Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ka ardhur koha? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ka ardhur koha? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ka ardhur koha?

3 posters

Shko poshtë

Ka ardhur koha? Empty Ka ardhur koha?

Mesazh nga WebMaster Sun 5 Feb 2012 - 8:38

Gjatë viteve kur Jaspersi jetoi në Gjermani, ai njohu frikën e shumicës së njerëzve, vetëm pse ai ishte në kundërshtim me nazizmin, miq dhe kolegë nuk guxonin më të lidheshin më të,jo për ndonjë armiqësi personale,por nga frika, çka ishte akoma më e rëndë,dhe më e keqe. Një gjë të tillë e kishin provuar edhe të burgosurit politik shqiptar që ishin kundër regjimit titist e millosheviqian

Avdi Ibrahimi

Gjatë kohës kur lexoj libra të ndryshëm,nga autor të ndryshëm, e kisha vërë në veprim logjikën dhe filozofinë se ka ardhur koha e mosdurimit të sundimtarëve që jetojnë në pallate e pasuri përrallore,ka ardhur koha të çlirohemi nga sundimtarët e korruptuar “demokrat”,që emitojnë orakujt,që himnin e kombit e kanë humbur për interesat e tyre personale, dhe punojnë për interesat e të huajve që kanë shkelur në prag të portave tona. Disa dekada më pare Karl Jaspersi kishte shkruar librin e tij: “Problemi i fajësisë”, aty bëhej fjalë për një analizë shumëplanëshe lidhur me fajësinë që i takonte si çdo gjermani në veçanti edhe gjith gjermanëve si popull, për krimet e bëra gjatë luftës së dytë botërore nga ushtria naziste e udhëhequr nga Adolf Hitleri.Skema e kësaj analize nuk është e vlefshme vetëm për situatën e asaj kohe, por edhe për gjithë situatat e kaluara,deri te kjo e tanishmja e serbëve e malazezëve të udhëhequra nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Milosheviq,dhe në të ardhmen mbase do të ketë probleme të fajësisë, ku njerëzit pasi janë shndërruar në fajtor për krime kolektive,duhet ti nënshtrohen analizës së ndërgjegjes. Gjatë viteve kur Jaspersi jetoi në Gjermani, ai njohu frikën e shumicës së njerëzve, vetëm pse ai ishte në kundërshtim me nazizmin, miq dhe kolegë nuk guxonin më të lidheshin më të,jo për ndonjë armiqësi personale,por nga frika, çka ishte akoma më e rëndë,dhe më e keqe.

Një gjë të tillë e kishin provuar edhe të burgosurit politik shqiptar që ishin kundër regjimit titist e millosheviqian,por një problem të tillë kanë edhe sot ata njerëz që shkruajnë e janë kundër krimit të organizuar, korrupsionit e nepotizmit,prandaj edhe këta sundimtaret e ri “demokrat”,do të ishte e udhës që ti nënshtrohen analizës së ndërgjegjes,për padrejtësitë që po u bëjnë shtresave të varfra të popullit. Prandaj procesi i të menduarit drejtë dhe në favor të së mirës së përgjithshme kombëtare është në vetvete edukues i shpirtit të njeriut për tu orientuar nga e mbara. Sepse në këtë botë gjithçka ikën,ne ndodhemi në kohë moderne port ë çoroditur,prirja e kësaj kohe dhe e këtyre sundimtarëve është që të mbajnë për më të përkryer dhe më të mire atë që nuk është mbase dhe me aq vlerë dhe profesional,në krahasim me atë që është me vlerë profesionale dhe morale,si dhe e dobishme për të përgjithshmen tone kombëtare shqiptare.
Librat që kam lexuar nga disa gjini letrare ma kanë mjegulluar nëpër disa shtigje të paqarta të logjikës dhe filozofisë. Kisha lexuar:”Parimet e para” të Spenserit që kish përmbysur në mua disa pikëpamje nga jeta e përditshme dhe për një kohë nuk e dija se kah t,ia mbaja. Pastaj kisha lexuar Spinozën, Shopenhauerin, Mark Aurelin, që mbeta i nemitur nga teoritë e tyre dhe vrisja mendjen se ç,është jeta me këta sundimtarë të pashpirtë,ky realitet faktik se sundimtari tiranik nuk është më i qëndrueshëm se retë në qiell. Pse kështu?! Teoritë filozofike e politike,nëpër shekuj ikin,format qeverisëse ikin e vijnë, forcat e njerëzve krijohen dhe zhduken. Kemi pasur rast të shohim nëpërmjet ekranit televiziv skelete te mëdhenj kafshësh parahistorike,të cilat kishin jetuar para miliona vitesh,dhe ishin zhdukur. Forca e natyrës ishte treguar bujare në formimin e formave të shumëllojta të qenieve të gjalla,por çka i ishte dashur Zotit të tregohej bujar për të lindur sundimtarë tiranë e hajdut?!

Më pastaj kisha lexuar nj plejadë mendimtarësh anglez, Darvinin, Lebokun,Trindalin,që pajtoheshin me filozofinë origjinale,që tregonin për bukurinë, ligjet zhvillimet,të fshehtat dhe metodat e natyrës, që të magjepsnin me bukurinë e të shprehurit me anë të shkrimeve filozofike. Pse diçka të mire si ata nuk mësuan kurrë këta pushtetarët tanë në politikë, por na bezdisin çdo dit me fjalë të pamatura e me premtime boshe.

Kisha lexuar poetë, libra e artikuj shkencor mbi natyrën,por gjithnjë kisha mbetur disi i trishtuar,se jeta duket sikur është një lojë e pandershme e sundimtarit ndaj popullit dhe atdheut. Këto mendime realiste i bazoj me jetën time,se bukuria lulëzon vetëm për një kohë dhe zhduket më pastaj, por si e mira, po ashtu edhe e keqja nuk harrohen. Shpesh here vrisja mendjen mbi problemin e ndërlikuar të jetës për të papunët. Habitesha nganjëherë për përsosmërinë që mund të arrij jeta në disa çaste. Kur shikoj malet e larta që kanë gjallërim dhe qetësi,,më japin edhe mua një qetësi, nga këto çoroditje të sundimtarëve pa ditur se ku po shkojnë,përfytyroja bukurit e natyrës në botë, hapësira të mëdha e të pafundme, sa e madhe është bota dhe pafundësia e saj. Pse është kështu jeta? Një grup i vogël sundimtarësh të sundojnë shumicën njerëzore te botës.

Shikoj lartë në qiell yjet e panumërt,më duken si kokrra prej diamantesh,të hedhura në çdo anë të qiellit,që sundimtaret kane dëshirë t’i rrëmbejnë sikur vërtet të ishin diamante?! Nganjëherë më vinte një ndjenjë fshehurazi që ma ngjallte frikën dhe pa sigurinë e mistereve të natyrës. Çfarë udhëtime të rrezikshme mban në vete forca e natyrës. A mendojnë ndonjëherë për skëterrën sundimtarët? A ekziston kjo skëterrë e shpirtrave të humbur sundimtar, siç shkruajnë poetët? Me gjithë frikën që kishte ndjerë Eva,që kish ngrënë futin e ndaluar, frika më nuk ishte në gjendje ta ndalonte botëkuptimin e saj mbi jetën. Pastaj përfytyrova se si e kishte shndërruar vdekja trupin e saj në pluhur. Mendoj se kështu do të mbarojnë të gjithë sundimtarët e padrejtë dhe tiranët mbase një ditë…?! Sepse sundimtari, shpirtin njerëzor të së drejtës nuk mund ta shuaj kurrë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ka ardhur koha? Empty Re: Ka ardhur koha?

Mesazh nga il conte Sun 5 Feb 2012 - 8:50

Ka ardhur koha per tu rrefyer te prifti jot moj shejtone. [QeSh]
il conte
il conte
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5371
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : cinema & calcio.formula uno

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ka ardhur koha? Empty Re: Ka ardhur koha?

Mesazh nga Anakonda Sun 5 Feb 2012 - 23:37

Ka ardhur koha te zhdukim te gjithe kriminelet e botes.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ka ardhur koha? Empty Re: Ka ardhur koha?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi