Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia dhe kultura e Kucoves People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia dhe kultura e Kucoves People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia dhe kultura e Kucoves

2 posters

Shko poshtë

Historia dhe kultura e Kucoves Empty Historia dhe kultura e Kucoves

Mesazh nga albania Wed 30 Sep 2009 - 5:31

Kjo trevë ka qënë vendbanimi i hershëm ilir i fisit desaret. Nga gërmimet e
bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi ku ndodhet sot Kisha
e vjetër e Shën Nikollës) del se kjo trevë ka qënë një vendbanim i lashtë me një
kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e
shëtitores për banorët e saj. Kjo shëtitore ka përmasat e një bulevardi të
vërtetë (10m gjerësi dhe 50m gjatësi) të shtruar me kalldrëm e me gurë të
gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje të qytetit, janë
gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi të gjitha një pishtar (i ekspozuar në muzeun
e Beratit), i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në
tjetrën si dhe në të gjithë zonën. Nga gërmimet e bëra në vitet ‘40 – ‘50 të
shekullit të kaluar u nxorrën në sipërfaqe amfora, shpata e mburoja të kohës
ilire.


Në kohët e Mesjetës është shfrytëzuar për interesa jetike të
banorëve vendas edhe nafta e dalë në sipërfaqe me vetërrjedhje. Në fund të
viteve 1700 – fillimi i viteve 1800, banorë kuçovarë si fiset e vjetra të
Brisqeve apo të Skurove e më vonë të Kurtëve, kanë shitur naftë bruto për
myzeqarët, të cilët e përdornin për bucelat e rrotave të qerreve si vaj
grasatues e më pas për djegie.
Në vitet e Luftës së Parë Botërore, në
periferi të Kuçovës (aty ku sot janë varrezat e qytetit) u vendos një repart
ushtarak austriak. Në vitin 1916, një inxhinier gjeolog, pjesëtar i këtij
efektivi vuri re se uji i përroit që rridhte nga kodra e Omurit vinte me naftë.
Pasi e shëtiti më këmbë vendin ai arriti në përfundimin se Kuçova ishte një vend
me pasuri të mëdha nafte. Këtë fakt ai e bëri publik në vitin 1918. Që nga viti
1918 e deri në vitin 1924, në Kuçovë erdhën shumë shoqëri kërkuese nafte si AIPA
(Azienda Italiana Petroli Albania), një shoqëri Anglo-Persiane, Shoqëria
Amerikane e Naftës si dhe shoqëri franceze etj.

Në vitin 1928 në vendin
që sot quhet “Dikatër” u shpua e dha naftë pusi i parë në Shqipëri. Që nga ky
moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte dhe më
vonë edhe në hartat politike dhe ushtarake. Që nga viti 1928 e deri në vitin
1943, vendburimi i Kuçovës u shfrytëzua nga shoqëria italiane AIPA. Kjo shoqëri
bëri marrëveshje me qeverinë e Mbretit Zog I, që nëse prodhimi i naftës në vit
do t’i kalonte 50 000 tonët, kjo shoqëri do të ngrinte në Kuçovë një rafineri.
Por ndonëse prodhimi i kaloi 170 000 tonët, rafineria nuk u ngrit, përkundrazi
nafta e nxjerrë nisej për t’u përpunuar në Itali. Në historinë e Shqipërisë,
Kuçova përmendet edhe si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorëve në
vitin 1936.

Zhvillimin më të madh Kuçova e ka njohur pas Luftës së Dytë
Botërore, sidomos në vitet 1975 – 1990. Popullsia e rrethit në fund të viteve
1980 arriti 32 000 nga 6 400 banorë që ishte në vitin 1938. Në vitin 1944, për
stabilizimin e gjendjes shumë të rënduar në Kuçovë si pasojë e djegieve dhe
shkatërrimeve të bëra nga pushtuesi, Qeveria e Përkohshme e Beratit urdhëroi
ngritjen e një Komisariati të Jashtëzakonshëm për naftën. Ky komisariat do të
kishte atributet e një drejtorie të përgjithshme, e cila do të vinte në punë të
tërë sistemin e shfrytëzimit të vendburimeve.
Në vitin 1951, me vendim të
veçantë të Qeverisë Shqiptare, në Kuçovë u krijuan 11 ndërmarje ekonomike,
ndërsa në vitin 1970 rradhitej ndër qëndrat më të zhvilluara në shkallë vendi.
Në këtë periudhë në Kuçovë shtrinë veprimtarinë e tyre 15 ndërmarrje ku më të
rëndësishmet ishin Uzina e Përpunimit të Naftës, Uzina Mekanike e Naftës, Shpim
Shfrytëzimi, Ndërmarrja e Nxjerrjes së Naftës, TECI, Transporti, Ndërtim
Montimi, Laboratori Shkencor i Naftës, Fabrika e Pluhurave Larës, Fabrika e
Tullave, Shkolla e Mesme e Naftës etj. Edhe pse Kuçova ka patur një zhvillim
industrial shumë të vrullshëm, deri në vitin 1991 ka qënë e përfshirë në rrethin
e Beratit. Nga ai vit funksionon si rreth më vete, brenda Qarkut të
Beratit.

Në jug të Kuçovës, më pak se 3 km nga qëndra e qytetit, në
fshatin Perondi gjëndet një nga kishat më të vjetra, për të mos thënë më e
vjetra në Ballkan akoma në këmbë. Ndërtimi i takon shek. të X dhe është një
shprehje tipike e arkitekturës bizantine të veprave të kultit, ku në muraturë
kombinohet guri me terrakotën dhe ku volumet modeste kompensohen me pasurinë e
elementëve arkitekturore.
Pikërisht në skajin e kundërt, në veri-perëndim të
qytetit, por këtë rradhë diçka më larg se kisha e parë, pra rreth 6 km, në
vëndin e quajtur Salc-Kozare ndodhet një kishë tjetër e denjë për të qënë objekt
admirimi për vizitorët. I takon një kohe më të vonëshme, por gjithashtu një
shëmbull i shkëlqyer i arkitekturës së shek. XVII, e kishës me hajat të jashtëm
dhe me një navatë të bollshme, në krye të së cilës është edhe ikonostasi prej
druri, vepër e shquar e mjeshtërve shqiptarë të kohës.
Historia dhe kultura e Kucoves 1804562
Historia e Nito Lales
Historia e Nito
Lales, kompozitorit te 500 kengeve, pjesemarres ne 22 festivale. Mesuesi i
brezave qe bene emer

Kucove- Kucova njihet si qyteti i naftetareve dhe
inxhiniereve. Si qyteti i piloteve. Por edhe si vendi ku u rriten muzikantet qe
sot kane bere emer kudo ne bote. Nje prej tyre qe e shkriu jeten ne tingujt e
fizarmonikes dhe nxorri breza te tere artistesh, eshte edhe Nito Lala. Vetem pak
kohe me pare, bashkia e ka shpallur "Qytetar nderi", per vlerat qe i ka dhene
qytetit.

Nje jete me muzike

Kush nuk e njeh "Mesuesin e
Merituar", Nito Lala ne Kucove. I qete, i sjellshem, i shtruar, me fizarmoniken
ne dore qe kur ishte femije. Me pas ne lice dhe mbi 40 vjet drejtues muzike ne
kete qender. Nito Lala ka qene magjia e muzikes se kryeqytetit te naftes. Kur e
pyetem per profesionin dhe historine e tij, ai te pergjigjet qete: "Jeta ime
artistike i ka rrenjet ne kete qytet te dashur. Veprimtarite kane qene te shumta
dhe cilesore. Vetem festivalet e kenges per femije jane zhvilluar 21. Ne
pallatin e kultures "18 Tetori" kemi organizuar 8 festivale". Me tej muzikanti
Lala shton. "Mbaj mend qe ne vitin 1964, ne bashkepunim me muzikantin Zef Leka,
u ngrit Ansambli i Kenges Naftetare, me te cilin zume vendin e pare ne Vlore,
Durres e ne Tirane. Ansambli yne ishte me kater zera, e perbehej nga arsimtare,
pilote, inxhiniere e teknike nafte". Ai sakteson se grupi kishte korin me
intelektual ne Shqiperi. Permend disa prej emrave me te njohur, si Minushe
Karalliu, Met Farka, tenor shume i
mire qe ka kenduar kengen per Niko Hoxhen
ne kompleks me kater zera, "Efrosina Vasili, Nikoleta Druga, Viron Vasili etj),
te cilet kane qene kengetare te Pallatit te Kultures. "Kishim lidhje shume te
mira me Teatrin dhe Estraden e qytetit, nga te cilet mund te permend Kiu
Cobanaqin, Fatmir Demon e Islam Hoxhen. Ne estraden tone, kane punuar edhe
artistet e medhenj qe ne tingujt e fizarmonikes kane interpretuar te medhenjte e
teatrit shqiptar, Sulejman Pitarka, Agim Shuke, si dhe tenori i famshem Gaqo
Cako, qe me kenget e tij i jepte frymemarrje kryeqytetit te naftes", rrefen
Lala.

Kompozitori i 500 kengeve

Niko Lala ka kompozuar 500 kenge
per femije dhe te rritur. Pjesen me te madhe e ka te kenduar dhe te botuar.
"Ketu ka patur poete te mire, me te cilet kam patur bashkepunime te suksesshme,
jo vetem ne festivalet e Kucoves dhe Beratit, por edhe ne rrethe te ndryshme te
Shqiperise, si Korce, Gjirokaster, Durres e Vlore, apo Festivalin Kombetar te
Kenges, ne Shkoder e Tirane", thote ai. Ketu renditen kenget e tij qe jane
nderuar me cmim te pare, si "Kenga Labe", "Kenga e qytetit tim", te cilen e ka
kenduar Efrosina Vasili ne festivalin e pare. "Kenga per nenen", "Kenge per
femijen e pare", si dhe kenget "Vetem ti", "Nje ender e posacelur te syri i
fjetur", "Ti, vetem ti", etj.

Kucova ka nxjere talente shume te mire, si
Valentin Veizi, Dhimiter Druga, qe sot drejton kulturen ne kete qytet. "Valentin
Veizin e kam pasur nxenes dhe jam i nderuar qe ai eshte nje kompozitor me emer",
te tregon profesori. Po keshtu Shaban Ibrahimi, qe eshte prej shume vjetesh ne
Televizionin Publik Shqiptar. Aktori Agim Shuka, kengetarja Nikoleta Druga,
kengetarja Nikoleta Mihali qe ka kenduar ne festivalin ne Radio-Televizion, Alma
Hyska qe gjithashtu ka qene fituese ne kete festival, Ilir Qose, qe sot eshte
nje balerin i njohur, apo Alketa Cela, qe sot eshte soprano ne operan e Lionit
ne France.

Kush eshte Nito Lala ?

Nito Lala u lind ne Borsh, te
bregdetit te Sarandes, me 3 nentor 1940. Familja e tij u vendos me pas ne
Kucove, ku bene jeten e naftetarit. Ne vitet e femijerise, Nito Lala shquhet per
nje mjedis artistik per t'u vleresuar. Ne keto vite ai angazhohet ne
veprimtarite artistike te shkolles "Gaqi Karakashi", ku edhe mesonte, veprimtari
keto qe i hapen rrugen e nje jete te re, ate te artit. Ndermjet viteve 1954-1958
perfundon Liceun Artistik "Jordan Misja" dhe pas mbarimit te shkolles nis jeten
e mesuesit te muzikes ne shkollen qe dikur kishte qene nxenes. Qysh ne vitet e
para te punes, ne bashkepunim me Mesuesin e Popullit, Koco Korcari, ka drejtuar
koncertin e pare ne Shtepine e Pionierit. Merr pjese ne koncerte dhe ne 22
festivale. Per pune te mire, ne vitin 1971 dekorohet me medaljen 'Naim
Frasheri", ne vitin 1980 me medaljen "Per veprimtari te shquar shoqerore" dhe ne
vitin 1995, merr titullin "Mesues i Merituar". Vleresimet dhe kontributi i tij
nuk perfundojne ketu. Keshilli
Bashkiak i Kucoves, ne mbledhjen e tij te
dates 22.04.2005, vendosi qe kompozitorit dhe drejtuesit te muzikes Nito Lala,
t'i jape titullin "Nderi i Qytetit" me motivacionin: "Per njeriun qe i fali
qytetit te tij talentin si drejtues dhe krijues i muzikes".
albania
albania
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 44
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia dhe kultura e Kucoves Empty Re: Historia dhe kultura e Kucoves

Mesazh nga feneri Wed 30 Sep 2009 - 5:38

Sa per pak te ishte Kerçova !!!
feneri
feneri
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 556
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/09/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi