Poezia, trishtimi i heshtur i nje prozatori
Faqja 1 e 1
Poezia, trishtimi i heshtur i nje prozatori
Është shkrimtar dhe këtë e konsideron si një prej lumturive më të mëdha të jetës. E duke lënë mënjanë fatkeqësitë, për të çastet e gëzuara zënë një hapësirë të madhe në jetë. Ato, Teodor Laço, zgjedh të mos i sjellë ndërmend, jo se nuk kanë vend, por sepse jetën e do të lumtur me ç‘duket. Trupi i hollë, flokët e bardhë, veshja sportive e bëjnë të duket më i afërt. 73 vjeç dhe kur flet për letërsinë, kur shkruan, kur krijon, nuk ndihet asnjëherë i lodhur. Ka thënë se për vitet, është më mirë të mos flasësh, pasi po të flasësh do t‘i ndjesh. Ndaj edhe ai mundohet t‘i shpërfillë. Njeriu fizikisht mund të plaket, por zemra dhe shpirti mbeten po ato që kanë qenë. Është i gatshëm të të kthejë përgjigje për gjithçka. Me shumë kujdes zgjedh mes kujtimeve atë që duhet të tregojë. Rrëfen me detaje jo vetëm për botimet e kohëve të fundit, por edhe ato që i ka shkruar para rreth gjysmë shekulli. Shumë vite kanë kaluar qysh kur mësuesi i tij i letërsisë tha para klasës së kishte zbuluar dy talente aty: njëri prej tyre ishte Teodor Laço. U qas drejt letërsisë përmes leximeve të shumta. Sepse për të, kjo është një pjesë e rëndësishme në formimin e një shkrimtari. Është leximi shkolla e parë e çdo shkrimtari, kështu zgjohet fantazia, kështu ai nis të mendojë se në të ardhmen mund edhe ai vetë të bëjë diçka. Ndodhi në këtë mënyrë që djaloshi Laço nisi të hedhë në letër tregimet e para, të angazhohet e të njohë më nga afër mjeshtëritë e krijimit. Por pati edhe një kohë kur për teka rinore, për një lloj zhgënjimi, apo për “jetë të vrullshme djaloshare” siç e quan duke qeshur ai, për një kohë të shkurtër, rreshti së shkruari. Iu duk se nuk ishte i prerë për të, apo ndoshta kushedi se çfarë… Por nuk zgjati shumë kjo periudhë. Dëshira për të shkruar ishte më e fortë se kaq. Një tjetër tregim e ktheu sërish në vëmendjen e lexuesit. “Larashi”, që përcillte ngjarje nga lufta, u kthye në një prej tregimeve më të njohura të tij. Më vonë, me vite krijimtaria e tij u pasurua më shumë. Jo vetëm tregime, por edhe romane, publicistikë, skenarë filmash e pjesë teatrale mbajnë emrin e Teodor Laços. Thotë se mes të gjithave, tregimi mbetet për të një gjini e dëshiruar shumë. I duket më e lehtë për të lëvruar në këtë fushë… Por nuk do të bëjë ndarje, nuk thotë që e ka të preferuar, sepse kështu do t‘i binte në qafë romanit, a gjinive të tjera me të cilat është angazhuar. Nga se frymëzohet? Hesht një çast… Jo, frymëzimi është një atribut që i përket më shumë poezisë. Jo prozës dhe dramës. Ato kanë më tepër racionalitet brenda, vijnë si shqetësim social, që importohet nga shoqëria te shkrimtari dhe pastaj ai ka detyrimin t‘ia kthejë sërish shoqërisë, duke e bluar me fantazinë e vet, për të komunikuar edhe një herë me lexuesin. Por poezia, ajo është tjetër gjë. Dhe këtë e thotë një shkrimtar që ruan në sirtar shumë poezi, duke nisur prej vitit 1975. Asnjëherë nuk i ka botuar. Ka nisur t‘i shkruajë në një prej atyre momenteve të vështira të jetës. Kur për disa vite u detyrua të jetojë larg familjes. Kur u transferua në Fier, për shkak të dy veprave të cilat i kritikuan në plenumin e katërt. Donin që edhe një herë të ushtronte profesionin si agronom në Shkollën Bujqësore të Libofshës (fshat në Fier), edhe pse për shtatë vite punoi në Teatrin e Fierit. E në atë periudhë udhëtonte çdo javë nga Fieri në Tiranë, e anasjelltas. Dhe me trenin e ngadalshëm duke parë fushat e mjegullta të Myzeqesë, lindën disa poezi të trishtuara. Vijuan kështu edhe më pas. Thotë se janë të trishtuara, meditative… Por jo, nuk ka pasur asnjëherë dëshirë t‘i botojë. Kushedi ndoshta më vonë, po. Dhe ja ku u zbulua një sekret i vogël. Ka të tjerë akoma sigurisht. Një libër me tregime satirike që kanë në qendër ndodhi të kohës sonë, si dhe një komedi e përfunduar me një temë universale, por e vendosur në ditët tona që titullohet “Beqari”, si dhe një roman i cili bën fjalë për vitin ‘67 kur në Shqipëri nisi lufta kundër institucioneve të kultit, janë vetëm disa prej të rejave të Teodor Laços. Kësaj here ka zgjedhur të vijë para lexuesit përmes humorit e satirës. “Ndoshta kjo ka lidhje edhe me vitet. Thonë se sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë njeriu bëhet më ironik, më satirik në marrëdhënie me realitetin”, shprehet ai.
Gjithnjë është ndjerë i përkëdhelur prej faktit se është shkrimtar. Në familje sidomos është ndjerë kështu. Ata e kanë çmuar e vazhdojnë ta çmojnë karakterin e punës që bën, faktin që është shkrimtar. Po. Jeta e tij ka qenë e lumtur, por jo pa peripeci. Këtu i mjafton të përmendë vetëm faktin që deri sa ka dalë në pension ka ndërruar 12 apo 13 vende pune e po kaq shumë qytete. Korça, Bilishti, Fieri, Tirana e Moska janë disa prej vendeve ku ka jetuar, por edhe ku ka krijuar. Është angazhuar edhe në politikë. Rastësisht me dashje? (si titulli i vëllimit me poezi të Jamarbër Markos) apo i ndërgjegjshëm se këtë punë do ta bënte mirë? Ku i dihet, por ai kujton se pas një letre drejtuar Presidentit të atëhershëm, Ramiz Alisë, firmosur nga ai dhe kolektivi i redaksisë së Filmit Artistik në Kinostudio, të cilën e drejtonte prej disa kohësh, ku kërkonte përgjigje për ngjarjet që kishin nisur të ndiheshin në fillim të viteve ‘90, ndodhi ajo që ndodhi. I kujtohet mirë se kur u kthye në shtëpi, ndjeu se kjo nuk ishte gjë tjetër veçse përfshirja e tij në politikë. Për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në Parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës, si dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Rusi. Një shkrimtar politikan, i cili thotë se të dyja profesionet kanë marrë shumë nga njëra-tjetra, letërsia më tepër akoma. “Natyrisht që po të mos isha përfshirë në politikë, ndoshta mund të kisha shkruar edhe më shumë, por unë nuk e humbas kohën kot. Pjesëmarrja në politikë më ka gjallëruar, më ka hequr nga plogështia që të krijon ndonjëherë jeta e mbyllur e shkrimtarit, më ka futur në fokusin e ngjarjeve kryesore. Duke qenë afër, e ndonjëherë edhe në qendër të ngjarjeve të rëndësishme të vendit, kjo më ka ndihmuar që të jem më i vëmendshëm ndaj fenomeneve dhe dukurive sociale dhe ndaj proceseve që kalon vendi, të cilat i kam pasqyruar edhe në krijimtarinë time”, thotë shkrimtari i cili prej pak kohësh ka promovuar edhe romanin e tij të ri, të titulluar “Mjegulla”. Optimizmi e karakterizon. Sidomos kur flet për letërsinë. “Në Shqipëri ka një letërsi serioze, e cila shkon afër lexuesit dhe pëlqehet. Në këto 19 vite të pluralizmit ka një shkëputje cilësore të letërsisë, e cila për fat të keq nuk është studiuar sa duhet. Por mendoj se kemi një panoramë optimiste. Unë kam mendimin që ne kemi një letërsi serioze të mirë. Kam lexuar shumë vepra edhe të shkrimtarëve të rinj, që janë shumë interesantë e që meritojnë jo vetëm të përkthehen, por edhe të popullarizohen më tepër”, komenton Teodor Laço, i cili letërsinë shqipe e shikon si një nga arritjet më të mëdha kulturore të këtij 20-vjeçari.

Astil1- I/e Regjistruar
- Postime : 99
Anëtarësuar : 15/12/2009
Similar topics
» Poezia, krijuesi, njohja dhe “ngatëresë-harresa”
» Poezia Astrologjike
» Ëndrra dhe Poezia
» Poezia e nje femiu afrikan...
» Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???
» Poezia Astrologjike
» Ëndrra dhe Poezia
» Poezia e nje femiu afrikan...
» Cila eshte poezia juaj e preferuar(nga autoret shqiptare ose dhe te huaj )???
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi