dikur ky libër i pashkruar, që u përmblodh mjeshtërisht nga studiuesi
Shtjefën Gjeçovi në fillim të shekullit të 20-të shmangu asimilimin e
shqiptarëve nga turqit. Ndërsa deri më sot janë asimiluar me qindra
njerëz në emër të Kanunit, që sipas Gjergj Fishtës do të thotë “Prerje e
drejtë”, pra vendosje e drejtësisë për çdo njeri, si për atë që është i
pasur, ashtu edhe për të varfërinë.

Por “Prerja e drejtë” nuk ka vepruar e tillë për familjen Gjonlulaj që jeton në fshatin Mazrek, 15 km larg qytetit të Shkodrës.

Tri familje të një trungu jetojnë në një oborr për shkak të këtij
zakoni mesjetar. Jetojnë të ngujuar që nga viti 1993 për shkak të një
vrasjeje që kreu një prej djemve të kësaj familjeje.

Nik Gjon Lulaj, sot është 33 vjeç. Që 13 vjeç ai është ngujuar dhe
nuk mban mend ndonjë ditë që të ketë dalë nga pragu i shtëpisë, përveç
ditëve kur i është dashur të përcjellë për në banesën e fundit dy
vëllezërit e tij. Ai tregon me detaje jetën e tij të përditshme të
mbushur me ankthin se gjakësi do ta vrasë.

Ishte 13 vjeç kur filloi kjo histori e frikshme, që po zgjat prej 20
vjetësh. Për një periudhë trevjeçare jetoi me babanë te disa kushërinj
të tij. U kthye në Mazrek në moshën 16-vjeçare. Ishin katër vëllezër,
por kanë mbetur vetëm dy, ai dhe Gjergji, i cili po vuan dënimin në
Burgun e Lezhës.

Gjakësi nuk u jep besë as për të punuar tokën që të ushqehen. Herën e
fundit që i kërkoi besën ishte tetë muaj më parë, por përgjigjja ishte
negative. Edhe kur është martuar nuk ka dalë nga dera e shtëpisë. Kanë
shkuar gratë e shtëpisë dhe morën nusen.

Nuk e kupton dot se si ndihen njerëzit që ecin të lirë në rrugë, pasi gjithë jeta e tij ka kaluar në ngujim.

Nika tregon sesi ka mbyllur me tulla dhe beton një dritare të kullës
së tij, që sheh nga faqja e malit dhe e ka shndërruar në një frëngji, se
gjakësi mund të qëllojë kundër shtëpisë. Del në oborr çdo ditë në orën
11:00 dhe qëndron aty deri në orën 17:00. Nuk e ka kaluar pragun e
shtëpisë për 20 vite. Ëndërron të shikojë festimet e 100-vjetorit të
Pavarësisë së Shqipërisë, “por kur vetë jam i burgosur më dhemb në
shpirt”, thotë i revoltuar.

Nuk e di si është jeta në liri. Ka qenë vetëm 13 vjeç kur e kanë
privuar nga liria. Ëndërron të ecë vetëm një herë rrugëve pa u trembur
se kush e ndjek nga mbrapa. “Zotit i lutem që të mos i shkrepë pushka,
kur të më zërë pritë mua. Ndërsa vdekjes i lutem të mos më marrë”,
rrëfen 33-vjeçari nga Mazreku

Ka dy djem, Amarildon 12 vjeç dhe Nikolinin 7 vjeç. Ata nuk kanë
shkuar kurrë në shkollë, sepse nuk i lë gjakësi. Amarildoja di vetëm
disa shkronja të alfabetit shqip, të cilat ia ka mësuar mësuese Liljana
Luani, e cila aktualisht është mësuese në shkollën “Pashko Vasa” në
Shkodër dhe njëkohësisht gjatë fundjavës kryen misionin humanitar, duke
shkuar në familjet e ngujuara për të përhapur sadopak dituri. Ndihet e
vetmuar në këtë realitet arkaik, por mjaftueshëm e motivuar për ta çuar
misionin përpara.

Mbesa e Nikës, Elsa 14-vjeçare tregon se dikur ka marrë mësime një
herë në javë, ndërsa tani jo më. Ajo ëndërron të bëhet juriste dhe të
vendosë drejtësi në vend.
Ku dreqin eshte drejtesia tek ne
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Rrëfime fëmijësh të lindur në gjak e të rritur në ngujim Empty Re: Rrëfime fëmijësh të lindur në gjak e të rritur në ngujim

Mesazh nga Arabela Fri 13 Jul 2012 - 6:17

jete te pajetuara,,,te jetuara gjymterisht me liri te kufizuar,,,keqardhje teper e madhe,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Rrëfime fëmijësh të lindur në gjak e të rritur në ngujim Empty Re: Rrëfime fëmijësh të lindur në gjak e të rritur në ngujim

Mesazh nga Anakonda Sat 14 Jul 2012 - 21:22

e tmerrshme;te kesh nje femijeri te tmerrshme
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Rrëfime fëmijësh të lindur në gjak e të rritur në ngujim Empty Re: Rrëfime fëmijësh të lindur në gjak e të rritur në ngujim

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi