Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dhimiter Gjoka: “Profesioni i folësit, i vështirë, por edhe më i kërkuari në tregun viziv” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dhimiter Gjoka: “Profesioni i folësit, i vështirë, por edhe më i kërkuari në tregun viziv” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhimiter Gjoka: “Profesioni i folësit, i vështirë, por edhe më i kërkuari në tregun viziv”

2 posters

Shko poshtë

Dhimiter Gjoka: “Profesioni i folësit, i vështirë, por edhe më i kërkuari në tregun viziv” Empty Dhimiter Gjoka: “Profesioni i folësit, i vështirë, por edhe më i kërkuari në tregun viziv”

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 3 Feb 2012 - 13:35

I qetë, i dashur, i respektueshëm, korrekt, kërkues, këto janë cilësitë e folësit të talentuar Dhimitër Gjoka. Për mëse 30 vjet folës, ai mbetet në “tregun televiziv”, në këtë profesion, ende më i kërkuari. Por dhe pse e ka këtë supermaci, ai nuk e shpreh, por ecën gjithmonë në kërkim të të rejave në profesionin e vështirë të folësit.Ndër moderatorët e festivaleve kam parë dhe emrin tuaj. Cilët Festivale të Këngës në RTSH keni moderuar?Unë kam moderuar Festivalin e 19-të dhe Festivalin e 21-të të Këngës së Lehtë në RTSH. Kanë qenë dy festivale që për mua kanë ngelur një kujtim i bukur dhe i pazëvendësueshëmMe kë ke moderuar në këta dy festivale të rëndësishëm?Në Festivalin e 19-të moderova së bashku me Silvana Braçen dhe në atë të 21-in me Dhurata Kasmin, që ka luajtur filmin “Dora e ngrohtë”.
Me kë nga këto të dyja je ndjerë më mirë?Nuk dua të them për të bërë qefin njërës apo tjetrës, por dua të jem korrekt me veten dhe me lexuesin, me të dyja jam ndjerë shumë mirë. Dihet se çfarë fryme ka sjellë Silvana Braçe në RTSH, po ashtu dihet personaliteti i Dhurata Kasmit. Me të dyja, pra, jam ndjerë i kompletuar dhe shumë komod. Kam qenë me dy femra intelektuale tejet të plotësuara, shumë të zgjuara. Kanë qenë dy eksperienca shumë të bukura të jetës sime artiske.
U ndodhët në ndonjë moment bosh?
Aspak. Çdo gjë kaloi në formë perfekte. Çdo gjë kaloi shumë mirë. Bëmë një përgatitje dinjitoze për ditë të tëra. Të dyja koleget folën shumë rrjedhshëm, në mënyrë perfekte.
Çfarë të veçante ka një folës i lajmeve me një moderator festivali?
Ka shumë të përbashkëta, por ka dhe të veçanta. Kryesorja e të veçantave, është se ke para një publik të zgjedhur, të drejtpërdrejtë dhe jo nëpërmjet ekranit. Çdo gabim është i pafalshëm, pasi ndiqet nga të gjithë (apo më mirë ndiqej), pasi në atë kohë nuk kishte televizione të tjerë, dhe gjithë shqiptarët aty i kishin sytë. Gabimi më i vogël të nxirrte jashtë loje. Një moderim i tillë do një veshje perfekte, të folur elokuent, dialog me partneren në unison, lëvizje të matura, mos teprime. Këto janë të evituara në televizion, pasi si folës i lajmeve je statik, pa lëvizje.
Pra si folës je pak më komod se moderator?
Po. Në moderime të tilla të vihet re dhe qimja. Çdo gjë duhet të jetë në perfeksion. Por të dyja kanë rëndësinë në llojin e vet. Moderator duhet të jesh edhe pak aktrues.
Si ndihet tek “AS” Gjoka?
I vlerësuar, i respektuar. Tashmë “AS”, me një format krejt të ri, është futur në tregun e mediave vizive me shumë ambicie, profesionalizëm, korrektësi, largpamësi. Në çdo ambient, teknikë, aparaturë, është modernizuar si asnjë televizion tjetër. Po bën një garim spektakolar që ndihet në audiencë. Për çdo ditë fiton teleshikues të rinj brenda dhe jashtë atdheut. “AS” ka një startim perfekt që të gjithë e shohim në ngjitje me modesti, por me ambicie profesionale….
Pse hoqët dorë nga regjisura dhe ju afruat profesionit të folësit?
Ka disa arsye. Por duhet të sqaroj se unë nuk kam hequr dorë nga profesioni i regjisorit. Gjithmonë kërkoj në këtë profesion dhe herë pas here realizoj dhe ndonjë film dokumentar. Profesioni i folësit është më i vështirë, por dhe më i kërkuari në treg. Pak folës ka në Shqipëri, ndërsa regjisorë ka shumë. Është një profesion që të lidh me publikun çdo ditë dhe mes tyre ndihesh mirë kur në rrugë të përshëndesin.
Cili është sekreti i freskisë së Gjokës?
Jeta e rregullt familjare, ushqim i mirë, i patepruar, shoqëri e zgjedhur, pushime në det, mos teprim në asgjë të dëmshme. Por, mbi të gjitha, ambienti i ngrohtë familjar.
Djali juaj do ndjekë rrugën e babait?
Jo. Djali im ka qejf sportin. Dëshira e tij është të bëhet gazetar sportiv. Është në hapat e para, por që shoh që është shumë këmbëngulës. Pra, ka një rrugë të përafërm. Mendoj se zgjedhja e tij është e mirë.
Pushimet verore besoj se i bëni në Himarë?
E padiskutueshme. Himarën se ndërroj me asnjë vend në botë. Himara është mbretëresha e plazhit. Kush nuk e ka parë vetëm të shkojë njëherë dhe nuk do t’i shqitet nga mendja. Aty dhe qielli dhe deti janë aq të kaltër sa të duken pikturë dhe jo ajër dhe ujë. Zoti e ka bekuar pa rezerva këtë vend!…
Veshja juaj, gjithmonë korrekte. Keni ndonjë firmë rrobash që parapëlqeni?
Unë blej çdo rrobë që më pëlqen. Le të mos jetë e firmës apo mund të jetë dhe firmato. Mjafton që mua të më pëlqejë. Ndihem mirë me çdo rrobë që më vjen për shtat.
I keni qejf lëvizjet?
Sigurisht. Çdo njeri i do lëvizjet. Por e kam hequr atë interesin e fillimit. Më shumë më pëlqen të shkojë në Himarë se në një vend tjetër. E kam shuar kuriozitetin për shumë vende.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhimiter Gjoka: “Profesioni i folësit, i vështirë, por edhe më i kërkuari në tregun viziv” Empty Re: Dhimiter Gjoka: “Profesioni i folësit, i vështirë, por edhe më i kërkuari në tregun viziv”

Mesazh nga Anakonda Sat 4 Feb 2012 - 20:35

Eshte i veshtire,por ka edhe me te veshtire.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi