Adelajda Xhamani: Prapësitë e mia në Medresenë e Shkodrës
2 posters
Faqja 1 e 1
Adelajda Xhamani: Prapësitë e mia në Medresenë e Shkodrës
Ajo mund të quhet vajza që theu mentalitetet. Nga fanatizmi që e shoqëroi gjithë jetën, vendosi ti marrë vetë frenat në dorë, e fshehurazi të gjithëve, të bënte pjesë në Big Brother e për më shumë, të krijonte aty një histori dashurie të cilën e ka pranë edhe sot, historinë me Bjordin.Nga një qytet i vogël e i mbyllur si Kavaja, në Tiranën e madhe, 24 orë në 24 në sytë e të gjithëve.
Megjithatë duke zbuluar historinë e gjimnazit të Adelajdes, kuptojmë qartë, se herët a vonë, karakteri i saj luftarak do e bënte të ishte jo më një vajzë e ndrydhur nga të tjerët, por ajo që është sot, e zonja e vetes në përballimin e sfidave.Në momentin që ju dolët në Big Brother si një nga katër finalistët, u zbulua dhe një pjesë e jetës suaj, që ishte një fotografi me shami. Keni bërë shkollë fetare apo gjimnaz?Unë vij nga një familje shumë besimtare myslimane dhe, që kur kam qenë e vogël jam edukuar me fenë dhe ritet fetare. Më shumë se sa unë, kjo ka ndikuar te motra ime e cila pasi studioi në Turqi erdhi në Shqipëri me shami. Shoqata e shkollës së saj mbërriti vetëm pak kohë më pas me misionin për të hapur një shkollë fetare në Shkodër ku motra ime fitoi të drejtën për të qenë mësuese. Kështu që prindërit e mi donin që unë të vazhdoja Medresenë.
Po ju donit?
Sigurisht që edukata me të cilën isha rritur më drejtoi ta pranoja me shumë dëshirë këtë zgjidhje.
Për sa kohë vazhduat atje?
Studiova dy vjet, sepse motra u shkëput nga puna dhe meqë isha e vogël prindërit kishin merak të më linin vetëm, kështu që u ktheva në Kavajë.
Çfarë lëndësh studionit?
Kishim programin e Gjimnazit plus lëndët fetare.
Si ishin ato dy vjet, çfarë bënit?
Unë kam qenë një adoleshente shumë mistrece, antikonformiste, isha e para që thyeja rregullat në vend që ti zbatoja dhe, shumë llafazane. Për mua ato ishin dy vite shumë të bukura si nga ana e fesë dhe nga eksperienca njerëzore. Gjatë kësaj periudhe kam mësuar shumë, sepse doja ta studioja fenë time, jo vetëm e ndikuar nga medreseja, po më tepër nga kurioziteti që kisha unë vetë për fenë. Zbulova që feja ime është shumë e bukur, e dua shumë fenë time dhe që nga ajo kohë jam besimtare. Për post kësaj, periudha e Medresesë më ka ndihmuar të shkëputem nga shtëpia, të mësohesha me jetën, shoqet mu bënë familja ime e dytë. Kujtoj ditën e parë që do shkoja në Shkodër. Babi kur më përcolli te dera nisi të qante. S’e kisha parë ndonjëherë duke qarë sepse ishe tip serioz dhe i mbyllur, dhe s’më hiqet nga mendja ai moment.
Si ka qenë një ditë e jotja në Medrese?
Konviktin e kishim brenda për brenda shkollës e cila rrethohej me mure të larta, rregulla strikte. Ishim vetëm vajza. Deri në drekë ishim në shkollë, më pas një periudhë e shkurtër pushimi pastaj studim.
Kishit televizor?
Jo nuk kishim televizor as telefon.
Po si argëtoheshit atje?
Çuditërisht e parë kështu duket sikur ne s’jetonim por në fakt ne zbaviteshim shumë me njëra-tjetrën. Diskutonim, bënim shaka…
Dilnit ndonjëherë?
Dilnim gjithmonë të organizuar ose fundjavave kur ktheheshim në shtëpi.
Po cilat ishin prapësitë e tua?
Një herë kur isha në Kavajë bleva rreze lazer dhe ngacmoja nga konvikti pallatin përballë. Aq të mbyllur ishim sa që na bënte për të qeshur çdo kontakt që kishim me jashtë. Po ashtu theva dhe një rregull, futa një celular fshehurazi (qesh). Ndonjëherë zgjoheshim natën të uritura dhe unë isha organizatorja që sajoja hyrje fshehurazi në mensë… u shumë e shumë histori të tilla.
Dy vitet e dyta të shkollës së mesme ju i bëtë në Kavajë. Ju erdhi keq që u larguat?
Shumë keq. Ditët e fundit si harroj se sa shumë qanim bashkë me gocat, tamam sikur do iknim në luftë. Ajo ishte ndarje për ne dhe ashtu ndodhi pasi jetët tona morën drejtime të ndryshme.
Po shkolla e mesme në Kavajë si ishte?
U riktheva te shoqëria ime e vjetër. Nuk ishin më si në 8-vjeçare, kishin ndryshuar, ishin rritur. Unë e shihja veten pak jashtë tyre. Megjithatë kisha lënë familjen time në Shkodër, shoqet e mia, për tu rikthyer te familja e vërtetë. Familja ime ishte shumë fanatike, më kontrollonin gjithë kohës, por edhe këtij mentaliteti i shpëtoja ndonjëherë me vajtjen në ndonjë mbrëmje fshehurazi. Shyqyr që mbrëmjet atëherë bëheshin ditën. Nuk isha nxënëse e dalluar, sepse nuk mësoja. Lexoja vetëm para se të vinte mësuesi në klasë. Megjithatë prapë dola mirë sepse kam një veti që i fiksoj shpejt ato që lexoj.
Tani që ke ardhur në Tiranë si të duken gjimnazistët në krahasim me veten tënde?
Unë jetoja në periudhën që s’dinim të visheshim. Unë në gjimnaz vishja taka, bluza të holla, vathë të mëdhenj, lyhesha fshehurazi. Ndërsa sot më pëlqejnë gjimnazistet se vishen thjesht, me atlete, nuk lyhen shumë.
Po për sa i përket lirisë?
Nuk e di se si janë sot, por di të them vetëm një gjë, që sa më të lirë të jenë gjimnazistët aq më të përgjegjshëm bëhen. Sa më shumë besim të kenë prindërit tek ata, aq më shumë do rezervohen.
Një këshillë për gjimnazistet që jetojnë në qytete ku mentaliteti mbizotëron ende apo në fshatra?
Ju lutem shumë, mundohuni të mos merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj sa jeni gjimnazistë sepse është një periudhë, një moshë, që njeriu nuk është i aftë të vendosë më të mirën për veten. Dhe koha kurrë nuk kthehet kurrë pas.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Adelajda Xhamani: Prapësitë e mia në Medresenë e Shkodrës
Qenka bere edhe kjo me bere rremuje,po ne te tjerat.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Bjordi dhe Adelajda mohojnë ndarjen
» Adela Xhamani: "Do të më pëlqente të bëja një vajzë"
» Kalaja e Shkodres
» Shkarkimet, përkeqësohet situata në qarkun e Shkodrës
» Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi