Thënie për gjuhën
3 posters
Faqja 1 e 1
Thënie për gjuhën
Gjuha është tepër e rëndësishme për t'ua lënë vetëm gjuhëtarëve” |
Heidegger |
“Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar” |
Holger Pedersen |
“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet” |
Filip Shiroka |
“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” |
Eqrem Çabej |
“Shenjat e civilizimit të një populli janë:
Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti” |
Erwin Chargaff |
“Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe” |
Mit’hat Frashëri |
“Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen” |
N. Frashëri |
“Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe” |
I. Kadare |
“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe” |
Gj. Fishta |
“Gjuha letrare s’është vetëm thesari i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare” |
I. Ajeti |
“Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar” |
E. Çabej |
“Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë, deri-diku, muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive historike. Këtë mjet e jep gjuhësia” |
N. Jokl |
“Larg gjuhës shqipe, larg të qenit shqiptar” |
Q. Murati |
“Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar” |
Gj. Shkurtaj |
“Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës” |
S. Frashëri |
“Gjuha ruhet atje ku shkruhet” |
Populli |
“E mjera shqipe, ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet!” |
T. Zavalani |
“Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë” |
N. Bulka |
“Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë” |
Volter |
“Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet” |
Një mendimtar i lashtë |
“Gjuha e keqe sjell shumë të këqija” |
Latine |
“Gjuha është institucion mbi të gjitha institucionet” |
Heidegger |
“Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture” |
E. Çabej |
Re: Thënie për gjuhën
Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Gjuhes Shqipe...
Ju Faleminderit...
Ju Faleminderit...
Re: Thënie për gjuhën
Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie
dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës
është tregues i nivelit të kësaj kulture”
kjo mpleqeu ma shum
dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës
është tregues i nivelit të kësaj kulture”
kjo mpleqeu ma shum
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» C'po ndodh me gjuhen ton te bukur ?
» Poezi ne gjuhen angleze!
» Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe
» Edhe trupi ka gjuhen e tij
» dashuria per gjuhen dhe shkollen shqipe
» Poezi ne gjuhen angleze!
» Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe
» Edhe trupi ka gjuhen e tij
» dashuria per gjuhen dhe shkollen shqipe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi