Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ami dhe Ermali sërish në Dancing with the Stars People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ami dhe Ermali sërish në Dancing with the Stars People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ami dhe Ermali sërish në Dancing with the Stars

2 posters

Shko poshtë

Ami dhe Ermali sërish në Dancing with the Stars Empty Ami dhe Ermali sërish në Dancing with the Stars

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 24 Jan 2012 - 8:15

Ami Toska dhe Ermal Mamaqi do të jenë për herë të dytë çifti moderator i “Dancing With the Stars” në “Vizion Plus”.
Personazhet e njohura e marrin shumë seriozisht garën, duke mos i fshehur emocionet e forta për të fituar. Ndërsa Ami dhe Ermali kanë fatin të jenë sërish të pandarë. Ami tregon për sekretet që i bën të funksionojnë si çift edhe në televizion.Riktheheni për herë të dytë në “Dancing With the Stars”. Duke iu referuar eksperiencës së një viti më parë, për çfarë do kujdeseni në këtë edicion?Do të kujdesem shumë që të bëj punën time sa më mirë dhe t’i përkushtohem asaj me tërë energjitë e mia, e besoj që kjo do të më shpërblehet në sukses edhe këtë herë.

Ndërkohë që keni munguar në ekran gjatë kësaj periudhe pauze të spektaklit. Cilat kanë qenë angazhimet tuaja, me çfarë jeni marrë?

Angazhimi në televizion me një projekt ose sezon, siç quhet ndryshe, është ajo që unë dëshirova të bëja, dhe prandaj e bëra këtë zgjedhje. Kjo gjë më la kohën e duhur për t’u marrë me angazhimin tjetër që unë kam në biznes. Kjo kohë pushimi më dha frymëmarrje për të reflektuar mbi gjithçka e për të marrë energji të reja për këtë fillim të ri.

Disa menduan se kjo ishte një eksperiencë televizive që nuk do të përsëritej për çiftin tuaj. Si e komenton këtë herë të dytë në “DWS”, është formati që të tërheq vërtet?

“Dancing With the Stars” më pëlqen pa fund dhe mendoj se është formati që mëshkon më shumë. Diçka që vazhdon, pëlqehet nga audienca dhe dëgjon gjithnjë të njëjtën pyetje e interesim nga njerëzit: “Kur do fillojë dancing?”. Kjo do të thotë se ka shkuar mirë dhe unë nuk kam çfarë të komentoj më shumë.

Ke menduar si do të shfaqesh ndryshe në look, veshje, performancë?

Jemi duke punuar dhe ndaj për këto detaje jam ende duke menduar.

Do të kesh më shumë performanca kërcimi gjatë këtij edicioni, do të ketë ndryshime në komunikimin televiziv me Ermalin?

Mendoj se këtë vit “Dancing” për ne do të jetë shumë më i çlirët, si në komunikimin tonë, ashtu edhe në raport me jurinë apo konkurrentët.

Një vit më parë e konsideruat këtë eksperiencë në çift si një mënyrë të re të njohjes mes njëri-tjetrit. Çfarë njohe më shumë te Ermali dhe ai te ti?

Përveç punës individuale të secilit prej nesh për funksionin përkatës në spektakël, ne gjetëm tek njeri-tjetri edhe sensin e bashkëpunimit në një projekt televiziv. E kam thënë më parë, ky është një emocion i rrallë që shumë pak çifte kanë luksin ta përjetojnë, pra të jenë çift edhe në jetë edhe në skenë, e ta eksplorojnë njëri-tjetrin në një hapësirë të paprekur më parë.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ami dhe Ermali sërish në Dancing with the Stars Empty Re: Ami dhe Ermali sërish në Dancing with the Stars

Mesazh nga Anakonda Sat 25 Feb 2012 - 18:43

U bene pjese e shtepise dhe keta te dy.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi