Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkarkimet, përkeqësohet situata në qarkun e Shkodrës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkarkimet, përkeqësohet situata në qarkun e Shkodrës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkarkimet, përkeqësohet situata në qarkun e Shkodrës

Shko poshtë

Shkarkimet, përkeqësohet situata në qarkun e Shkodrës Empty Shkarkimet, përkeqësohet situata në qarkun e Shkodrës

Mesazh nga Vizitor Fri 26 Feb 2010 - 3:58

Shkarkimet, përkeqësohet situata në qarkun e Shkodrës F.0226140617855_mNiveli i lartë i shkarkimeve të ujit nga portat e shkarkimit të hidrocentraleve mbi Drin vazhdojnë të rëndojnë situatën e përmbytjeve në Ultësirën e Shkodrës. Ndonëse ka patur ulje të lehtë intensitetit të shkarkimeve në fushat e NënShkodrës niveli i ujit mbetet i lartë.
Mëngjesin e të premtes nga portat fundorë të shkarkimit të Vaut të Dejës shkarkoheshin 1 140 metër kub, ndërsa në mesditë, u vendos që derdhjet të pakësoheshin në 800 metër kub në sekondë. Në total, së bashku me ujin që del nga turbinat, nga Vau i Dejës derdhen 1 350 metër kub në sekondë, sasi kjo që nuk lejon përmirësim të situatës në fusha.

KESH njoftoi se me anë të shkarkimeve të pandërprera ka arritur të ulë nivelin e ujit në liqenin e Vaut të Dejës në 74.4 metra nga 75.3 metër që ishte të enjten. Parashikimet janë që niveli ujit në këtë basen ujore të ulet me 3 centimetra çdo orë.
Rënie të nivelit të ujit ka pasur dhe në liqenet e Fierzës dhe Komanit, pothuajse me dy centimetra çdo orë. Shkarkimet e ujërave të papërdorura në këto dy basene ujore kanë ndryshuar pak gjatë dy ditëve, dhe aktualisht janë 500 metër kub ujë në sekondë nga Fierza, dhe 700 metër kub nga Komani.
Ndryshimi i vogël i shkarkimeve ka bërë që situata të jetë e rënduar në fshatrat e Shkodrës. Kështu, qindra shtëpi vijojnë të jenë të rrethuara nga uji, ndërsa të dhënat më të fundit tregojnë për evakuim të rreth 150 familjeve. Situatë më e qetë hidrike paraqitet ne Ulëz dhe Shkopet, kur prurjet dhe shkarkimet e ujërave kanë rënë në nivele normale.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka njoftuar se prodhimi i energjisë vijon të jetë i pandërprerë dhe maksimal nga pesë hidrocentralet. Kështu, nga Fierza, Komani, Vau i Dejës, Ulza dhe Shkopeti prodhohet me kapacitet të plotë me rreth 1200 megavat.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi