Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sëmundjet e veshit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sëmundjet e veshit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sëmundjet e veshit

2 posters

Shko poshtë

Sëmundjet e veshit Empty Sëmundjet e veshit

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 25 Jan 2012 - 1:40

Veshi (lat. auris) është njëra prej shqisave, i cili i regjistron sinjalet akustike, tingujt, zërat, zhurmatAnatomia e veshit ndahet në veshin e jashtëm, të mesëm e të brendshëm.

Veshi i jashtëm përbëhet nga llapa e veshit, kanali i dëgjimit dhe daullja e veshit.
Veshi i mesëm përbëhet nga tre kockëzat e veshit çekani, zengjini, kudhra (stapes, incus dhe malleus), dy fije muskujsh (të M. stapedius e të M. tensor tympanii), dy fije nervore (chorda tympani e pjesa horizontale e N. facialis) sidhe tubën e Eustachi-t, që lidh gryken me veshin e kur hapet, p.sh. me anë të manovres se Valsalva-s (duke fryer hunden e mbyllur me gojë të mbyllur), barazon presionin ndërmjet tyre (ndihet kur veshi “kërcen”).
Veshi i brendshëm përbëhet nga Cochlea (kërmilli), që shërben për transmetimin e lëkundjeve mekanike në impulse nervore, dhe labirinti, ose i quajtur organi vestibular, që nuk i shërben dëgjimit por ekuilibrit.


Semundjet me te shpeshta te veshit jane:

Otitisi i jashtem (externa)
-Grumbullimi i sekrecioneve të dyllit në kanalin e jashtëm të veshit mund të japë një dhimbje të lehtë, ndjenjë kruajtjeje, në disa raste marrje mendsh dhe ulje të dëgjimt ose shurdhim i menjëhershëm, si rezultat i mbylljes së kanalit.
Kjo diagnozë mjekohet vetëm duke bërë larje të kanalit të veshit, duke bërë përdorur lavazh me ujë të vakët në temperaturën 37 gradë. Gjate kruarjes se veshit mund te vie deri te gervishja dhe kje bene infekcionin e veshit. Me levizjen e lapres se veshit mund te kete dhimbje. Antibiotiki mund tejipen ne forme te pikave si.psh. gentamicina 0.3% pika cdo 6 ore.

Furunkulosis
–Ose absceset në kanalin e jashtëm të veshit japin gjithmonë dhimbje të forta dhe të padurueshme. Shkak është infektimi prej mikrobeve (zakonisht stafilokoku), që më shpesh ndodh prej infekcionit te rrojes se qimes.
Furunkula, shfaqet me skuqje të veshit dhe kanalit, të kruajtura, dhimbje, enjtje që mbyll kanalin e sekrecioneve, mund të zmadhohen gjendrat limfatike të nofullës ose prapa veshit.Abcesi ne pjesen e trete te kanalit te veshit paraqtdhimbje teashpera si dhe ashpersohen me levizjen e nofulles.
Trajtohet me te ngrohtesi, analgjetik, mund te jipet edhe amoksicilin apo flucloxacilin.

Otitis i mesem
–Dhimbja percilliet me tajohet langu nga çarja e daulles së veshit. Çarja e daulles së veshit mund të bëhet kur tentohet për heqjen e trupave të huaj, kur kruhet veshi me sende të mprehta ose prej shtimit të papritur të presionit të ajrit në kanalin e veshit, nga goditjet me shuplaka në vesh, gjatë zbritjeve të shpejta të aeroplanit.Tajimi pushon pas sa diteve.
Trajtohet me amoksicilin . Nese tajimi i veshit eshte vazhdueshem mundte inkon se eshte masteoiditisi.


Pezmatimi i Veshit tek Femijet:
Pezmatimi i menjëhershëm i veshit është pas ftohjes sëmundja më e zakonshme infektive tek fëmijët. Ndërsa ndër të rritur, kjo sëmundje është e pazakonshme.
Ftohja(virusi), shkaktari më i zakonshëm i pezmatimit të veshitQë fëmijët kanë dhimbje në vesh mund të ketë për shkak edhe diçka tjetër, si për shembull virusin e ftohjes, pezmatimin e kanalit të veshit dhe ndonjë shqetësim me nyjën e nofullës.
Pezmatimet e veshit mund të ndahen në nëngrupe të shumta, ku më të zakonshmet janë pezmatimi i menjëhershëm me qelb i veshit dhe rrufa e veshit. Me pezmatim të menjëhershëm të veshit kihet ndërmend një malcim i qelbëzuar në veshin e mesëm i cili nis papritur, zgjat pak kohë dhe që mund të vërtetohet gjatë një vizite të thjeshtë të mjekut.
Shenjat dhe simptomat dhimbje: temperature, ndjenja e shtypjes ne vesh dhe dobesim te te ndegjuarit. Mbrenda veshit daullja duket e skuqurdhe e enjet. Daullja mund te cahet dhe somptomet pushojne. Trajtohet me penecilin tek adultet kurse me amoksicilin tek femijet.


Këshilla për të shmangur pezmatimin e veshit:

Mbrojtja plotësisht e fëmijës ndaj pezmatimit të veshit është e vështirë, por ekzistojnë disa mënyra për të ulur rrezikun.
Një fëmijë që kapet shpesh nga pezmatimi i veshit mund të ndihet më mirë duke mos qenë në një grup të madh në kopsht.
Është mirë nëse fëmijët në kopsht rrinë shpesh jashtë, pasi përhapja e infeksionit rritet në grupe të mëdha fëmijësh që rrinë në mjedise të mbyllura.


Rekomandime :
Për parandalimin e sëmundjes së veshit duhet mbajtur një higjienë sistematike e tij.
Të shmangen qëndrimet në ambientet ku ka shumë zhurma, pasi ato çojnë në dëmtimin e daulles së veshit.
Duhet pasur kujdes të mos kruhet veshi me mjete të mprehta, që e dëmtojnë.
Përsa kohë që veshi është i sëmurë, duhet të shmanget kontakti me ujin.
Kur i sëmuri ndien dhembje të forta dhe të padurueshme, duhet të konsultohet menjëherë me mjekun.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet e veshit Empty Re: Sëmundjet e veshit

Mesazh nga Anakonda Sat 28 Jan 2012 - 20:22

Kjo po q qenka teme interesante per ta lexuar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi