Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Semundjet Ngjitese People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Semundjet Ngjitese People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Semundjet Ngjitese

Shko poshtë

Semundjet Ngjitese Empty Semundjet Ngjitese

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:59

Llojet e hepatiteve dhe masat parandaluese

Te nderuar prinder! Vaksinoni femijet dhe veten tuaj qe te mbroheni nga Hepatiti B (verdheza).

Hepatiti B vjen si rrufeja dhe vepron me djallezi.
Moto e FUSHATES IMUNIZUESE KOMBETARE eshte;
"Si te mbrohemi nga Hepatiti B"

Cfar eshte semundja e Hepatitit B?
Hepatiti B eshte semundje virusale infektive, qe demton melcine e zeze.

Cilat jane menyrat e transmetimit te virusit?
-Nga nena, mbartese e virusit, ne femijen e porsalindur.
-Ne kontakt te afert, ne familje, konvikt, ushtri, shkolla etj.
-Infektimi
eshte i mundshem kur perdoren nga shume njerez kreheri, furcja e
dhembeve, makine-brisk rroje, gershere dhe pajisje te tjera qe demtojne
qofte edhe minimalisht teresine e lekures.
-Me kontakt seksual, tipike per te rinjte qe jane ne rritje.
-Neprmjet rruges se gjakut, tatuazh, shpim veshesh, perdorim narkotikesh, manipulim me instrumenta jo sterile.

Cilat jane pasojat?
-Infeksion akut.
-Mbartje kronike.
-Hepatit aktiv kronik.
-Cirroza.
-Kancer i melcise se zeze.

Cila eshte zgjidhja?
Imunizim efektiv nepermjet vaksinimit qe te mbron nga semundja.

Cfar perfaqson vaksina Engerix B?
Vaksine e fituar me rruge geno-inxhinierike, pa grimca virusale, e cila nuk mund te infektoje.
Aplikohen tre doza:
-Doza e pare, dite e zgjedhur me deshire.
-Doza e dyte, pas nje muaji.
-Doza e trete, gjashte muaj pas marrjes se dozes se pare.
Imunitet i qendrushem arrihet pas aplikimit te tri dozave.

Kush eshte i vaksinuar?
Te gjithe femijet e lindur pas qershor 1994, d.m.th. te gjithe femijet nen 8 vjec.

Kush e merr vendimin per t'u vaksinuar?
Ky eshte imunizim i rekomanduar- per rrjedhoje vendimin e merrni vete ju prinder.

Kush e ben imunizimin (vaksinen)?
Vaksina mund te behet prane cdo qendre shendetesore.

Kush duhet te vaksinohet?
Te gjithe mbi moshen 8 vjec.

Semundjet Ngjitese Hbvirus

Semundjet Ngjitese Hepatitis_B_Vaccine__CHO_Cell_


Edituar për herë të fundit nga BeLti në Thu 3 Jan 2013 - 4:56, edituar 1 herë gjithsej

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundjet Ngjitese Empty Re: Semundjet Ngjitese

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:59

Hepatiti A, si të mbrohemi prej tij gjatë ditëve të nxehta

Hepatiti A, si të mbrohemi prej tij gjatë ditëve të nxehta
Stina e verës dhe temperaturat e larta që e karakterizojnë atë shton riskun për shfaqjen e hepatitit A. Por, rreziku për t’u prekur nga kjo sëmundje nuk vjen vetëm nga temperaturat e larta, por edhe për shkak të mungesës së kushteve higjieno-sanitare që janë më të theksuara gjatë stinës së verës. Sipas mjekëve, mënyra më e shpeshtë e transmetimit është nëpërmjet ujit të pijshëm, prandaj sëmundja merr lehtë përmasat e epidemisë. Për të evituar këto probleme, mjekët shpjegojnë se cilët janë faktorët e riskut dhe si mund të mbrohesh nga kjo sëmundje gjatë verës. Hepatiti bën pjesë në grupin e sëmundjeve virale që dëmtojnë mëlçinë. Llojet më të shpeshta të hepatitit janë hepatiti A, hepatiti B dhe hepatiti C. Gjithashtu, hepatitet dallojnë nga njëri-tjetri për nga mënyra e bartjes, intensitetit dhe pasojat që i shkaktojnë. E përbashkëta e tyre është se të gjitha llojet e hepatiteve janë të rënda. Në veçanti, hepatiti B dhe C mund të kenë pasoja afatgjata duke përfshirë dëmtimin e përhershëm të mëlçisë, kancerin e saj dhe vdekjen.
Sëmundja
Hepatiti A është një infeksion viral sistemik që prek kryesisht mëlçinë, duke shkaktuar dëmtime inflamatore dhe shkaktohet nga virusi i hepatitit A. Grimca virale e ruan aftësinë infektuese në temperatura mbi 60 gradë për një kohë të gjatë në gjak, si dhe është mjaft rezistentë ndaj klorinimit. Në fakt ky lloj hepatiti mund të jetë i pranishëm gjatë gjithë vitit, por gjatë verës shtohet incidenca për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare etj., që janë shkaktarët e shfaqjes së kësaj sëmundjeje. I vetmi burim infeksioni është njeriu i sëmurë, i cili eliminon virusin në mjedisin e jashtëm me materialet fekale. Rruga kryesore e transmetimit është ajo fekalo-orale dhe favorizohet nga kushtet e këqija higjieno-sanitare. Përhapja kryhet kryesisht nëpërmjet ujit të infektuar nga fekalet, por edhe nga përdorimi i perimeve, zarzavateve që nuk i nënshtrohen përpunimit termik ose që nuk pastrohen mirë si dhe nga akulloret ose ushqimet e përgatitura me ujë të pazier ose me ujë të ndotur. Sëmundja ka një periudhë inkubacioni 15-50 ditë, e cila është dhe periudha preikterike.
Simptomat
Në këtë fazë karakteristikë e klinikës janë çrregullimet dispeptike si: pështjellim, mungesë oreksi, të vjella, dhimbje në hipokondrin e djathtë, të cilat mund të stimulojnë kolikën bilare dhe në këtë fazë është shumë e lehtë të ngatërrohet me sëmundje gastro-intestinale. Shenja kryesore në këtë fazë është edhe atralgjia (dhimbje e kyçeve dhe kockave), e cila ngatërrohet me artitin reumatizmal akut ose artritin reumatoid. Dhimbjet e kyçeve janë simetrike dhe zakonisht të artikulacioneve të vogla. Ndonjëherë mund të kemi edhe temperaturë 37.5-38.5 gradë celsius, e cila mund të shoqërohet me dhimbje koke, atralgji, diarre etj. Periudha ikterike është faza që pason. Gjatë kësaj periudhe kemi shfaqjen e ikterit, me sklera dhe lëkurë me intensitet të ndryshëm. Në këtë fazë kemi dekolorim të feçeve dhe urinë të errët etj.
Rekomandimet
Në vija të përgjithshme, këshillat janë ato që do të rekomandoheshin dhe gjatë gjithë vitit. Kështu që fillimisht, fakti që kjo është sëmundje që transmetohet me rrugë fekal-orale, përmirësimi i kushteve higjieno-sanitare është masa e parë parandaluese. Në kushtet e vendit tonë, është e domosdoshme zierja e ujit të pijshëm dhe përdorimi sa më pak i ushqimeve që shiten në rrugë ose në kushte higjieno-sanitare jo të rregullta. Po ashtu është e domosdoshme të tregohet kujdes në konsumimin e akulloreve gjatë stinës së verës, që mund të prodhohen apo ruhen në kushte jo të përshtatshme higjienike. Përdoret dhe imunoprofileksia aktive, vaksina kundër hepatit A që i nënshtrohen personat e rrezikuar ata që nuk kanë kaluar hepatitin A, që janë në zona endemike dhe që kanë pasur kontakt me të sëmurë me hepatit A.

Dieta që rekomandohet për të prekurit nga verdhëza
Të sëmurëve që vuajnë nga verdhëza u këshillohet të përdorin ushqime sa më të lehta për t’u tretur dhe të pasura me sa më shumë vitamina. Këta të sëmurë duhet të konsumojnë sa më tepër qumësht, të cilit duhet t’i jetë hequr yndyra dhe më pas të jetë ëmbëlsuar me sheqer. Ushqime të tjera që përmirësojnë shëndetin e tyre janë, kosi, kompostot, patatet, zarzavatet, supërat e ndryshme të gatuara me bimë barishtore, mish të zier pa dhjamë ose biftek, e bardhë e vezës si dhe fruta të ndryshme. Është pak e vështirë që kjo sëmundje të kapet që në fazat e para të shfaqjes. Shpesh të sëmurët mund të mos kenë simptoma të sëmundjes, ose ato mund të jenë shumë dhe nuk lënë shkas të dyshosh për këtë sëmundje. Virusi mund të jetojë në organizëm pa ndonjë simptomë të dukshme me kohë të tëra, ndërkohë që vazhdon të sulmojë mëlçinë. Pasojat afatgjata të hepatitit mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë, shfaqje të kancerit në mëlçi deri në humbje të jetës. Duhet pasur kujdes, nëse shenjat e një hepatiti të mprehtë, vazhdojnë mbi 6 muaj atëherë sëmundja ka marrë karakter kronik. I sëmuri që vuan nga hepatiti kronik ankohet për dhimbje barku nën krahun e djathtë të brinjëve. Kjo dhimbje nuk është shumë e fortë, por e mundon të sëmurin. Të sëmurët nuk kanë oreks, ndiejnë dobësi të përgjithshme si dhe çrregullime të aparatit tretës. Lëkura e tyre është zbehtë dhe e verdhë, herë-herë kanë dhe shfaqje të njollave të zeza. Sipas mjekëve, këto janë shenja që tregojnë zhvillim të sëmundjes.

Shenjat
Dobësi dhe këputje trupore
Të përziera dhe të vjella
Dhimbje barku në zonën e mëlçisë
Temperaturë
Diarre
Feçe në ngjyrë të bardhë
Urinë e errët
Zverdhje e lëkurës
Dhimbje kyçesh etj

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundjet Ngjitese Empty Re: Semundjet Ngjitese

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:59

Hepatiti B

Semundjet Ngjitese Hbvirus
Hepatiti
B është sëmundje e mëlçisë së zezë që karakterizohet me pezmatimin dhe
dëmtimin e qelizave të saj. Sëmundja shkaktohet nga virusi i Hepatitit B
(HBV) që është i pranishëm në gjakun dhe në të gjitha lëngjet e trupit
të personit të infektuar. Shumica e rasteve me hepatit janë akute, që do
të thotë se zgjatin më pak se një vit.
Gjashtë deri dhjetë përqind e
të infektuarve me Hepatitis B kalojnë në fazën kronike të sëmundjes, që
do të thotë se personi vazhdon të jetë shumë ngjitës për të tjerët dhe
rrezikon që të kalojë vetë në cirozë ose kancer të mëlcisë.
Hepatiti B
mund të transmetohet nga kontakti i gjakut ose lengjeve trupore të
personit të infektuar me çdo grisje në lëkurë ose në membranat mukoze të
një personi të shëndoshë.

Hepatiti B më së shumti transmetohet
nëpërmjet kontakteve seksuale, duke përdorur shiringa të përbashkëta dhe
me transfuzione të gjakut të infektuar -tamam si transmetimi i HIV-it
(virusi që shkakton AIDS).

Në disa zona të botës, Hepatiti B
është endemik dhe mund të transmetohet tek pasardhësit që lindin nga
nëna të sëmura dhe këta fëmijë bëhen mbartës kronikë pa simptoma të
sëmundjes

Në fillim personi i infektuar me Hepatit B nuk çfaq
asnjë nga shënjat e sëmundjes, pra mungesa e simptomave është shënja më
tipike e sëmundjes !. Disa të tjerë provojnë shënjat e një gripi mesatar
me temperaturë, dhëmbje trupi, humbje të oreksit dhe lodhje. Me
përparimin e sëmundjes, shumë njerëz çfaqin zverdhjen e përkohëshme të
lëkurës dhe urina e tyre bëhet e errët

Seksi i sigurtë dhe
evitimi i përdorimit të përbashkët të shiringave (për droga ose tatu)
janë masa të rëndësishme që ndihmojnë të mos transmetohet Hepatitit B
nga njeri person në tjetrin.

Hepatiti B bën pjesë në grupin e
sëmundjeve që transmetohen me rrugë seksuale (SST) dhe nga të gjitha
sëmundjet që transmetohen seksualisht, Hepatiti B, është ai që mund të
parandalohet më mirë sepse për këtë sëmundje ka një vaksinë që bëhet me
tre injeksione në gjashtë muaj.

Nga që Hepatiti B është shumë
ngjitës, të gjithë ata që kanë patur kontakte të afërta personale me një
person të infektuar me virusin, duhet të ekzaminohen dhe vaksinohen. Me
që ju jeni 40 persona me Hepatit B dhe burgu mund të jetë vënd
kontaktesh, është mirë që në burgun tuaj të bëhet vaksinimi kundër
Hepatitit B për të gjithë të burgosurit.

Hepatiti B është nga të
gjitha llojet e hepatiteve më i përhapuri në botë. Ata që infektohen me
Hepatit B kur janë fëmijë ka shumë mundësi të bëhen mbartës kronikë të
sëmundjes. Nga ata që infektohen me Hepatit B, një në dhjetë prej tyre
bëhet mbartës kronik i sëmundjes, ndërsa nëndë të tjetët janë raste
akute që zgjatin nga një deri në gjashtë muaj dhe gjatë kësaj periudhe
personi është vazhdimisht ngjitës.

Rreziku më i madh i Hepatitit B
kronik është përparimi i sëmundjes së mëlçisë së zezë. Një e katërta e
të githë rasteve kronike kalojnë ose në Cirrhosis të mëlcisë ose në
kancer të saj. Në rast se do të keni kontakte me fëmijët tuaj mund t’i
infektoni edhe ata, por ju nuk duhet të rroni me frikën e këtyre
mundësive fatale sepse sëmundjet e mëlçisë që thamë nuk i vuajnë të
gjithë dhe fëmijët mund të imunizohen me sukses. Tek personat që vuajnë
nga Hepatiti B akut, sëmundja zgjat gjashtë muaj dhe gjatë kësaj
periudhe personi është vazhdimisht infektues për të tjerët.

Ju që
e dini se jeni të infektuar me Hepatit B, duhet të ndjeni përgjegjësinë
për të mos e përhapur sëmundjen në njerëz të tjerë të shëndoshë. Askush
nuk është jashtë rrezikut të infektohet! Ka mundësi që shumë nga ju të
mos jenë shumë infektues për të tjerët, kjo varet nga antigeni që ju
mbartni dhe antikorpet që keni formuar. Këto antigjenë dhe antikorpe
zbulohen me një analizë gjaku. Ju duhet ta keni bërë këtë analizë që të
dini ju dhe doktori juaj shkallën tuaj të rrezikshmërisë

Përveç
gjithë këtyre që thamë ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm lidhur me
rregullat për seksin e sigurtë (ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë).
Përdorni kondomin dhe mbrojtje të tjera në çdo marrëdhënie seksuale që
do të kryeni. Njoftojeni partneren ose partnerin tuaj seksual ose çdo
partner tjetër që do të keni në të ardhmen, se ju jeni mbartës të
Hepatitit B dhe u thoni të vaksinohen kundër sëmundjes.

Hepatiti B
mund të transmetohet nëpërmjet çdo membrane mukoze të një personi të pa
infektuar, që vjen në kontakt me çdo lëng trupi të infektuar, përfshi
pështymën, spermën, sekrecionet vaginale dhe gjakun. Ndërkaq
koncentracioni më i madh i viruseve është në gjak. Mua nuk më pëlqen të
them “mos puthni “. Unë e lë këtë në dorën tuaj dhe të partnerëve tuaj
seksualë të vendosni se çfarë rreziku do të ngrini mbi vete

Partnerët
tuaj seksualë që tashmë mund ta kenë marrë virusin rekomandohet të
marrin globulina immune kundër Hepatitis B, që është një injeksion që
ndryshon nga vaksina. Këto duhet të bëhen brënda dy javëve pas
ekspozimit me virusin. Partneri duhet të vaksinohet kundër Hepatitit B.
Vaksinimi bëhet me tre injeksione në fillim, në muajin e parë dhe në
muajin e gjashtë. Ka shumë rëndësi që të bëhet injeksioni i fundit.
Vaksinimi kur bëhet komplet jep imunitet në 90 përqind të të rriturve
dhe në 95 përqind të fëmijve që vaksinohen.

Është mirë që të
gjithë fëmijët të vaksinohen për Hepatitin B. Mirë është të vaksionohen
edhe të rriturit, veçanërisht punonjësit e shëndetësisë...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundjet Ngjitese Empty Re: Semundjet Ngjitese

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 13:00

Sëmundjet ngjitëse që prekin shqiptarët

Shumica e njerëzve vuajnë nga sëmundjet infektive, të marra në rrugë të ndryshme. Një pjesë e tyre i çon deri në vdekje. Mjeku infeksionist, Arian Harxhi, sqaron se sëmundjet infektive përbëjnë një nga sëmundjet më të rrezikshme për jetën e njerëzve. Specifika e tyre është se ato transmetohen nga një person apo specie tek një person apo specie tjetër.

Sipas tij rrugët apo mënyrat e transmetimit janë nëpërmjet ajrit, ushqimit, ujit, shiringave, apo në mënyrë vertikale nga nëna tek fëmija etj. Mjekët shpjegojnë se mënyra më e mirë e parandalimit të sëmundjeve infektive ështw vaksinimi i hershëm i të gjithë personave. Me anë të vaksinave përkatëse do të mund të shmangen një pjesë e madhe e përhapjes së këtyre sëmundjeve.


Transmetimi
Sëmundjet infektive transmetohen në mënyra dhe mekanizma të ndryshëm. Një pjesë e tyre transmetohen përmes rrugës aerogene (ajrit), përmes spërklave të pështymës së infektuar.

Me këtë rrugë transmetohen sëmundje të tilla si gripi, infeksionet e mushkërive, tuberkulozi, shkaktarë që japin meningjitin etj.

Një pjesë e sëmundjeve infektive të aparatit tretës apo siç quhen sëmundje gastrointestinale transmetohen përmes konsumimit te ushqimit apo ujit tw infektuar.

Këtu mund tw përmendim sëmundje si dizenteria, helmimi ushqimor, salmoneloza, infeksionet nga parazitet apo krimbat e zorrës. Infeksionet seksualisht tw transmetueshme janë ato sëmundje qw shkaktohen nga kontakti me lëngjet seksuale tw trupit zakonisht si rezultat i kontaktit intim seksual. Nw këto infeksione përfshihen infeksioni HIV/AIDS, sifilizi, klamidia, gonorrea, hepatiti, herpesi, papiloma virusi etj.

Nje pjese e rendesishme e infeksioneve kane nevoje per nje ndermjetes apo “vektor” per te kaluar nga personat apo kafshet qe i mbartin tek njerezit. Keto vektore jane psh mizat, mushkonjat, rriqnat etj. Shume infeksione mund te transmetohen nga kafshet tek njerezit permes rrugeve te ndryshme. Ne keto semundje me origjine nga kafshet permendim brucelozen, leishmaniozen, tetanozin, terbimin, etj.

Semundjet infektive mund te transmetohen edhe permes gjakut apo procedurave mjeksore dhe jo mjeksore me instrumente cpuese te kontaminuara (psh pirsing, tatuazhi apo injektimi i drogave me shiringe). Ne kete menyre transmetohen infeksioni HIV/AIDS, hepatiti B dhe C (verdheza), etj Gjithashtu semundjet infektive mund te transmetohen edhe nga nena e infektuar tek i porsalinduri. Ketu futen toksoplazmoza, HIV-i, hepatiti, rubeola, sifilizi, etj.


Pasojat
Sëmundjet infektive apo ngjitëse përbëjnë shakun kryesor të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së popullatës në rang botëror. Këto sëmundjet mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e personit apo popullatës së prekur.

Për shkak të mundësisë së përhapjes së shpejtë në një komunitet apo popullatë, këto sëmundje paraqesin rrezik për shpërthime epidemish me pasoja të rënda. Shkaktarët e sëmundjeve infektive (viruset, bakteret) mund të përdoren si armë biologjike terroriste mjaft të rrezikshme.

Sëmundjet ngjitëse mund të jenë vdekjeprurëse sicc janë infeksioni HIV/AIDS, tërbimi, ethet e verdha, ethet hemorragjike, botulizmi, tërbimi, apo me pasoja mjaft të rënda edhe fatale sicc janë infeksioni i trurit apo cipave të trurit (encefaliti dhe meningiti), infeksioni i valvulave të zemrës, helmimet e rënda ushqimore, hepatiti (verdhëza) e rëndë që ccon në vdekje apo në cirozë dhe kancer të mëlccisë etj. Sëmundjet infektive tek gruaja shtazënë mund të shkaktojnë dëmtime të rënda tek fetusi apo fëmija i porsalindur.


Prandalimi
Parandalimi i semundjeve infektive apo ngjitese eshte menyra kryesore e luftes ndaj ketyre infeksioneve. Njohurite qe kemi per rruget dhe mekanizmat e transmetimit te tyre na ndihmojne per marrjen e masave per eliminimin e ketyre rrugeve dhe mekanizmave. Nje nga menyrat me universale te parandalimit dhe mbrojtjes ndaj semundjeve ngjitese eshte krijimi i imunitetit apo mbrojtjes ndaj infeksionit permes vaksinimit. Berja e vaksinave i mbron femijet dhe te rriturit ndaj infeksioneve si hepatiti, tetanozi, rubeola, difteria, kolla e mire, poliomieliti, gripi etj.


Infeksionet e traktit tretes parandalohen permes nje higjene sa me te mire ne drejtim te ushqyerjes. Konsumimi i ujit te sigurte, ruajtja e ushqimeve nga kontakti me mizat, larja e duarve kur manipulojme me ushqimin, perpunimi i mire termik i ushqimeve gjate gatimit etj jane disa nga masat qe ndihmojne ne parandalimin e infeksioneve te zorreve.

Kontrolli shendetsor i personave qe merren me pregatitjen e ushqimeve si dhe permiresimi i rrjetit te tubacioneve te ujit dhe rrjetit te kanalizimeve do te ndikonin dukshem ne pakesimin e rrezikut per shperthimin e semundjeve infektive gastro-intestinale.


Infeksionet seksualisht te trasnmetueshme mund te parandalohen permes mosberjes seks te pambrojtur me persona te panjohur, apo permes perdorimit te prezervativit gjate kryerjes se mardhenieve seksuale. Permiresimi i kushteve ne spitale, perdorimi i shiringave me nje operdorim, sterilizimi i instrumentave prerese sidomos nga dentistet, kontrolli i vazhdueshem i gjakut qe dhurohet etj do te benin te mundur parandalimin e infeksioneve te renda qe trasmetohen me kete rruge.


Ne pergjithesi do te thonim se nje jete e shendetshme ne drejtim te ushqyerjes, kryerjes se aktivitetit fizik, shoqeruar me kontrolle periodike tek mjeku do te benin te mundur nje paksim te rrezikut te prekjes nga semundjet infektive.


Sëmundjet ngjitëse
Ajri
gripi, infeksionet e mushkerive, tuberkulozi, shkaktaret qe japin meningitin etj.

Uji, ushqimi
Sëmundjet infektive te aparatit tretës, apo sicc quhen sëmundje gastrointestinale, transmetohen përmes konsumimit të ushqimit apo ujit të infektuar.
dizanteria, helmimi ushqimor, salmoneloza, infeksionet nga parazitët apo krimbat e zorrës

Sëmundjet seksuale
HIV/AIDS, sifilizi, klamidia, gonorrea, hepatiti, herpesi, papiloma virusi

Sëmundje me origjinë nga kafshët
bruceloza, leishmanioza, tetanozi, tërbimi

Sëmundjet infektive përmes gjakut apo procedurave mjeksore dhe jo mjekësore me instrumente cpuese te kontaminuara

pirsing, tatuazhi, injektimi i drogave me shiringe, infeksioni HIV/AIDS, hepatiti B dhe C (verdhëza), etj

Sëmundjet infektive nga nëna tek fëmija
toksoplazmoza, HIV-i, hepatiti, rubeola, sifilizi




Pjesa e plotë
Cilat jane semundjet ngjitese?
Semundjet infektive quhen zakonisht semundje ngjitese per shkak te vecorise se tyre per tu transmetuar nga nje person apo specie tek nje tjeter. Keto semundje shkaktohen nga agjente mikrobike infektive qe perfshijne bakteret, viruset, myket, parazitet, etj. Keto semundje prekin cdo organ dhe sistem te organizmit qe nga lekura, sistemi respirator (mushkerite), sistemin nervor (trurin), organet e tretjes (zorret), veshkat, melcine etj.

Si transmetohen tek njerezit?
Transmetimi
Semundjet infektive transmetohen ne menyra dhe mekanizma te ndryshem. Nje pjese e tyre transmetohen permes rruges aerogene (ajrit), permes speklave te peshtymes se infektuar. Me kete rruge transmetohen semundje te tilla si gripi, infeksionet e mushkerive, tuberkulozi, shkaktaret qe japin meningitin etj.

Nje pjese e semundjeve infektive te aparatit tretes apo sic quhen semundje gastrointestinale transmetohen permes konsumimit te ushqimit apo ujit te infektuar. Ketu mund te permendim semundje si dizanteria, helmimi ushqimor, salmoneloza, infeksionet nga parazitet apo krimbat e zorres.

Infeksionet seksualisht te transmetueshme jane ato semundje qe shkaktohen nga kontakti me lengjet seksuale te trupit zakonisht si rezultat i kontaktit intim seksual. Ne keto infeksione perfshihen infeksioni HIV/AIDS, sifilizi, klamidia, gonorrea, hepatiti, herpesi, papiloma virusi etj. Nje pjese e rendesishme e infeksioneve kane nevoje per nje ndermjetes apo “vektor” per te kaluar nga personat apo kafshet qe i mbartin tek njerezit. Keto vektore jane psh mizat, mushkonjat, rriqnat etj.


Shume infeksione mund te transmetohen nga kafshet tek njerezit permes rrugeve te ndryshme. Ne keto semundje me origjine nga kafshet permendim brucelozen, leishmaniozen, tetanozin, terbimin, etj. Semundjet infektive mund te transmetohen edhe permes gjakut apo procedurave mjeksore dhe jo mjeksore me instrumente cpuese te kontaminuara (psh pirsing, tatuazhi apo injektimi i drogave me shiringe).

Ne kete menyre transmetohen infeksioni HIV/AIDS, hepatiti B dhe C (verdheza), etj Gjithashtu semundjet infektive mund te transmetohen edhe nga nena e infektuar tek i porsalinduri. Ketu futen toksoplazmoza, HIV-i, hepatiti, rubeola, sifilizi, etj.

3. Cialt jane pasojat e semundjeve infektive?

Semundjet infektive apo ngjitese perbejne shakun kryesor te semundshemerise dhe vdekshmerise se popullates ne rang boteror. Keto semundje mund te kenë pasoja te renda per shendetin dhe jeten e personit apo popullates se preku. Per shkak te mundesise se perhapjes se shpejte ne nje komunitet apo popullate keto semundje paraqesin rrezik per shperthime epidemish me pasoja te renda.


Shkaktaret e semundjeve infektive (viruset bakteret) mund te perdoren si arme biologjike terroriste mjaft te rrezikshme. Semundjet ngjitese mund te jene vdekje prurese sic jane infeksioni HIV/AIDS, terbimi, ethet e verdha, ethet hemorragjike, botulizmi, terbimi, apo me pasoja mjaft te renda edhe fatale sic jane infeksioni i trurit apo cipave te trurit (encefaliti dhe meningiti), infeksioni i valvulave te zemres, helmimet e renda ushqimore, hepatiti (verdheza) e rende qe con ne vdekje apo ne cirroze dhe kancer te melcise etj. Semundjet infektive tek gruaja shtazene mund te shkaktojne demtime te renda tek fetusi apo femija i porsalindur.

4. Si mund te parandalohen semundjet infektive?

Parandalimi i semundjeve infektive apo ngjitese eshte menyra kryesore e luftes ndaj ketyre infeksioneve. Njohurite qe kemi per rruget dhe mekanizmat e transmetimit te tyre na ndihmojne per marrjen e masave per eliminimin e ketyre rrugeve dhe mekanizmave. Nje nga menyrat me universale te parandalimit dhe mbrojtjes ndaj semundjeve ngjitese eshte krijimi i imunitetit apo mbrojtjes ndaj infeksionit permes vaksinimit. Berja e vaksinave i mbron femijet dhe te rriturit ndaj infeksioneve si hepatiti, tetanozi, rubeola, difteria, kolla e mire, poliomieliti, gripi etj.


Infeksionet e traktit tretes parandalohen permes nje higjene sa me te mire ne drejtim te ushqyerjes. Konsumimi i ujit te sigurte, ruajtja e ushqimeve nga kontakti me mizat, larja e duarve kur manipulojme me ushqimin, perpunimi i mire termik i ushqimeve gjate gatimit etj jane disa nga masat qe ndihmojne ne parandalimin e infeksioneve te zorreve. Kontrolli shendetsor i personave qe merren me pregatitjen e ushqimeve si dhe permiresimi i rrjetit te tubacioneve te ujit dhe rrjetit te kanalizimeve do te ndikonin dukshem ne pakesimin e rrezikut per shperthimin e semundjeve infektive gastro-intestinale.


Infeksionet seksualisht te trasnmetueshme mund te parandalohen permes mosberjes seks te pambrojtur me persona te panjohur, apo permes perdorimit te prezervativit gjate kryerjes se mardhenieve seksuale.
Permiresimi i kushteve ne spitale, perdorimi i shiringave me nje operdorim, sterilizimi i instrumentave prerese sidomos nga dentistet, kontrolli i vazhdueshem i gjakut qe dhurohet etj do te benin te mundur parandalimin e infeksioneve te renda qe trasmetohen me kete rruge.


Ne pergjithesi do te thonim se nje jete e shendetshme ne drejtim te ushqyerjes, kryerjes se aktivitetit fizik, shoqeruar me kontrolle periodike tek mjeku do te benin te mundur nje paksim te rrezikut te prekjes nga semundjet infektive.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundjet Ngjitese Empty Re: Semundjet Ngjitese

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi