Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tetë dështimet më të mëdha kozmetike People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tetë dështimet më të mëdha kozmetike People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tetë dështimet më të mëdha kozmetike

2 posters

Shko poshtë

Tetë dështimet më të mëdha kozmetike Empty Tetë dështimet më të mëdha kozmetike

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 9 Feb 2012 - 4:25

Tetë dështimet më të mëdha kozmetike Kafshimi_i_gishtave1Shpesh për shkak të dembelisë apo pakujdesisë i bëjmë disa gabime, të cilat kanë të bëjnë me higjienën personale dhe me pamjen tonë.
Dëgjoni këshillat e dermatologëve, në mënyrë që ta dini se si të përkujdeseni për trupin tuaj dhe çka duhet të evitoni.

1. Nuk e hiqni grimin nga sytë
Pastrimi sipërfaqësor i fytyrës është gabimi më i shpeshtë i shumicës së femrave. Në mënyrë që ta hiqni grimin nga fytyra ashtu si duhet, si dhe që të mos ju paraqitet skuqja në dhe rreth syve, përdorni gjithmonë preparate kualitative për heqjen e grimit, i cili përmban ekstrakt të kamomilit.

2. I kafshoni buzët
Për shkak të kësaj shprehie të keqe, vjen deri te shkatërrimi i mukozës, e cila është një mbrojtje natyrale e organizmit. Kjo çon edhe deri te dehidrimi i buzëve, gjë që e vështirëson gjendjen edhe më shumë. Kjo dmth se buzët nuk duhet t’i lëpijmë shpesh, ngase një gjë e tillë vetëm sa i thanë edhe më shumë.

3. Shkulja e çrregullt e vetullave
Nuk preferohet që të shkulni vetullat pak nga pak, sa herë që t’iu teket, sepse në këtë mënyrë do të keni vetulla të çrregullta. Në mënyrë që vetullat të jenë në përputhje me fytyrën, shkuljen e tyre duhet ta bëjë eksperti.

4. Nuk përdorni qumësht për pastrimin e fytyrës
Qumështi për pastrimin e fytyrës nuk është krem hidratues, i cili duhet të lihet që të veprojë, por duhet të hiqet me ujë ose tonik. Nëse qumështin kozmetik e lini për një kohë të gjatë në fytyrë, atëherë lëkura juaj do të thithë përbërësit e tij, të cilët janë të dëmshëm për organizmin.

5. Nuk i lyeni thonjtë si duhet
Nëse pas vënies së llakut të thonjve nuk veni përforcues, atëherë gaboni. Ky preparat i bën thonjtë më shkëlqyes, duke e rritur edhe qëndrueshmërinë e llakut në të njëjtën kohë. Problemi i vetëm është se ky preparat teret ngadalë.

6. Dëmtoni lëkurën rreth thonjve
Lëkurën rreth thonjve duhet shtyrë me “shkop” kozmetik, pasi që e keni zbutur më parë. Lëkura rreth thonjve i mbron thonjtë, prandaj heqja e saj mund të rezultojë me infeksione serioze.

7. Pas larjes, nuk e fshini trupin si duhet
Kur jeni përngutë, e bëni dushin me shpejtësi dhe nuk e fshini trupin si duhet. Në mënyrë që ta evitoni skuqjen dhe irritimin e lëkurës, sidomos në palosjet e saj, duhet që pas dushit, lëkurën ta terni mirë e mirë. Dermatologët preferojnë edhe vënien e talkut.

8. I ndrydhni puçrra
Shumë femra kënaqen duke shpërthyer puçrrat. Heqja e papastërtive nga fytyra kurrsesi nuk preferohet që të bëhet me gishta, për shkak se mund të shkaktoni infektime të pjesëve të tjera të trupit, e me këtë e rrezikoni edhe plasjen e kapilarëve.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tetë dështimet më të mëdha kozmetike Empty Re: Tetë dështimet më të mëdha kozmetike

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Nov 2012 - 22:28

ku ka ma mir sesa tjesh e thjesht sesa tlyhesh e tbehesh si prosti
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi