Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KULTURA&POPULLI SHQIPTAR People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KULTURA&POPULLI SHQIPTAR People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KULTURA&POPULLI SHQIPTAR

2 posters

Shko poshtë

KULTURA&POPULLI SHQIPTAR Empty KULTURA&POPULLI SHQIPTAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 7 May 2010 - 2:18

Kultura & Populli shqiptar


Studiues
të ndryshëm të botës kanë bërë stërvitje të shumta për të njohur
kulturën tonë. Disa nga ndjenjat miqësore hulumtuan drejt çështjen dhe
kulturën tonë, siç ishte gruaja angleze Edit Durham, e cila pati
shkruar aq shumë për kulturën tonë të begatshme, vetitë e mira të
karakterit e traditës sonë shqiptare.

KULTURA&POPULLI SHQIPTAR Kultura_populli_shqiptar








Nga Shaban Cakolli

Populli shqiptar, si një popull i lashtë i e i shumëvuajtur është
dashur të rrijë i zgjuar,sepse ka qenë i tëri i rrethuar me armiq
kalimtarë,që në çdo çast donin ta gllabëronin, t'ja shpërfillnin
traditën e kulturën dhe me anë të këtyre shpërfilljeve të dëpërtonin në
jetën tonë, që më pas të na i impononin doket dhe zakonet e tyre
jo-shqiptare. Nëpër ato momente mjaft të vështira, populli ynë
asnjëherë nuk iu nënshtrua pushtuesve,kurrë nuk pushuan rrëpatjet për
t'u çliruar dhe ia doli me sukses të ruaj traditën e kulturën, të cilat
shumë popuj nuk arritën ti ruajnë dhe u shuan në tërësi.

Studiues të ndryshëm të botës kanë bërë stërvitje të shumta për të
njohur kulturën tonë. Disa nga ndjenjat miqësore hulumtuan drejt
çështjen dhe kulturën tonë, siç ishte gruaja angleze Edit Durham, e
cila pati shkruar aq shumë për kulturën tonë të begatshme, vetitë e
mira të karakterit e traditës sonë shqiptare. Vallë,a nuk është kjo
diçka për t'u mburrur? Po, dhe mburrje më të madhe nuk ka, por a do të
guxojmë që gjitha këto të mira t'i lëmë nën hijen e kohës,duke i
konsideruar ato si gjëra të vjetruara kinse qe nuk i përshtaten jetës
së sotme moderne?!

Themi jo, por fatkeqësisht po ndodh që këto tradita të çmuara po
shkojnë një rruge të huajësimit!!! Më e keqja është që ne ato po i
huajësojmë vet, dhe ato përmes vet punës tonë të artit. Vërtetë arti
është mjet lidhës,që lidh njerëzit profesionist, talentët me talentë,
përmes të cilit mund të tregojmë të bukurën, për të treguar mençurinë
tonë të kulturës, duke e civilizuar atë e duke ngritur lart civilizimin
tonë me botë. Se arti është urë që lidh kulturat ndërmjet popujve të
ndryshëm.

Kjo është e vërtetë, por kulturën tonë më të begatshme nuk mund ta
civilizojmë duke i shtuar asaj elemente të huaja. Vërtetë në art nuk
dihet çka mund të sjell e ardhmja dhe ne bekojmë të na sjell art të
ndritshëm e të mirëfilltë, por rruga që ka zënë sot arti ynë është
jashtë binaresh dhe të lë të brengosesh. Shundi, kiçi, pseudovlera në
artin tonë është në atë masë që kalon çdo kufi. Ajo pseudovlerë ka
futur rrënjë në shumë lëmi të artit, letërsi, gazeta, por më së shumëti
në kulturën muzikore.

Sot flitet për poet të moderuar që vërtetë janë të rrallë, por është
mbushur fusha me të ashtuquajturit modernistë, që nuk i kuptojnë
vargjet që i kanë shkruar vetë, e të mos flasim si mund ti kuptojnë të
tjerët. Për të mos u futur në analiza të thella në çdo lëm të
pseudovlerës, bëjmë sot fjalë pak për muzikën. Dikush mund të pyes:
Përse për muzikën? Sepse bota që sot po na rrethon është mbushur
përplotë këngëtarë,të gjithë këndojnë,të gjithë bëjnë estrada, grupe
muzikore, pop grupe, hit grupe, SHKA....


E keqja nuk është pse këndojmë, por një e keqe që na dëmton rëndë po na
vjen pikërisht nga këto turma këngëtarësh. Ata kulturën tonë e kanë
mbushur fund e krye vlera të dyshimta. Në këtë fushë janë mbledhur
njerëz të pandërgjegjshëm, ata adaptojnë këngën tonë me tekst banal,me
melodi të huaj, orkestrim tejet amatoresk, qesharak dhe për qudi kanë
guxim të dalin para auditorit me kokën lart se gjoja kanë krijuar vlera
artistike, vlera këto që janë stërvjedhur e janë mbushur me elemente të
huaja turke, serbo-sllave, çergare që të shtojnë neverinë. Edhe në
veshje e sjellje kanë kopjime të elementeve të huaja.

E keqja më e madhe është se ata mbijetojnë duke mashtruar masën, duke
tjetërsuar shpirtin e njerëzve të rëndomtë, duke ia zhveshur xhepat,
duke ia imponuar kulturat e huaja. Pse ne heshtim dhe e lëmë të kalojë
kjo dukuri negative në heshtje?! Nuk ka popull në botë që rri
indiferent në këso rrethanash. Te ne e tëra kjo po kalon pa pengesa,
sepse rininë tonë e ka kapluar një realitet i zymtë. Pasojat që ua
solli lufta e pushtuesit, e kanë lënë rininë tonë në lloz, ka mbetur e
luhatshme dhe nuk di nga të orientohet.


Megjithatë ata duan të e gjejnë vetën dikund, meqë as vet ende nuk e
kanë të qartë ç'ka duhet të jenë dhe ku duhet të jenë. Në mesin e
rrugëve që nuk kanë zgjidhje, ata mund të futen edhe kafeneve, ku
muzika antivlerë të bënë të shurdhër, muzikë e cila bënë krim mbi
kulturën tonë kombëtare për pak paga e për të përballuar këtë patjetër
duhesh të joshesh me ndonjë pije të fortë, e cila të trullos e të nxitë
të i thuash vetës: Ja edhe unë jam diku, ku dëgjohet muzikë shqip!!!
Paramendo edhe ajo muzikë që u ngjanë krrokatjeve të korbave duhet të
thirret muzikë shqipe!

Një e keqe e madhe është se të rinjët kanë prirje të adaptohen më
shpejt dhe më lehtë ndaj asaj që është e dëmshme dhe pak nga pak ajo
vjen duke shtënë rrënjë në kokë e deri thellë në zemër. Asimilimi vjen
qetë dhe padiktueshëm, por dalngadalë e bënë të vetën. Kësaj dukurie të
shëmtuar është dashur t'ja ndalim hovin, për hir të shpëtimit të rinisë
tonë nga ky infektim. Po, dhe sot është në dorën tonë ta zhbëjmë, sa
nuk është bërë vonë. Kjo bëhet edhe pse jo lehtë, sepse ka futur
rrënjë! Si mund të ndalet ky hov qoroditës? Ja se si: Të mos e
mbështesim asesi këtë çoroditje! Asnjë art nuk mund të krijohet pa
mbështetje kombëtare. Bizneso-patriotizmi i cili ka ndërtuar binarët e
palogjikshëm vjen nga njerëz të pandërgjegjshëm që nuk cajnë kokën për
kulturë kombëtare, por synojnë biznes me krrokatje dhe ulurima, kurse
ne na lënë të varfër në kulturën tonë kombëtare dhe pagat e djersës të
harxhuara për antivlerë! Pse po i japim krah vetë me paratë tona të
djersës të blejmë vlera të kulturës të huaj dhe po ndihmojmë të zbehim
kulturën tonë të mirëfilltë kombëtare?!

Është mbushur pseudovlera në çdo shtëpi, në televizionin tonë kombëtar,
shtëpi kulture, kaseta e dasma! Kështu kemi humbur orientimin, nuk
dijmë më të zgjedhim dhe as të dallojmë cila është kultura jonë! Çka na
duhen neve shqiptarëve shundi e kiçi, që nuk paraqesin asgjë tjetër,
pos disa jo-vlera të kopjuara të përziera me elemente sllave? Ato i
pëlqejnë vetëm ata që nuk kanë nivel të duhur të kulturës kombëtare. A
jemi vërtetë ne shqiptarët në atë nivel? Asesi, përkundrazi ne kemi
shumë njerëz të aftësuar të artit të mirëfilltë. Është dobësi e
institucioneve tona që nuk i tubojnë artistët e mirëfilltë, aq sa edhe
është detyrë e shoqërisë sonë të luftojnë bastardimin e kulturës sonë
kombëtare. Të hedhim dhe të mos përfillim tregun e komercializmit që
për tu pasuruar i ofrojnë tregut vlera edhe serbo-sllave në emër të
kulturës tonë. Ti kthehemi kulturës institucionale, atëhere tregtarët
detyrohen të na ofrojnë vlera të mirëfillta të kulturës sonë kombëtare
të të gjitha sferave të artit.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KULTURA&POPULLI SHQIPTAR Empty Re: KULTURA&POPULLI SHQIPTAR

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Oct 2014 - 19:33

Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KULTURA&POPULLI SHQIPTAR Empty Re: KULTURA&POPULLI SHQIPTAR

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Oct 2014 - 19:34


Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KULTURA&POPULLI SHQIPTAR Empty Re: KULTURA&POPULLI SHQIPTAR

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Oct 2014 - 19:34


Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KULTURA&POPULLI SHQIPTAR Empty Re: KULTURA&POPULLI SHQIPTAR

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi