Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lundrim Paçuku: Pres me padurim skenën e “Top Fest” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lundrim Paçuku: Pres me padurim skenën e “Top Fest” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lundrim Paçuku: Pres me padurim skenën e “Top Fest”

2 posters

Shko poshtë

Lundrim Paçuku: Pres me padurim skenën e “Top Fest” Empty Lundrim Paçuku: Pres me padurim skenën e “Top Fest”

Mesazh nga Albert Fri 17 Feb 2012 - 7:37

Lundrimi është njëri nga finalistët e “The Voice of Albania”, spektakli i cili përfundoi të premten e shkuar. Ai ka rreth dy vjet që merret me muzikë ‘live’, por nuk e kishte menduar kurrë që do të arrinte deri në finalen e madhe të “The Voice”. Për të, pjesëmarrja në këtë talent-show ishte mundësia ideale për t’u promovuar si këngëtar. Lundrimi shprehet se rruga drejt muzikës do të vazhdojë, si dhe pret me padurim të ngjitet në skenën e “Top Fest”.Si ishte jeta e Lundrimit para se të hynte në “The Voice”, sa vend zinte muzika në të përditshmen tuaj?
Në radhë të parë, unë ju falënderoj që më dhatë mundësinë të jem pjesë e kësaj gazete prestigjioze. Jeta e Lundrimit para “The Voice” ishte një jetë e thjesht, krejt normale, ku një pjesë të veçantë e kishte muzika, sepse unë e kam thënë edhe gjatë spektaklit, që ka 2 vite që merrem me muzikën ‘live’, kam luajtur nëpër vende të ndryshme, por kurrë në një skenë si ajo e “The Voice of Albania”.
Si ishte eksperienca juaj në “The Voice”?
Eksperiencë e jashtëzakonshme, emocione të cilat s’i kisha provuar kurrë më parë, njerëz me të cilët pata nderin dhe fatin e madh të punoja, profesionistë të vërtetë, të cilët më kanë ndihmuar për t’u formuar më shumë si këngëtar.
Pse vendosët të ishit pjesë e këtij spektakli?
Arsyeja e vetme pse unë vendosa të jem pjesë e “The Voice” ishte për t’i vënë në provë vlerat e mia, pasi gjithmonë më ka munguar vetëbesimi. Doja të dija ku isha, deri ku mund të arrija, a ja vlen të vazhdoj të merrem me muzikë apo jo etj., etj.
Ju ishit një ndër 4 finalistët e “The Voice”, e mendonit se do të arrinit deri në finale?
Nuk e kisha menduar kurrë, por e kam ëndërruar, normalisht, si gjithë të tjerët. Pas komenteve që mora në fazën e ‘Blind’-it, fillova pak a shumë të mendoja për atë finale, megjithëse kam pasur shumë konkurrentë të fortë në grup dhe ishte e vështirë. Gjithsesi, unë ja dola dhe jam shumë i lumtur për këtë.
Mendoni se “The Voice” ishte një mundësi e mirë promovimi për talentet e reja?
Unë mendoj se “The Voice” ishte një mundësi ideale për promovimin e talenteve, një spektakël i jashtëzakonshëm nga ana profesionale. Atë që arrita tek ky spektakël për vetëm 17 javë, pa “Voice” ndoshta do më duheshin shumë kohë dhe punë e përsëri nuk do e arrija këtë sukses. Jam i bindur që në “The Voice of Albania 2” do ketë më shumë talente.
Kur ka lindur pasioni juaj për muzikën?
Pasioni për muzikën ka lindur bashkë me mua, sepse muzikën e kam trashëgim, më ka pëlqyer gjithmonë të këndoja. E shikoja babin që këndonte nëpër shtëpi e mundohesha të imitoja atë, shkoja gjithmonë me shumë dëshirë në aktivitetet muzikore që mbaheshin në shkollë, mirëpo një kohë të gjatë u shkëputa nga muzika. Nuk besoja që do mund të bëhesha këngëtar, për t’u rikthyer më vonë afërsisht në moshën 20-vjeçare, shumë rastësisht.
Cilat momente do të veçonit gjatë rrugëtimit në “The Voice”?
Në fakt, kam kaluar shumë momente të bukura tek “The Voice”, nuk mund t’i ndaj. Por, do veçoja momentin kur pashë tre trajnerët që u kthyen për mua, sepse aty fillonte rruga e suksesit tim.
Po marrëdhënia juaj me trajnerin, Sidritin?
Jemi shumë miq të mirë, më ka mbajtur shumë afër, më ka ndihmuar në rrugëtimin tim të gjatë drejt finales, është një nga njerëzit më të sinqertë që kam takuar në jetën time dhe jam shumë krenar që pata nderin të punoja me prof. Sidin.
Tashmë jeni kthyer në Dibër, si kanë qenë reagimet e dibranëve ndaj jush?
Është e vërtetë, u ktheva në Dibër, por nuk patëm rastin t’i gëzoheshim finales. 4 orë pas spektaklit unë humba xhaxhain tim dhe në vend të komplimenteve e urimeve kam marrë vetëm ngushëllime. Gjithsesi, unë i falënderoj të gjithë për mbështetjen e madhe që më kanë dhënë. Ata treguan që ashtu si gëzimin, ditën të ndajnë me mua dhe dhimbjen.
Si do të vazhdojë në të ardhmen rruga juaj drejt muzikës?
Do i kushtohem plotësisht karrierës time, do vazhdoj të jem pjesë e skenave shqiptare, por më besoni, do më mungojë pa fund skena e “The Voice”.
Si e shikoni pjesëmarrjen tuaj në “Top Fest”?
Edhe kjo ka qenë një nga ëndrrat e mia, mezi po pres të ngjitem në skenën e “Top Fest”-it. Falënderoj “Top Channel” për mundësinë që më dha.
Çfarë do të thotë për një këngëtar të ri, realizimi i një kënge nga “Universal Music”?
Mrekulli, më duket e pabesueshme, por tashmë e di se është e vërtetë. Është një mundësi që shumë pak këngëtarë e kanë fatin ta kenë. Me padurim pres të përfundojmë këngën.
Ulkie Sinani Gazeta Shqip
[/quote]
Albert
Albert
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : selanik
Postime Postime : 7055
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/07/2010
Mosha Mosha : 80
Hobi Hobi : sekret

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lundrim Paçuku: Pres me padurim skenën e “Top Fest” Empty Re: Lundrim Paçuku: Pres me padurim skenën e “Top Fest”

Mesazh nga Anakonda Fri 24 Feb 2012 - 19:20

Vitin tjeter do kendoj edhe un meqe po shkon kjo fytyra.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi