Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

+5
Fata
Anakonda
Shkembi
dajti modh
Aяtємιѕα
9 posters

Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 12 Feb 2012 - 14:09

[You must be registered and logged in to see this image.]REPORTAZH- “Fisheku në pajë” në vitin 2011/ Historitë e Drilonës dhe Fiorelës. Rastet e rindërtimit të himenit (“qepjet”) dhe divorcit për mungesë virgjërie

Tiranë, 31 Janar 2012, NOA/ Fabjola Bramo - Me dhjetëra vajza u drejtohen klinikave obstetrike-gjinekologjike për të rindërtuar himenin e virgjërisë. “Qepja”, sikundër quhet në gjuhën popullore, kërkohet prej tyre si një nevojë e domosdoshme për të krijuar familje apo për të finalizuar me fejesë një lidhje me një djalë konservator. Fenomeni i rindërtimit të himenit, i prek të gjitha grupmoshat. Nëse bisedon me mjekët që kryejnë këto ndërhyrje mëson se femrat intelektuale që bëjnë këto ndërhyrje janë të rralla, e megjithatë numërohen disa. Origjina e tyre është rurale dhe më së shumti nga zonat veriore të vendit. Çmimi i kësaj ndërhyrjeje varion nga 50-100 mijë lekë të vjetra dhe ndërhyrja zgjat vetëm 10 minuta. Paskëtaj, vajza nuk duhet të kryejë marrëdhënie seksuale për një javë, derisa të shërohet plaga. Sajë kësaj ndërhyrjeje shumë vajza kanë arritur të ndërtojnë familje, edhe pse të mbështetur në një mashtrim. Ndërhyrjet e tilla kryhen më së shumti në klinikat private kudo në vendin tonë. Spitalet publike janë më pak ose aspak të frekuentuara, pasi vajzat u tremben thashethemeve.

Tirana, Durrësi, Shkodra dhe qytete të tjera të mëdha janë në krye të listës së këtyre ndërhyrjeve të veçanta gjinekologjike. Nuk ekziston një ligj apo rregullore ku ndalohet rindërtimi i himenit. Por nga ana tjetër ai nuk është as i ligjëruar. Kësisoj, në rastet e pakta të shënuara në Maternitetet shtetërore, “qepja” shënohet si një diagnoze e zakonshme, për të shmangur problemet e mundshme. Vajzat dhe gratë në karrierë, që jetojnë në familje liberale e konsiderojnë këtë fenomen si të turpshëm. Sipas opinioneve të mbledhura për këtë shkrim, shumica drastike e konsideron mohim të të drejtave të gruas që cënon dhe psikologjinë e saj.

Histori jetësore

Kur të parët tanë zbatonin me përpikmëri ligjet e Kanunit të Lek Dukagjinit, ndër më të rëndësishmet kishin ato që lidheshin me nderin dhe moralin. Një fishek në pajë shoqëronte vajzën nga shtëpia e të atit për në strehën e re bashkëshortore. Ajo copë e akullt hekuri e mbushur me barot, merrte jetën e vajzës, nëse ajo nuk gjendej e virgjër natën e parë të martesës. I shoqi kishte të drejtë ta vriste nusen, nëse ajo nuk ishte e papërlyeme. Ai nuk mbante përgjegjësi për krimin që bënte dhe nuk i kishte gjak borxh familjes së viktimës. Madje, ata ishin të turpëruar para opinionit publik, sepse vajza e tyre ishte e pandershme. Me kalimin e viteve mentaliteti ndryshoi, fisheku nuk shoqëronte më pajën. Ndonëse virgjëria mbeti për shumë kohë të tjera një tabu, nuk regjistroheshin raste të ndarjes ditën e parë të martesës për këtë çështje. Pas viteve ’90, tabuja e virgjërisë u zbeh dhe më shumë. Tanimë për lidhjet dhe seksin nisi të flitej lirisht në bisedat e shqiptarëve. Por duket se historia përsëritet. Kohët e fundit virgjëria ka nisur të ngrihet sërish në piedestal dhe t’i kushtohet rëndësia dhe vëmendja e dikurshme.

“E turpërume”

Tabuja e virgjërisë nuk kundërshtohet vetëm nga vajzat që jetojnë në metropole, me një shkallë të lartë shoqërore dhe mendje të hapur. Edhe të tjera vajza, që jetojnë ende nën trysninë e opinionit që i rrethon, presionit të familjes për të ruajtur virgjërinë, e kundërshtojnë “qepjen”. Një prej tyre është dhe Drilona, një vajzë 20-vjeçare nga Kukësi. Drilona është një nga ato vajza, të cilat e kanë pësuar vetëm për të mos e nisur jetën me mashtrim. Ndonëse fare e re, ka lënë pas krahëve një lidhje dhe një martese të prishur. Historia e saj është e rrallë, ndoshta më e veçanta e këtyre të rejave që paragjykohen në zonat rurale se kanë humbur virgjërinë para martese. Ka qenë vetëm 17 vjeçe kur është njohur me një djalë nga Tirana, i cili qëndronte me pushime tek halla në fshatin e Drilonës. Vajzës i kishte rrahur zemra për të dhe nuk kishte ngurruar të lidhej pas pak ditësh. “Rreth 2 muaj pasi u lidhëm, më kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale. Në fillim nuk pranova, por ai më premtoi se do të më kërkonte në shtëpi, do të fejoheshim. Kështu, pranova të bëj dashuri me të”, rrëfehet Drilona. Më pas, lidhjen e saj e kishin mësuar prindërit, të cilët e kishin ndaluar ta takonte më të dashurin. Pa kaluar as një muaj nga ndarja, e fejuan me një tjetër. Familja e të fejuarit jetonte në Bathore, por ishin të ardhur nga fshatrat e Dibrës prej disa vitesh. Drilona rrëfen se i fejuari ishte rreth 37 vjeç dhe ata ishin fejuar me fotografi pasi ai jetonte në Itali, si emigrant ekonomik. Pas disa muajsh, ata ishin takuar dhe kishin dalë në praninë e kunatës, pasi familjet ishin konservatore. Sipas vajzës, i fejuari dukej të ishte njeri me horizont të hapur dhe që e njihte jetën. Ndaj, ajo nuk i rrëfeu se kishte patur një lidhje të mëparshme dhe se nuk ishte e virgjër.

“Mamaja e dinte se nuk isha e virgjër dhe më tha të shkonim te mjeku, se atje mund të më bënin “derman”. Nuk pranova, sepse nuk më vinte turp për atë çka kisha bërë”, vazhdon vajza. Në muajin gusht të vitit 2009, ajo u martua dhe shkoi nuse në Tiranë, në Bathore, pa e ditur se në zonën nga ishte i shoqi me origjinë, çarçafi i virgjërisë duhet të shihej dhe nga familjarët. Natën e parë të martesës, i shoqi u zhgënjye shumë që ajo nuk ishte e virgjër. I kishte thënë të vishte një palë tesha dhe të dilte pas tij në dhomën e ndenjes, ku e prisnit zgjuar familjarët. Drilona ishte përballur me fyerjet, sharjet, shantazhet e të shoqit dhe fisit të tij, të cilët nuk e kapërdinin dot atë çka kishte ndodhur. Po atë natë, ata kishin lajmëruar të atin e saj, i cili kishte ardhur e kishte marrë. “Më erdhi keq vetëm për tim atë, sepse ndihet shumë i turpëruar. Që atë ditë nuk më flet fare me gojë, thotë se unë kam vdekur për të. S’më vjen turp nga vetja, edhe po të kthehesha prapa, sërish kështu do veproja. ”, përfundon Drilona historinë e saj.

Të mashtrosh për t’u martuar

Të tjera vajza kanë zgjedhur të mashtrojnë partnerët apo bashkëshortët e tyre në këmbim të martesës. Fiorela, 17 vjeçare nga një fshat iTiranës është një prej tyre. Kur humbi virgjërinë, në moshën 16-vjeçare, nuk e kishte idenë e pasojave të asaj që po bënte. Nuk u mendua gjatë, sepse ishte ende e mitur. Partneri i saj ishte shoku i klasës, nga i cili u nda një vit më pas. Gjatë një viti lidhjeje, akti ishte kryer disa herë prej tyre në fshehtësi të plotë. Pas ndarjes, vajza vazhdonte të vuante dashurinë e humbur, pa ishkuar në mend të krijonte një lidhje të dytë. Në muajin korrik, e ëma i tha se dikush e kishte kërkuar për nuse. Pretendenti ishte nga një fshat aty pranë, por ishte shpërngulur me shtëpi në kryeqytet. Kushtet që ai ofronte për të ishin të mira, madje do ta përkrahte të përfundonte edhe studimet e larta, që ajo i ëndërronte që fëmijë. Por, kishte një kusht: ajo duhet të ishte e virgjër, sepse bashkëshorti i ardhshëm e vlerësonte shumë moralin.

Vetëm atëherë Fiorelës iu kujtua se virgjërinë e kishte humbur një vit më parë dhe se kishte ende njerëz që e kërkonin këtë si kusht për martesë. Vajza rrëfen se i kishte thënë së ëmës ta refuzonin pretendentin, sepse ajo nuk i ofronte çka ai kërkonte. E ëma, nuk i qe përgjigjur në çast, por kishte marrë në telefon tezen e vajzës. Të nesërmen, pa i dhënë asnjë sqarim, së bashku me dy gratë, ajo e kishte parë veten në oborrin e një klinike private në kryeqytet. E ëma i kishte thënë se “kishin ardhur të zgjidhnin atë problemin”.

“As që e kuptoja se çfarë donte të thoshte ime më. Por nuk kundërshtova, as kur e pashë veten të zhveshur dhe të shtrirë në një krevat klinike. Mjekja, një vajzë e re tek të 30-at më pyeti për moshën dhe rrudhi buzët kur dëgjoi se isha 17 vjeçe. Ajo më “qepi”, d.m.th më bëri të virgjër. Mjekja më shpjegoi se nuk duhet të kryeja marrëdhënie për rreth një javë dhe se dhimbjet nuk do të ishin aq të forta sa kur u zhvirgjërova vërtet”, -tregon Fiorela. Fejesa ishte celebruar pas një jave dhe i fejuari ishte ndjerë shumë i lumtur që ajo ishte e virgjër. Në fakt, ai kishte parë vetëm gjakun, sepse Fiorela jo vetëm që nuk ishte më e virgjër, por kishte patur jetë të rregullt seksuale për mëse një vit. “Nuk pendohem që bëra “qepjen”, në fshat do e kisha të vështirë martesën. Dhe nëse do pranonte të më merrte jo të virgjër, im shoq do ma kujtonte gjithnjë. Ndonjëherë është mirë të gënjejmë…kur vetë meshkujt na detyrojnë të besojmë atë që duan”, përfundon ajo, tanimë me rrethin e artë në gisht.

Flasin specialistët

Merita Ajlushani, obsetër-gjinekologe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Mjerisht numri i vajzave që kërkojnë të rindërtojnë himenin është rritur. Vërehet një fluks i tyre që kërkojnë të bëjnë këtë ndërhyrje, për të hyrë në një martesë, fejesë apo qoftë dhe lidhje dashurie. Grupmoshat janë të ndryshme, por shumica e tyre janë nga veriu, nga zonat rurale, ku mentaliteti duket se vret më tepër. Në maternitet, ne nuk i trajtojmë rastet e tilla, pasi fluksi i punës që ne kryejmë paraqet raste vërtet që kanë nevojë për ndihmën tonë. Lindja e një fëmije, ndërhyrja për të shpëtuar jetën e një pacienteje, është shumë më e rëndësishme se rindërtimi i një himeni. Unë personalisht nuk pranoj të trajtoj rastet e tilla, për arsyen më të rëndësishme: virgjëria nuk është sëmundje. Dhe nuk ka pse të trajtohet si e tillë. Nuk është se i gjykoj vajzat që bëjnë këto ndërhyrje, por nuk pajtohem me këtë fenomen. Ato mund të kenë qëllime të mira që ndërmarrin të përfundojnë në rindërtim himeni.

Ermira Kasa, obsetër-gjinekologe në Spitalin Amerikan në Durrës

Më vjen vërtetë keq, që tanimë, kur ka informacion të bollshëm në këtë fushë, shumë meshkuj mendojnë se i vetmi tregues i virgjërisë është gjaku. Njihet nga mjekësia himeni pa hemorragji, që duhet të arrijë deri në masën 30% të femrave. Ato janë të virgjëra, ndonëse nuk kanë hemorragji gjatë aktit. Këta meshkuj duhet të informohen se partneret e tyre thjesht kanë një fizik të veçantë, jo se kanë humbur virgjërinë.

Theksoj se rindërtimi i himenit konsiston vetëm në sipërfaqe. Një mashkull me eksperiencë dhe njohuri duhet të jetë në gjendje të kuptojë se partnerja ka bërë një ndërhyrje të tillë. Fakti që këto paradokse ngjasin, më lë shteg të lirë të mendoj se mungesa e informacionit dhe mentaliteti konservator kanë rritur rastet e këtij fenomeni.

Daniela Kurti, socio-psikologe në Prokurorinë e Tiranës

Është e trishtueshme të mendosh se për shumë njerëz vazhdon të mbetet tabu prishja e cipës së virgjërisë para se vajza të martohet, dhe kjo ndeshet kryesisht në zonat rurale të Shqipërisë. Në këto raste, fatkeqësisht nuk vlerësohet njeriu, por një cipë që vazhdon të mbetet simbol i ndershmërisë, por që në fakt nuk është e tillë. Kjo rrezikon emancipimin e shoqërisë, pasi virgjëria e një vajze është një çështje personale që ka shumë rëndësi për vetë vajzën dhe shumë më pak për të tjerët. "Virgjëria" nuk është sinonimi adekuat i ndershmërisë, moralit, sinqeritetit, pastërtisë femërore. Natyrisht që në mjaft zona të Shqipërisë virgjëria ruhet ende si një simbol i shenjtë, i destinuar t'i jepet njeriut me të cilin presupozohet të kalohet jeta. Edhe pse ky fenomen dekadat e fundit është zbutur së tepërmi, ekzistojnë mjaft njerëz të cilët e gjykojnë virgjërinë e femrës si elementin bazë të pastërtisë dhe ndershmërisë femërore.

f.b/NOA
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga dajti modh Sun 12 Feb 2012 - 14:18

qenka hap zonot i ri per rrobaqepesit celebrate005
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Shkembi Sun 12 Feb 2012 - 14:27

ka ene metode pa qepje,eshte nje lloj solucioni....ne fakt jo shume e dine

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 12 Feb 2012 - 14:29

Lereni e mos me hapni plage te vjetra se dy jave jame perlare pikerisht per kete teme nga lagjia tjeter e injoranca kush eshte...meshkujt mazalla se e pranojne megjithse te njejtet po ashtu veprojne [@@nervaa@@] [@@nervaa@@] [@@nervaa@@]
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Shkembi Sun 12 Feb 2012 - 14:32

po kur si doje keto plage,pse e hape edhe ketu?pastaj varet se me cmentalitet jan rritur ata andej

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga dajti modh Sun 12 Feb 2012 - 14:33

ketu i pranojm edhe te pa qepura celebrate005
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 12 Feb 2012 - 14:45

Shkembi shkruajti:po kur si doje keto plage,pse e hape edhe ketu?pastaj varet se me cmentalitet jan rritur ata andej

Mentalitetin Shqiptar se njeh ti?!
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Shkembi Sun 12 Feb 2012 - 14:50

Aяtємιѕα shkruajti:

Mentalitetin Shqiptar se njeh ti?!
e njoh,dhe aq me bene....snuk hic se ja di....
jo po te kthehemi ne mesjete.....

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 12 Feb 2012 - 15:08

Prit te te vije ora e ty se ashtu thoni te gjithe ju sa jeni jashte valles [@@@@@@]
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Shkembi Sun 12 Feb 2012 - 15:10

une po pres ti hyj valles po snuk hic....po kam me e thy oren celebrate005

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 12 Feb 2012 - 15:14

Hahahaha tipik Shqiptar..mjaft se na binde juhjjjjj
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Shkembi Sun 12 Feb 2012 - 15:17

pse ste mushet menja?provoje qe ta besosh celebrate005

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 12 Feb 2012 - 15:24

Po pra ti mund te jesh civilizuar aq sa te kesh nje mendje me te hapur rreth kesaj ceshtje e mos e shohesh me ate fanatizmin e te shumteve por shumica e tyre kane po ate tradite edhe e ruajne shume
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Shkembi Sun 12 Feb 2012 - 15:32

degjo Ana,duam sduam,ate mentalitet nje dit do e hedhim....po te jete keshtu te gjith djemt do ngelen pa martuar.....po a nuk jan keta djem qe kan pasur lidhje te pakten me nje vajze dhe skan perfunduar?pra do sdo,mentaliteti hidhet pas kraheve....te radhe jane ata qe u bie nje rast i dyte te gjejne nje vajz te virgjer

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 12 Feb 2012 - 15:37

Te gjitha fillojne nga mendja,menyra si ne mendojme e konceptojme disa gjera e po nuk ndryshoi kjo (mendja) nuk do kete zhvillim e perparesim rreth kesaj perkundrazi do vazhdoni te beni te civilizuarin duke shprehur mendime ne forume thjeshte por persa i perket se vertetes e realitet e dini fort mire se e verteta qendron tjeter kund...
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Shkembi Sun 12 Feb 2012 - 15:40

po pse ti kujton se te gjithe djemt marrin vajza te virgjera?gabohesh

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 12 Feb 2012 - 15:44

Jane te pakte ata qe e pranojne..jo e pranojne por e han "turpin" me buke duke mos e bere debat por brenda marredhenive ne cift te kene shpesh grindje pikerisht per kete muhabet e ofendime...Ndoshta moshat me madhore ata qe jane mbi 35 vjec e marrin nje femer mbi 25 atehere aty u mbetet te heshtin perpara syve te opinionit por nuk e harrojne...Kam pare raste te tilla shume ndaj dhe e them
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Shkembi Sun 12 Feb 2012 - 15:47

hahahaha jane te shumte thuaj....me turp apo pa turp....ata e pranojne realitetin...

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Anakonda Sun 12 Feb 2012 - 18:25

Edhe ket pune bejne,skane faj si i ofendojne meshkujt atehere.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 14 Feb 2012 - 4:09

Shkembi shkruajti:hahahaha jane te shumte thuaj....me turp apo pa turp....ata e pranojne realitetin...

Ja pra cte flas me shume une qe mos thoni se i them vete keto nga shpirt ligesia e mendimet e keqia drejt Shqiptareve...Shkrimi flet vete,lexoni e mesoni se sa rendesi i jepet akoma asaj gjeje pa shtuar dicka me shume se vertet se shoh te nevojshme juhjjjjj
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Fata Tue 14 Feb 2012 - 4:12

Nuk e din se ka burra si Dajto madh,qe pranojn edhe pa te qepura[You must be registered and logged in to see this image.]
Fata
Fata
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : EU
Postime Postime : 457
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Fata Tue 14 Feb 2012 - 4:38

Nuk e di pse e bejn kete?a thua burrat sot e meritojn nje te virgjer?

Joo
Fata
Fata
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : EU
Postime Postime : 457
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Tonii Sat 25 Feb 2012 - 8:44

ndershmerin nuk e vendos virgjeria por karakteri
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sat 25 Feb 2012 - 9:40

Po jane idiote amanet......nese me te vertet e vlereso mos ja fal cdo kujt...ruaje per ate qe e meriton.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Maksi Sat 25 Feb 2012 - 9:57

emo se ska gje de nje arne me teper [You must be registered and logged in to see this image.]kush po ja ve veshin arnes hahahah
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga era85 Sat 25 Feb 2012 - 11:20

Ca then mo amani lat nam si ore te rikethesh virgjinen ajajajajaj ma hoqet trurin fare po jo ajo ce sdiskutoet fare te une se aje eshten nje gje qe e ke vetem nher ne jet sikur njeriu njer lind dhe njer vdes ajajajajjjajaj

era85
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Zürich
Postime Postime : 594
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/02/2012
Hobi Hobi : Me Pelqen ta Jetoj Jeten ashtu si me vin, Kam Luftu per GJerat qe i kam dash Nderi Dhe Respekti , Dy Nga Vlerat Kryesore Ne Jete , Asgje me SHum Ja Lem Kohe GJerat Tjera

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes Empty Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi