Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Keqpërdorimi i patriotizmit dhe nacionalizmit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Keqpërdorimi i patriotizmit dhe nacionalizmit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Keqpërdorimi i patriotizmit dhe nacionalizmit

2 posters

Shko poshtë

Keqpërdorimi i patriotizmit dhe nacionalizmit Empty Keqpërdorimi i patriotizmit dhe nacionalizmit

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 3 Feb 2012 - 3:16

[You must be registered and logged in to see this image.]NDRIÇIM KULLA
Pleksja dhe qartësimi i këtyre nocioneve është diçka jo shumë e qartë praktikisht, edhe në një pikëpamje të gjithëpranuar filozofiko-politike dhe psiko-sociologjike, veçanërisht nëse këto zbatohen në një mjedis dhe në një kulturë të veçantë, siç është historia jonë e këtyre dekadave të fundit, fortësisht e shprishur nga regjimi komunist. Ndaj, përpara se të shpjegojmë dallimin midis dy nocioneve të para, do të na vinte në ndihmë shpjegimi gjuhësor i fjalës komb, i cili në gjuhën tonë hyri në fund të shekullit të 19-të, nën ndikimin e shkollës turke, duke mos dhënë besnikërisht atë çka kuptohej me fjalën frënge “nation” dhe atë gjermane “volk”. Po kështu, më vonë u shqua edhe dallimi midis nacionit dhe nacionalitetit. Otto Braun thotë që një nacion do të thotë Volk që arrin të fitojë një ndërgjegje të vet dhe që është i organizuar në një shtet. Nacioni është një vepër e kulturës, dhe jo një e dhënë e natyrës, përfundon ai, ashtu siç thekson Renani, se kombi është një shpirt, një parim shpirtëror.
Atëherë, ç’është vallë nacionalizma? Ç’jemi vallë kur themi se jemi nacionalistë? Ka studiues, bie fjala Prudoni, që krijimin e nacionit e pranojnë vetëm si vepër të shtetit dhe institucioneve të tij politike. Në një kohë kur duhet të hiqet një dallim midis nacionit dhe shtetit. Disa nga kombet e sotme ia detyrojnë vërtet veprës dhe fuqisë së shtetit jetën e tyre kombëtare, p.sh. bashkimi kombëtar gjerman ishte vepër e shtetit prusian. Po ka shumë kombe që u krijuan pa shtetin, bile ndonjëherë në reaksion me shtetin. E së fundi, ka kombe që jetën e tyre ia detyrojnë literaturës së vet. Bie fjala çekët, të cilët para se të njihnin qenien e tyre politike, njohën qenien e tyre letrare. Aspekti politik është, pra, vetëm një pamje e rrymës nacionaliste. Madje shumë herë tradita kombëtare e literaturës edhe mund të veçohet nga veprimi nacionalist i politikës. P.sh., Gëte, Herder, Lessing, gjenitë që krijuan periudhën kombëtare të literaturës gjermane, nuk kanë qenë kurdoherë anëtarë të bashkimit kombëtar. Herderi nuk e përmbushi detyrën e shërbimit ushtarak, kurse Lessingu thoshte se ideja patriotike është një “dobësi heroike”.
Duket, pra, që në historinë e këtyre nocioneve shfaqen dallime, por kjo s’do të thotë që njerëzit që kanë të tilla qëndrime nuk i shërbejnë më së miri dhe më së larti shoqërisë së tyre. Këtu qëndron dhe keqpërdorimi i parë që Kreshnik Spahiu me shokë u bëjnë të gjithë atyre qëndrimeve dhe njerëzve që nuk pajtohen me ta, në një kohë që duhet të bëjnë një reflektim të thellë e të menjëhershëm se cilat janë arsyet që një sërë e tërë intelektualësh e patriotësh të pohuar gjatë këtyre 20 viteve, nuk dëshirojnë të instrumentalizohen nga lëvizja e tij.
Mund të themi se patriotizmi është diçka më e kapshme, më praktike si nocion, që ka të bëjë me dashurinë për atdheun, për lirinë e tij, vetëmohimin për mbrojtjen dhe çlirimin nga zgjedha, kurse nacionalizmi ka të bëjë, sigurisht, dhe me këto nocione, por mbështetet në një kuptim më të gjerë e më të pasur, që përfshin edhe krijimin e një jete kombëtare, me aspektet e veta estetike, juridike, filozofike e kështu me radhë; pra një jetë kombëtare si ndërgjegje morale që ka realitetin dhe idealin e vet. Shkurt, nacionalizmi është një përpjekje dinamike për zhvillimin shoqëror të kombit, për lartësimin lëndor e shpirtëror të një populli. Për hir të nacionalizmës, populli arrin të bëhet një komb.
Për këtë qëllim, në radhë të parë duhet të sqarojmë se fjalët patriot dhe nacionalist në shqip përdoren shpesh, por nuk janë vendosur mirë brenda saj. “Patriot” në vetvete është një fjalë e madhe, fjalë e ditës, përdoret kudo, ka lloj-lloj ngjyrimesh, gjithfarë fytyrash, kuptimesh, zërash. Kur është më mirë t’i kuptohet më saktë domethënia dhe kjo e fundit të mos futet në kallëpe të ndryshme e të mos nënvlerësohen cilësitë dhe meritat që ajo nënkupton. Ne jemi ose bëhemi patriotë vetëm duke rrojtur në mes të kombit tonë.
Në çdo rast e në çdo shfaqje të fatit ne s’duhet ta shohim kombin si një organ që na hyn në punë në momente të caktuara, apo edhe një mbështetje ku mund të gjendet skutë në kohë rreziku. Të gjitha këto parime, nëse do të donim t’i prizmonim me lëvizjen më të re që ka përfshirë jetën tonë publike, atë të lëvizjes “Kuq e Zi”, të udhëhequr nga Kreshnik Spahiu, do të shihnim se ka shumë pika që bien ndesh ose lënë shteg dyshimi dhe rreziku instrumentalizimi. Të synosh të arrish një qëllim apo një përfitim politik, siç po kristalizohet tashmë gjithnjë e më qartë, duke përdorur ngjyrat dhe simbolet kombëtare, është sa delikate, aq dhe emocionale. Ndaj, masa e qëndrimit duhet të jetë maturia dhe droja se mos kapërcehet diçka e shenjtë. Rilindësit tanë i përdorën ato vetëm kur i thirri atdheu në ditën e vet më të errët: po i rrezikohej ekzistenca. Nuk më duket se jemi në këtë pikë, përkundrazi, po krijohet një situatë spekulative. Gjithsesi, në kufirin dhe iniciativën e një lëvizjeje publike, intelektuale dhe civile, gjithçka do të qëndronte. Edhe nismat e tyre për qëndresë ndaj spekulimeve greke dhe barazisë së trajtimit me Serbinë dhe Greqinë, sidomos nga pikëpamja ekonomike, në këto korniza marrin shumë më tepër forcë dhe besim. Por kur gjithçka po shndërrohet në lëvizje politike, atëherë diçka është thyer në raportin korrekt, të ndershëm dhe personal që çdo shqiptar ka me kombin e vet dhe me patriotizmin. Diçka që të shtyn të besosh se me flamurin e nacionalizmit kërkohet të kalërohet shpejt dhe me shkujdesje, nëpër shumë fusha që të tjerët kanë kohë që i kultivojnë. Sikur me ngjyrat aq të shtrenjta e të shenjta kuq e zi, kërkohet të ngjyroset një triumf politik, që për të qenë i tillë nuk ka bërë asgjë më parë të formojë identitetin dhe karrierën politike, bashkë me largpamësinë që nevojitet në këtë rol. Është shumë e madhe barra e Shqipërisë dhe simboleve të saj për t’u përmbledhur në kaq pak brumë dhe aktivizëm-rrufe, apo dhe më keq, për t’u përdorur për politikë me një ndërgjegje të lirë kombëtare. Pasi vetëm kur e zotëron këtë lloj ndërgjegjeje të kombit, edhe mendimet e veprimet e tua fitojnë vetvetiu një disiplinë, atë për të cilën ka më shumë nevojë patriotizmi apo nacionalizmi ynë.
Do të qe mirë që këto dy çështje t’i vendosnim në kornizën shpjeguese të një parimi të vetëm, sepse përgjigjet për shtresat më të prira dhe epokave më të spikatura në prirjen ndaj patriotizmit i përkasin kategorisë së relativitetit. E rëndësishme është të theksojmë se njeriu dhe kombi janë dy kuptime që plotësojnë njëri-tjetrin dhe se çdo ndërgjegje kombëtare e bën njeriun më të përsosur si njeri. Ja se si shprehet për këtë ndërgjegje njëri nga mendimtarët më të mëdhenj shqiptarë, Branko Merxhani. “Njeriu përfaqëson të gjitha fuqitë e kombit të vet, ëndrrat e tij janë ëndrrat e kombit, po ashtu si shpresat e kombit janë shpresat e tij. Nëse kombi im i humb shpresat e veta, do t’i jap të miat. Dhe prapë nga ai do të marr shpresë kur të dëshpërohem. Në qoftë se kombi im nuk ka asnjë ëndërr dhe endet rrugëve pa ideale, atëherë do t’i jap ëndrrat e mia, idealet e mia, por përsëri fuqinë për të krijuar dhe vërtetuar ëndrrat dhe idealet e mia do ta gjej brenda kombit tim. E nëse verbohen sytë e kombit tim dhe nuk arrin dot t’i ndjejë fuqitë që ka brenda vetes, atëherë do t’ia tregoj unë rrugën me sytë e mi, që ia shohin dhe ia dallojnë mirë e bukur hovet e tij të fshehur… Ja, ky është kuptimi i tij për patriotin, e nëse marrim për kriter një parim të tillë, mund të themi se nuk mund të bëjmë dot shquarjen e tij mes një shtrese të caktuar, pasi është po njësoj patriot edhe fshatari apo malësori që vetëmohohet për lirinë, ashtu dhe mësuesi apo intelektuali që helmohet nga armiqtë për mësimin e gjuhës shqipe.
Në kohën e sotme, mjetet e komunikimit, lehtësirat e shkollimit, udhëtimit, gjuhët e huaja, prirjet, moda e kështu me radhë, kanë shtruar që të gjitha pak nga pak problemin e një raporti të ri me kozmopolitizmin dhe atdhetarizmin. Të gjitha kombet, në një nivel të përgjithshëm, ngjajnë nga njëri-tjetri, por megjithatë, edhe në kohën e sotme të kapërcimit të idesë shtet-nacion, ata përpiqen t’i ruajnë me kujdes veçantitë e tyre kombëtare, e madje i ngrenë lart e më lart. Kështu duhet kuptuar ndjenja e atdhetarizmit, si një instinkt, vetëm me ndihmën e të cilit mund t’i kuptojmë dallimet e kombeve nga njëri-tjetri. Në një kohë që kozmopolitizmi lipset të shihet si një proces botëkuptimi që kalon nëpër disa faza. E para, duhet ta ndiejmë veten tonë ashtu siç jemi, dhe vetëm pasi ta kemi kuptuar, analizuar dhe cilësuar se cilët jemi, mund ta kuptojmë edhe më thellë kombin tonë.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keqpërdorimi i patriotizmit dhe nacionalizmit Empty Re: Keqpërdorimi i patriotizmit dhe nacionalizmit

Mesazh nga Anakonda Sat 4 Feb 2012 - 2:31

Kur nuk jemi ne shqiptaret patriote per veten tone dhe kombin tone,pse presim te na respektojne dhe vleresojne te tjeret.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi