Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Na dhe e kaluara e jonë e heshtur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Na dhe e kaluara e jonë e heshtur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Na dhe e kaluara e jonë e heshtur

Shko poshtë

Na dhe e kaluara e jonë e heshtur Empty Na dhe e kaluara e jonë e heshtur

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 16 Feb 2012 - 12:12

Na dhe e kaluara e jonë e heshtur Fahri-Xharra3
Nëse i porsalinduri nuk lyp me vajin e tij për të pirë, edhe nënës më të kujdesshme nuk i bie ndërmend që ti jep gjinj. Ai fëmijë mbetet gjithmonë i uritur. Ai fëmijë nuk zhvillohet. Ai fëmijë vdes.
Fahri Xharra
15.02.12
“Mjerimi ne mendje është mjerimi më i rëndë” Viktor Ygo
Heshtja e të së kaluarës sonë, heshtja e të bëmave mbi ne, ishin të qëllimta. Ishin “kujdestarët” që kujdeseshin që ne mos të dimë se çka po ndodhë me ne. Ishin “kujdestarët” që na e mëshefëshin të kaluarën që për hir të asaj ose kësaj të mos dimë se çka është bërë mbi ne. Garantuesit e heshtjes historike gjithmonë në një mënyrë apo tjetër na e pasqyronin vetëm atë, që neve na mbetnin shumë gjëra të pa ditura. S`donin që ne të kemi një krenari nga e kaluara edhe pse ajo ishte një përulje,një shembje e mllefeve shekullore mbi ne. Thjesht, kujdeseshin që mos të kemi se çka të mbajmë në mend. Apo që mos të kemi se çka të bartim te brezat e rinj.
Nëse në botë flitej e shkruhej drejt për ne, neve nuk na mundësohej të kishim qasje në këto shkrime. Arsyet ishin të ndryshme, por të gjitha me një qëllim: “shqiptarët nuk guxojnë të shkollohen, janë raca më e zgjuar e Ballkanit dhe nëse ata e njohin të kaluarën e tyre, paraqesin rrezik”.
”E kisha rastin që fatbardhësisht apo fatkeqësisht, gjatë kohës sa zgjaste lufta (1912), të vizitoja Uskubin (Shkupin), disa ditë pas luftës së Kumanovës. Më bëheshin pengesat artificiale që unë mos t`i vizitoj ato anë, nga një ndërgjegje jo e pastër e atyre që i bënin ata gjëra. Një gjeneral (serb ) që unë e njihja që më parë kur e muarr vesh cakun e udhëtimit tim me një armiqësi të pa mëshefur më tha se nuk kisha arsye që unë të vizitoja Shkupin. Por kur e pa vendosmërinë time atëherë më tha se do të shoh gjëra të pa këndshme, por që nuk mund të iu ikësh (Lev Trotsky: ’Luftërat Ballanike 1912-1913) Pra ishin ”gjëra të mëdha” shtetërore të cilave nuk mund të iu ikësh. Dikush duhej të kishte shënime mbi ato tmerre. Kush? Forcat ushtarake? Qeveria serbe? Po që po.
Por, na jo, as në kohën kur ato kanë ndodhur e as deri më tani. E ne nuk guxonim të dinim, neve na mashtronim me gjëra tjera më të “këndshme”.
“Tmerret, vazhdon Trotsky, filluan të shihen po sa iu afruam Kumanovës. Çdo gjë rreth nesh ishte në flakë. Fshatra të tëra shqiptare ishin shndërruar në gërmadha zjarri e shkrumbi. Kjo më ishte përshtypja e parë e vërtetë e një shkatërrimi të pamëshirshëm të parë në një zonë lufte. Vatrat, pasuria e krijuar nga etërit, gjyshërit e stërgjyshërit zhdukeshin nga flakët. Kjo pamje e zjarreve na përcjelli deri në Shkup. Posa zbrita nga vagoni, natë, askund asnjë njeri i gjallë: përveç zërave të dehur të ushtarëve dhe kësaj skene që e pashë.
Na dhe e kaluara e jonë e heshtur Balkan-war
Katër ushtarë i mbanin bajonetat në të gatshëm, kurse në mes dy shqiptarë shumë të rinj me plisat e tyre në kokë. Komitagjinjt (çetnikët) në dorën tjetër e mbanin shishen e rakisë dhe jepnin urdhër: “Për tokë shtrihuni!” dhe shqiptarët binin në gjunjë dhe ngritëshin në urdhrin tjetër, disa herë.
Pastaj çetniku i dehur duke iu kërcënuar dhe sharë i shponte me majën e thikës herë në fyt e herë gjoks: duke i urdhëruar që të pinin raki nga shishja e tij. Të dehur nga fuqia e armës dhe nga rakia e gjaku, argëtoheshin duke luajtur me ta. ”Ata janë Arnaut” më thoshte shoqëruesi ”dhe së shpejti do t`i prejnë”. (Lev Trotsky )
Por edhe kur na jepet mundësia që ta dimë, ta njohim dhe ta bartim tek brezat e rinj të vërtetën tonë historike, ne i kemi edhe sot ato grupe “intelektualësh” ato grupacione joqeveritare të cilat kujdesën që vëmendjen e botës te bartin tjetërkah mu andej nga botës i vjen për të vjellur.
Kemi vetëdije ne?
Gjatë okupimeve serbe të territoreve shqiptare, gjithmonë është përcjellur një qëllim, spastrimi etnik dhe asimilimi i shqiptarëve me forcë. Edhe sipas planeve të Garashaninit, i ngjashëm me Megali Idean greke, ishte grumbullimi i të gjithë serbëve dhe krijimi i një ekspansioni tokësorë për që gjëja të gjejnë përsëri” Madhështinë Serbe Mesjetare”, e cila nuk ka ekzistuar asnjëherë.
Përderisa serbët ia japin dhe ia kanë dhënë vetës “të drejtën historike”mbi tokën shqiptare, ne nuk kemi pasur mundësi të flasim sepse kemi qenë në mbrojtje të ndereve të huaja. Dhe krenohemi me këtë besnikëri. Krenohemi me këtë besnikëri dhe thurim lavde.
Edhe tani, për inat të së vërtetës historike ne mundohemi të bëjmë diçka. Të bëjmë mu atë për të cilën serbët kanë luftuar në luftën e tyre diplomatike dhe e kanë arritur që ta bindin botën se na nuk jemi ata që jemi, por që jemi të atillë si që po tregohem.
Në shpalljen e Pavarësisë – 1912, Serbia punonte kundër nesh. E ne i kishim haxhiqamilët që dilnin në mbrojtje të “babës”. Edhe sot kur po krenohemi me Pavarësinë e shtetit të dytë shqiptar, prapë neohaxhiqamilët thirren, çirren, trumbetojnë për një të kaluar të errtë. E duan ringjalljen e asaj që ka vdekur që moti. E duan ringjalljen e të njëjtës, të së cilës ne këtë vit ia festojmë 100 vjetorin e vdekjes.
Duke e heshtur të kaluarën tanë, e mbjellim dyshimin te të tjerët se i turpërohemi asaj. Duke i heshtur tmerret e përjetuara i themi botës se nuk na dhimbstë asgjë nga e kaluara e jonë. Duke dalur me qëndrim të njëjtë haxhiqamilian, qëndrim njëqindvjeçar, nuk bëjmë gjë tjetër vetëm se e trashim teorinë e armiqve, se na jemi po ashtu dhe po ata si që iu kanë thënë të tjerët për ne.Na dhe e kaluara e jonë e heshtur Luterat-Ballkanike1Na dhe e kaluara e jonë e heshtur Haxhiqamilat
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi