Angazhimi i “heshtur” i lobistëve amerikanë
Faqja 1 e 1
Angazhimi i “heshtur” i lobistëve amerikanë
(Frank Wisner dhe Hashim Thaçi)
Pasi është detyruar të anulojë një marrëveshje identike të vitit të kaluar, për shkelje të ligjit të prokurimit publik, Qeveria e Kosovës, për 50.000 dollarë në muaj, ka angazhuar për shërbime lobuese një prej firmave kryesore në Washington.
Balkan Insight ka siguruar një kopje të dokumentit zyrtar amerikan, i cili tregon se Kosova më 31 gusht ka nënshkruar shërbime lobuese me firmën Patton Boggs.
Dokumenti, i regjistruar në Departamentin e Drejtësisë, thotë se Patton Boggs do t’i ofrojë Kosovës "shërbime këshillimore për çështjet juridike dhe avokuese, që do të përdoren për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe".
Kompania gjithashtu do të "nxisë mundësitë për investime dhe tregti në Kosovë, si dhe mbledhjen e fondeve nga programet e huaja të ndihmës".
Edhe pse marrëveshja me kompaninë u nënshkrua më 31 gusht, ajo nuk është shpallur nga Qeveria, e cila vitin e kaluar ishte e detyruar të anulojë një kontratë të ngjashme.
Frank Wisner, këshilltari për çështje të jashtme në Patton Bogg, u takua në korrikun e kaluar, në Shtetet e Bashkuara, me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas një deklarate për shtyp të lëshuar nga zyra e kryeministrit, aty u fol për "zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe të arriturat e deritashme të institucioneve të Kosovës".
Wisner është moti dorë e “zgjatur” e Kosovës. Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, në kohën e George Bushit, Condoleezza Rice, e emëroi më 2005 për përfaqësues special të SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës 2005. Wisner ka luajtur një rol vendimtar në bisedimet për pavarësinë e Kosovës.
Në shtator 2010, Qeveria votoi për të angazhuar Patton Boggs me një normë prej 50.000 dollarëve në muaj (38.000 euro). Kabineti u detyrua të anulojë vendimin në nëntor, pasi Balkan Insight ka zbuluar se ky veprim shkelte ligjin e Kosovës mbi prokurimin publik, për faktin se kabineti kishte zgjedhur Patton Boggs në vend se të lejojë një proces konkurrues të ofertave.
Kabineti nuk kishte justifikuar edhe për Agjencinë e Prokurimit Publik arsyet se pse ka vazhduar me tenderin me vetëm një burim. Zyrtarë të qeverisë thonë se e kanë anuluar marrëveshjen për këshilla ligjore, por mohuan të kishin thyer rregullat e prokurimit.
Dokumenti i parë kohët e fundit nga Balkan Insight, tregon se marrëveshja është ringjallur në heshtje.
Ministria e Jashtme tha se kishte vendosur për kontratën, në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit. Çudi, Agjencia fillimisht ka deklaruar se nuk kishte asnjë të dhënë për një kërkesë të tillë nga ministria, por pastaj më vonë tha se e bëri.
Balkan Insight e ka parë një kopje të kërkesës nga Ministria e Jashtme në Agjencinë e Prokurimit, që fshehtë jep kontratën për Patton Boggs, me një burim të vetëm tenderimi.
Mbase të pavetëdijshëm se sipas ligjit kontratat e tilla duhet të publikohen nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, Ministria e Jashtme e Kosovës thotë se nëse kontrata bëhet publike ajo mund të pengojë punën lobuese të Patton Boggs.
Kërkesa Ministria e Jashtme u miratuar nga Agjencia e Prokurimit.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Na dhe e kaluara e jonë e heshtur
» Poezia, trishtimi i heshtur i nje prozatori
» Ryan Giggs i ofron vëllait 270 mijë euro për të heshtur
» Afganistan, evitohet tragjedia ne zyren amerikane
» Frankfurt, kosovari vret dy ushtarë amerikanë
» Poezia, trishtimi i heshtur i nje prozatori
» Ryan Giggs i ofron vëllait 270 mijë euro për të heshtur
» Afganistan, evitohet tragjedia ne zyren amerikane
» Frankfurt, kosovari vret dy ushtarë amerikanë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi